Sipas medieve gjermane, janë të pakta ato raste kur kosovarët dhe qytetarët tjerë të shteteve të Ballkanit kërkojnë azil në Gjermani. Në vend të kësaj, autoritetet gjermane kanë intensifikuar kthimin e shpejt të tyre në vendlindje. Derisa në muajin mars të këtij viti ishin kthyer vetëm 12 persona nga Landi i Hesenit, në muajin tetor ky numër është rritur në 359 persona.
Në një tabelë të siguruar nga Republika.info, shihet qartë numri i kthimit të emigrantëve nga shtetet e Ballkanit të cilët kanë kërkuar azil në Landin e Hesenit. Siç shihet në tabelë, vetëm në muajin tetor janë kthyer 359 persona, derisa 1090 të tjerë janë kthyer vullnetarisht në shtete të ndryshme të Ballkanit.
Sipas medieve gjermane, kthimi i shpejt i emigrantëve ka dhënë rezultate. Duke u bazuar në statistikat e Landit të Hesenit, derisa në vitin 2014, 8.4 përqind e azilkërkueseve ishin nga Shqipëria, 8.4 përqind nga Kosova dhe 8.3 përqind nga Serbia, këtë vit nga Shqipëria kanë qenë vetëm 1.1 përqind, kurse nga Kosova numri i tyre është shumë simbolik.
“Duket se tashmë të gjithë në rajonin e Adriatikut e kanë kuptuar se gjasat për të qëndruar në Gjermani nuk ekzistojnë”, shkruajnë mediat gjermane. /Republika.info/