Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Relaksimi i ndihmon trupit të përballojë motin e çmendur

Përveç në trup, ndryshimi i përnjëhershëm i të ftohtit me erën e nxehtë jugore ndikon edhe në gjendjen psikike të njeriut, duke e bërë atë më nervoz, më grindavec dhe më gjaknxehtë. Përveç të sëmurëve kronikë, në ndryshimet e kohës posaçërisht janë të ndjeshëm edhe meteoropatët, të cilët dikur më së shumti kanë vuajtur gjatë periudhave ‘kalimtare’ të vitit, respektivisht pranverës dhe vjeshtës. Për fat të keq, kushtet atmosferike janë bërë aq të paparashikueshme, sa vështirësitë mund të priten edhe në mes të dimrit. Aspak nuk e lehtësojnë as ditët e shkurta dhe të errëta, që shkaktojnë gjendje depresive. Për këtë arsye, nëse këtyre ditëve ndjeheni të lodhur dhe gjaknxehtë, për këtë nuk duhet fajësuar teprimin gjatë Vitit të Ri në ushqim dhe pije (edhe pse edhe kjo ka pasur ndikim) dhe as të afërmit me të cilët keni kaluar festat. Ndoshta për të gjitha është fajtore klima e pakëndshme, por edhe kjo mund të pengohet. Nga kushtet klimatike nuk duhet ikur, por duhet të bëheni më të vetëdijshëm ndaj ndikimit të tyre. Relaksimi, aktiviteti fizik dhe forcimi i imunitetit janë ilaçi më i mirë.
Në mënyrë që sa më mirë t’i përshtateni periudhës së vitit, kënaquni në atë që ajo ofron. Dimrit dilni dhe bëni ski me saje me fëmijët, kënaquni në sarme të mira dhe verën e ngrohur dhe çajin.
Ndani kohë që të përjetoni kushtet atmosferike në lëkurën tuaj. Psh, ndjeni ndonjë pikë shiu apo fjolla bore në dorë. Mos ikni nga koha, por përjetojeni atë.
Armatosuni me limon dhe portokaj që janë të pasur me vitaminë C, që e forcon imunitetin.
ثshtë mirë të ndaleni për një çast, të ndjeni se çfarë po ndodh në trupin tuaj, psh, të zbërtheni pallton. ثshtë mirë të planifikoni paraprakisht, psh, këpucët t’i lëni në punë dhe të udhëtoni me çizme.
Nëse nga moti ndjeheni keq, ngadalësojeni tempin e jetës dhe anuloni obligimet që mund të anulohen. Stresi i rraskapit mekanizmat trupor të mbrojtjes kundër sëmundjeve. Silleni në minimum.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back