PRISHTINE - Reperi kosovar, Prince Double H, i njohur edhe si Hyseni, është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve me një gjest të pahijshëm.
Reperi, i cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, ka publikuar një fotografi ku shihet duke urinuar në shtatoren e heroit kombëtar shqiptar, Skenderbeu.
Sipas mediave kosovare, ky akt i Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skenderbeu nuk është heroi ynë kombëtar për shkak se ai ka vrarë myslimanët gjatë mbrojtjes së tokave shqiptare.
Hyseni edhe nëpër këngët e tij i ka shprehur bindjet e tij fetare, teksa ka kohë që nuk ka qenë aktiv nga ana artistike e as nëpër media deri para një dite, kur raportohet ta ketë bërë këtë veprim.
/BalkanWeb