Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turqia

Lauri

Anunnak
Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turqia

TIRANE – Arrestohet në Aeroportin e Rinasit 30-vjeçari nga Cërriku Gerti Pashja, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si organizator i grupit që rekrutonte islamikë shqiptarë për të luftuar në Siri. Mësohet se 30-vjeçari kthehej nga Turqia dhe u ndalua në aeroport në dalje të terminalit.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, pak javë më parë Gerti Pashja tha se ndodhej në Turqi. Ai akuzoi policinë shqiptare për presion psikologjik, me qëllim që të pranonte se ishte pjesë e grupit që çojnë shqiptarë në Siri. 30-vjeçari pohoi se "në Siri ka xhihad", ashtu siç pohoi nga ana tjetër, se ajo luftë nuk është fetare. Pashja tha se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e personave që janë arrestuar nga policia.

DOSJA E PROKURORISE, 8 TE ARRESTUARIT PER TERRORIZEM
• Genci (Abdurrahim) Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
Bujar Hysa, i vetëshpallur imam i xhamisë së Mzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator
• Edmond Balla, organizator
Zeqir Isuf Imeri, organizator pjesëmarrës
Verdi Morava, financues
Fadil Muslimani (Dervishi), ndihmës
Astrit Tola, ndihmës
Orion Reçi ndihmës
AKUZAT
• “Rekrutim të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”;
• “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”;
• “Nxitje të urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”
NE KERKIM
• Gerti Pashja, organizator
• Shkëlzen Dumani, organizator, financues
• Shyqyri Kaca, organizator, financues, pjesëmarrës
• Almir Daci, i vetëshpallur imam i xhamisë Leshnicë, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizator, financues, pjesëmarrës
• Medi Manallari, financues, pjesëmarrës

(B/Web)
 
Last edited by a moderator:
Pe: Majmunat po futen nje e nga nje ne kafazin e tyre.

...Ne kafaz ka vend per te gjithe te tjeret qe ndodhen ne liste

majmunat_zps39bc00d1.png
 

Attachments

  • majmunat_zps39bc00d1.png
    majmunat_zps39bc00d1.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Majmunat po futen nje e nga nje ne kafazin e tyre.

kta duken qe nga fytyra c'muter jane
 
Pe: Rekrutimet në Siri, arrestohet në Rinas i kërkuari Gert Pashja, kthehej nga Turqi

Inshallah zbardhet e verteta tamam, mos ja bejne dhe ktyre si Artan Kristos... JEdhe pse jam sh kundra shkuarjes ne Siri, por cdo njeri e din vete, dhe mvjen keq qe shteti krijon nje gogol brenda 5 minutave dhe e han i gjithe populli perrallen. Per te ardhur keq. Se mu kujtua ai shefi qe ish marre me ket pune, ne nje emisjon thote se i kan ndjek gati 1 vit dhe i kan pergjuar dhe kan fakte. Ateher nqs i kan ndjekur vertet pse lejuan qe gjate 1 viti te tere te dergonin rekrute?? Perralla me mbret qe thuhen kur ikin dritat, LOl

p.s. ka sh hapesira per te dyshuar e gjithe kjo histori...
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top