Rekordi i 7-të i Saimirit, një Shqiponjë gjigante

Një shfaqje krejt e pazakonshme në kryeqytet, një performancë e artit modern me autor Saimir Strati, ka shënuar ngjarjen më interesante dhe më origjinale, në këtë 100-vjetor të pavarësisë.

timthumb.php


Artisti me mjeshtërinë e tij ka shpalosur veprën më të pazakonshme të artit të tij, e cila duke u shpalosur në këtë 100-vjetor, pos fuqisë për të shënuar festën e madhe, ka hyrë në librin Giness, si vepra më e madhe e punuar me kokrra të fasules. Në përformancën e tij në Hotel “Prishtina”, artisti për veprën e vet ka përdorur mbi 620 kilogramë fasule ose 1 milion e 350 mijë kokrra.

Shfaqja kishte mbledhur figura të shumta nga arti, kultura dhe politika. Krijuesi i shqiponjës në mozaik ka thënë se ky ishte misioni i tij personal, pos dhuratës që ka dashur t’i bëjë Kosovës:
“Kam ardhur me një mision personal në Kosovë që të jap diçka nga shpirti im dhe për flamurin e kombit. Zgjodha 100-vjetorin dhe flamurin për të dhënë një mirënjohje nga Shqipëria për të gjithë kosovarët dhe sakrificat e tyre. Ky rekord është një dhuratë për gjithë popullin kosovar.”

Annabel Laëday, nga Guinness, e ka kryer në formë zyrtare procedurën e matjes së tentativës për të thyer rekordin.
“Jam e gëzuar që jam në këtë qytet të bukur si Prishtina. Deri më tash mozaiku më i madh me fasule ka qenë në Kinë, me 60 metra katrorë i krijuar në vitin 2009. Tash, Saimir Strati ka krijuar 63 metra katrorë. Kështu që konfirmoj se ky është rekordi i ri Guines.”

Ndërkaq ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka, duke folur për këtë ngjarje në këtë 100-vjetor, ndër të tjera tha:
“Në radhë të parë falënderoj Saimirin që na ka bashkuar. I dashur Saimir, Kosova është një vend i tillë dhe ka një popull që e ka futur veten kaherë në Guinness, sepse veç Gunness që shkruan dhe mban rekorde, është edhe një Gunness tjetër, që është kujtesa historike e popujve, dhe në këtë kujtesë Kosova është regjistruar me kohë, për rezistencën heroike, jo që 10 apo 20 vjet, por para shumë shekujve. Rezistenca e Ibrahim Rugovës për kryengritjen e armatosur, mrekullia UاK. Dhe këto rekorde Gunness-i janë të paharrueshme dhe është meritë e Kosovës që populli shqiptar sot, në përvjetorin e 100-të e mban flamurin të ngritur lart e jo në gjysmë shtizë. Me punën tuaj të mrekullueshme me devotshmërinë tuaj dhe de jure e keni futur Kosovës në Gunness.”

Për artistin e mozaikëve ky është rekordi i shtatë botëror. Në vitin 2006 duke përdorur gozhda industriale, artisti ka rikrijuar portretin e Leonardo Da Vinci, duke përdorur rreth 400 kilogramë gozhda mbi një sipërfaqe 2x4m, duke vazhduar më pas edhe me pesë rekorde të tjera, deri në shqiponjën, që shënon rekordin e shtatë të Stratit.
Burimi: shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top