Religjioni si opium dhe opiumi si religjion

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Religjioni, kjo fjalë që vjen nga gjuha e vdekur, por që vetë vazhdon të jetë e gjallë pothuajse në të gjitha gjuhët e Perëndimit, etimologjikisht domethënë lidhje. Por sado që etimologjia e një fjale përmban në vete një realitet konceptual, fjala si fjalë mund të marrë ngjyrime të ndryshme kuptimore, varësisht botëkuptimit nga i cili i qasemi. Sidoqoftë, etimologjia gjithmonë dëshmon se fjala është një racionalitet i shprehur njëmendësisht nga njeriu që është gjallesa e vetme që tingullin e kthen në fjalë. Duke pasur mundësinë që tingulli të mos mbetet në nivelin e klithmave, pëllitjeve apo cicërimave, njeriu identifikohet me fjalët por jo çdoherë me të njëjtat fjalë shfaq të njëjtin realitet. Si për mistikun, ashtu edhe për materialistin religjioni nënkupton lidhjen, mirëpo lidhjes të cilës i referohet i pari, nuk i referohet edhe i dyti. ا’vlerë mund të ketë religjioni për njeriun që më shumë e vlerëson farën e cilësdo bimë sesa farën e tij? ثshtë thënë se konceptet janë të kuptuarit e mendimeve dhe jo të fjalëve, por a mund të jetë religjioni më shumë se fjalë, për njeriun që aq sa është mosdyshues për mundësinë se një kokërr gruri ose një patate nuk shpërbëhet me futjen e saj në dhe (pavarësisht kohës sa qëndron aty pa dhënë shenjë gjallërie), aq është dyshues ose më drejt, mohues i mundësisë se fara dhe qenia e tij mund të ripërtërihen sërish mbas frymës së tij të fundit. اdonjëri pranon se një farë e bimës ngjallet kur të jetë futur në tokë dhe të ketë kaluar një interval jo të shkurtër kohor, por jo çdonjëri mund të pranojë se kur të jetë futur vetë në dhe (bashkë me farën e tij), mund të ringjallet për të përjetuar një realitet tjetër. Njeriu që beson më shumë në farën e një lloji me zhvillim pakrahasueshmërisht më të ulët se zhvillimi i tij, religjonin mund ta përceptojë ose si sëmundje, ose si mundësi për të përfituar privilegj shoqëror dhe material. S’do mend se edhe sëmundja, edhe dëshira për privilegje janë të pranishme tek njerëzit që identifikohen me religjonin, ashtu siç nuk do mend se të njëjtat zënë vend edhe tek njerëzit që nuk identifikohen me të njëjtin. Nëse ekziston dëshira për diçka që na bën të ndihemi mirë (apo që e konsiderojmë të mirqenë), por mungojnë kushtet për ta realizuar atë praktikisht, atëherë shfaqet dhimbja. Njeriu nuk mund ta durojë këtë dhimbje, prandaj vazhdimisht kërkon alternativa për ta realizuar dëshirën e tij, dhe njëra nga këto alternativa, (mbase më e përshtatshmja), është religjioni. Poashtu, jo të pakta janë rastet kur në një shoqëri mund të gjesh individë që kryekëput identifikohen me nje teologji të caktuar të cilën e kanë gëlltitur pa e përtypur dhe si pasojë e kësaj, pavetëdije, ndihmojnë në realizimin e oportunizmit të dikujt tjetër. Dhe jo vetëm kaq. Të njëjtit përpiqen të mbrojnë doktrinën në të cilën janë zhytur, qoftë edhe dhunshëm, ndërkaq të mbrosh një doktrinë në një mënyrë të tillë të pakompromis, domethënë të mos e kesh kuptuar atë doktrinë, që sërish na e kujton shembullin e mëparshëm: të gëlltisësh pa papërtypur, të çosh në stomak një ushqim para se receptorët e gjuhës ta kenë pranuar shijen e tij dhe pastaj të flasësh për atë ushqim. Në rastet e tilla religjoni është opium që le të kuptojë se disa bindje janë shprehi, e mbi të gjitha, sëmundje. Sëmundja është përkufizuar si prania e një elementi të huaj në organizëm, mirëpo elementet e huaja apo ndryshe, viruset, nuk janë vetëm thjesht fizike dhe nuk e sulmojnë gjithnjë vetëm trupin duke shkaktuar çrregullime vetëm në rrafshin biologjik. Ekzistojnë viruse që ndryshe mund t’i quajmë edhe ide që nuk përkojnë me natyrshmërinë njerëzore, të cilat mund të futen edhe në rrafshin psikik dhe prania e tyre e sulmon personalitetin e njeriut duke shkaktuar njëfarë inflacioni mendor. Duke qenë në këtë gjendje, njeriu botëkuptimin e tij e formon duke pasur për bazë përjashtimin e të gjithë të tjerëve që nuk mendojnë si ai dhe jeton me dëshirën, pritjen dhe pretendimin që të tjerët të jetojnë sipas përfytyrimit dhe shijes së tij, dukuri kjo që përmblidhet në një emër të vetëm: egoizëm. Me mbizotërimin e religjionit opium, në truallin e filozofisë perëndimore janë zhvilluar dy mendime: që religjonin e kanë shpikur të varfërit për të ndikuar tek të pasurit dhe e kundërta, që religjonin e kanë shpikur të pasurit për të manipuluar me të varfërit. Gjithashtu, në fushën e psikologjisë, respektivisht në fillesat e psikoanalizës, religjioni është cilësuar si sëmundje dhe njeriu i sëmurë është marrë si bazë për zhvillimin e teorive të personalitetit dhe si model për studimin e të gjithë njerëzve. Sidoqoftë, perspektiva materialiste nuk ka bërë ndonjë përzgjedhje apo dallim ndaj religjiozitetit si prirje burimore dhe e natyrshme e njeriut që dëshiron ta njohë veten dhe pozicionin që i takon në univers dhe religjiozitetit si mundësi për t’i përligjur veprimet oportuniste dhe autoritariste. Figurativisht, meqë buka është helmuar, është fajsuar mielli dhe jo helmi. Kjo bukë e helmuar ka vazhduar të gatuhet dhe piqet në disa forma, derisa dozat dhe llojet e helmit kanë mundësuar jo religjioni të mbetet opium domosdoshmërisht, por opiumi të bëhet religjion. Së këtejmi, në botë është rritur numri i banorëve të varur nga opiumi dhe narkomania ka përjetuar zhvillim në nivel global. Narkomanët, me konsumimin e drogave, kërkojnë gjendjet që nga dikush janë quajtur parajsa artificiale. Shpërfillja e dimensoneve metafizike të njeriut sjell vetminë e padurueshme të jetës dhe kjo vetmi duhet të shmanget me mjetet që ofrojnë shpërfillësit e këtyre dimensioneve. Racionalizmi filozofik modern shpirtin njerëzor e ka reduktuar në psikë, e psika mund të na çojë në Hënë dhe Mars por nuk mund të na çoj përtej religjionit si opium dhe opiumit si religjion. Nëse një njeri humbet jashtë planetit Tokë, a ka arsye të besojë se fara e tij do të mbijë sërish në tokë? Nëse një njeri thahet në Tokë nga etja, a ka arsye të besojë se shiu do t’i vijë nga jashtë tokës? Psika nuk mund të përcaktohet si diçka thjesht materiale apo shpirtërore, por ajo është një ndërmjetëse mes mishit dhe frymës që merr të njëjtin kuptim që ka religjioni: lidhjen. Kur psika të jetë bashkuar me shpirtin nga brendia e qenies kumbon akustika e fjalëve hyjnore se damarët e trupit të njeriut nuk meritojnë të ushqehen me opium për t’i ndryshuar gjendjet e vetëdijes kur “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.” (50:16).


Fatmir Muja
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top