Arfenilla
Themelues i Forumit
Një studim që përdor të dhënat e Censusit në nëntë vende tregon se religjioni është në rrugën drejt zhdukjes, thonë shkencëtarët. Studimi zbuloi një rritje të pandërprerë të njerëzve që deklarohen të pafe.
Modelet matematikore të skuadrës së kërkuesve synuan të identifikojnë lidhjet mes numrit të njerëzve që vijojnë të deklarohen fetarë dhe motivet shoqërore që gjenden në themel të të qenët fetarë.
Rezultatet u raportuan në një takim të Shoqërisë Amerikane të Fizikës në Dallas, SHBA dhe tregojnë se religjioni do të vdesë shumë shpejt në të gjitha vendet e studiuara.
Skuadra mori të dhënat e censuseve që shkojnë prapa disa shekuj në disa vende ku censuset e popullsisë përfshijnë pyetje mbi përkatësinë fetare. Këto vende qenë: Australia, Austria, Kanadaja, Republika e اekisë, Finlanda, Irlanda, Holanda, Zelanda e Re dhe Zvicra.
Mjetet e tyre të analizimit të të dhënave përfshinin atë që njihet si dinamika jolineare – një përqasje matematike që është përdorur për të shpjeguar shumë fenomene fizike që shkaktohen nga një numër i madh faktorësh.
Një nga anëtarët e skuadrës, Daniel Abrams, nga Universiteti Veriperëndimor, përdori një model të ngjashëm në vitin 2003 për t’i dhënë një bazë numerike rënies së përdorimit të gjuhëve më pak të folura të botës.
Në thelb të interpretimit është konkurrenca mes folësve të gjuhëve të ndryshme dhe “utiliteti” i të folurit të një gjuhe në vend të një tjetre.
“Ideja është shumë e thjeshtë”, tha Richard Wiener nga Korporata e Kërkimit për Zhvillimin e Shkencës në Universitetin e Arizonës. “Ajo tregon se grupimet shoqërore që janë më të mëdha joshin më shumë të tjerët për anëtarësim sesa grupimet e vogla. Kjo gjë bën që përkatësia në një grup shoqëror të sjellë një status shoqëror ose utilitet. Për shembull, te gjuhët, ka më shumë përfitime nëse flet spanjisht në vend të gjuhës kueçuan (gjuhë në zhdukje) në Peru dhe në mënyrë të ngjashme ka disa përfitime në formën e statusit apo utilitetit pas të qenët anëtar i një grupi fetar apo jo”.
Dr. Wiener vijoi: “Në një numër të madh demokracish moderne laike, ka një tendencë mes popullatës që të vetidentifikohet si e palidhur me ndonjë grup fetar; në Holandë, 40 për qind thanë se nuk i përkisnin asnjë grupi, por shifra më e lartë që pamë qe në اeki, ku 60 për qind qenë vetëdeklaruar jofetarë”.
Skuadra aplikoi pas kësaj modelin e dinamikës jolineare, duke i korrektuar parametrat në raport me vlerat shoqërore apo materiale të përkatësisë në kategorinë e jofetarëve.
Ata zbuluan se vlerat apo përfitimet e të qenët jofetarë, qenë të ngjashme në të gjitha vendet e marra nën studim, duke sugjeruar se janë të njëjtët faktorë që shtyjnë njerëzit drejt të qenët jofetarë në vende që në thelb janë shumë të ndryshme.
Dhe në të gjitha vendet e studiuara, të dhënat tregojnë se religjioni po ecën aktualisht drejt zhdukjes.
Gjithsesi, Dr. Wiener tha në konferencë se skuadra e tij po punonte për të përmirësuar modelin me një “strukturë rrjeti” për të krijuar një formulë që të jetë e aplikueshme edhe në vende të tjera të botës.
“Natyrisht, ne nuk besojmë se kemi identifikuar faktorët që ndikojnë popujt të bëhen jofetarë. Njerëz të ndryshëm ndihmohen në mënyrë të ndryshme”, tha ai duke argumentuar se kanë hedhur vetëm një sugjerim dhe jo një konkluzion final.
“ثshtë interesante se një model mesatarisht i thjeshtë përmbledh të gjitha të dhënat dhe nëse këto ide të thjeshta janë korrekte, atëherë ne krijojmë një ide se çfarë po ndodh. Natyrisht që bota është shumë më komplekse sesa kaq dhe se çdo individ reagon ndryshe, por ndoshta e përgjithshmja është kështu”
.Jason Palmer
G,sh