Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Reklamat i Dizajnon Konsumatori

Reklamat i Dizajnon Konsumatori​


Nëse do ishe një vajzë adoleshente e merakosur rreth aromes se trupit tënd, çfarë lloj reklame mund te te nxiste te dilje për te blere një deodorant "Ban"?
Kjo nuk është një pyetje retorike- është pyetja qe Kao Corp., prodhues i "Ban", është duke ia drejtuar drejtperdrejt vajzave dhe grave të reja për te krijuar reklamat qe duhet te shnderrohen ne blerje.
Diskutimi i botuar ne një sërë numrash te revistave si CosmoGirl dhe Teen People ka rezultuar me gati 4,000 përgjigje. Lexuesve te moshes 12 deri 20 u ishte kërkuar te vendosnin një imazh dhe te plotesonin vendin bosh me slloganin e kompanise. Një konkurente shfaqi katër vjaza te veshura me xhinse dhe kanatjere te ngjashme dhe me shpinen kthyer nga kamera. Titulli i reklames ishte: "Ban Uniformity". Nente imazhe fituese do të perzgjidhen dhe do kalojne ne një katalog reklamash për te debutuar ne muajin Mars tek revista US Weekly.
Terheqja e konsumatoreve ne fushatat e marketingut është një taktike strikte ndaj kohës, ne rastet kur kompanite janë duke kërkuar për një Oscar Mayer të ri, burrin Brawny, ose për ngjyrat e Crayola Crayon.
Por ne vitet e fundit Interneti ka shtyre përpara bashkebisedimin ndermjet korporatave dhe konsumatoreve duke e shtrire kerkimin ne këndvështrimet dhe talentet e publikut ne një shkalle me te gjerë. Ndërkohë teknologjite e reja krijojne mundësinë qe edhe amatoret te krijojne imazhe te persosura.
Para këtij viti Subaru ne Amerikë rekrutoi prodhues filmash ne moshe te re për te krijuar një spot prej 30 sekondash. Kompania ishte duke u perpjekur te gjeneronte sa me shumë njohuri për lançimin e fuoristrades Subaru B9 Tribeca, një SUV (Sport Utility Vehicle).
Disa krijuan mini-filma dhe i postuan ato online; te tjerët online krijuan skedare audio rreth subjekteve të tyre te preferuara për t'i shkarkuar ne iPods ose ne aparate te tjera te transferueshme.
Dhe ky grup me moshe te ngjashme është audienca e shenjuar qe bën me tepër rezistence ndaj reklamave tradicionale. Marketeret besojnë se duke i sjell ata ne procesin e krijimit te reklames do të rritet numri i nderhyrjeve, me qëllim qe reklama e perzgjedhur te mberrije ne shtepite e tyre.
"Audienca e moshes se re është bërë çuditerisht cinike rreth reklamave"- thotë Steve Thibodeau, drejtues tek Dotglu, një agjensi ne New York, e cila është duke hartuar fushaten e أ¢â‚¬إ?Ban".
Reklamat e mëparshme te Ban ishin te fokusuara mbi produktin dhe perfitimet apo "avantazhet" e tij أ¢â‚¬“ thotë z. Thibodeau. Një reklame e printuar e vitit 2003 titullohej "Brisku Ban Djeg" dhe tregonte një brisk roze me flakë duke dalë jashtë paketimit dhe theksonte "mbrojtje e shkelqyer nga aromat dhe lageshtia"


 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back