Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Refuzoi të shiste Groenlandën, Trump anulon vizitën në Danimarkë

Refuzoi të shiste Groenlandën, Trump anulon vizitën në Danimarkë

Presidenti Donald Trump ka anuluar takimin me Kryeministren e Danimarkës, pasi ajo nuk pranon të diskutojë mundësinë që Danimarka t’u shesë Shteteve të Bashkuara Groenlandën.

Të martën Presidenti postoi në llogarinë e tij në Twitter një koment ku thotë “Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të jashtëzakonshëm, por bazuar në komentet e Kryeministres Mette Frederiksen se nuk është e interesuar të diskutojë blerjen (nga SHBA) të Groenlandës, do ta shtyj takimin e planifikuar për pas dy javësh”.

587-4d3a-bb74-00306e7e1b77_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg

Presidenti Trump e kishte ngritur idenë e blerjes së Groenlandës nga Danimarka javën e kaluar. Zyrtarët në Groenlandë dhe Danimarkë u përgjigjën menjëherë se ky ishull nuk ishte për shitje.

Të martën, Kryeministri i Groenlandës u takua në Rekjavik me udhëheqës të vendeve të tjera nordike përfshirë kryeministren e Danimarkës.

Kur e pyetën lidhur me interesimin e Presidetit Trump për Groenlandën, Kryeministri Kim Kim Kielson la të kuptohej se ishte ngopur nga ky diskutim.

“I jam përgjigjur kësaj pyetjeje dy ditë më parë. Nuk është as argëtuese, as për të qeshur”./VOA
 

Attachments

  • 587-4d3a-bb74-00306e7e1b77_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg
    587-4d3a-bb74-00306e7e1b77_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg
    75.3 KB · Shikime: 0
  • 587-4d3a-bb74-00306e7e1b77_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg
    587-4d3a-bb74-00306e7e1b77_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s.jpg
    75.3 KB · Shikime: 0
Anuloi vizitën në Danimarkë, Presidenti amerikan Donald Trump zbulon arsyen
Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se e anuloi vizitën e planifikuar në Danimarkë, sepse kryeministrja daneze bëri një koment “të pahijshëm” si reagim ndaj sugjerimit të tij që danezët t’ia shesin Groenlandën Shteteve të Bashkuara.

“Mendova se nuk ishte një deklaratë e hijshme, mënyra se si ajo më refuzoi. Ajo refuzoi Shtetet e Bashkuara,” u tha Presidenti Trump gazetarëve të mërkurën. “Ajo e quajti ‘absurde’ dhe kjo nuk është fjala që duhej përdorur.”


73C20708-757D-4EE5-9BFB-46CA0F5ACB8A_w1023_r1_s.jpg

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të mërkurën se ndjeu keqardhjedhe u befasua që Presidenti i SHBA Donald Trump anuloi papritmas vizitën e tij të planifikuar në Danimarkë kur ajo kundërshtoi sugjerimin e tij për të blerë Groenlandën, territorin arktik që është pjesë e mbretërisë daneze.

“Mezi prisja vizitën, përgatitjet tona ishin në zhvillim e sipër,” u tha ajo gazetarëve në Kopenhagë. “Ishte një mundësi, mendoj, për t’iu gëzuar marrëdhënies së ngushtë të Danimarkës me SHBA, e cila mbetet një nga aleatët më të afërt të Danimarkës. Mezi prisja të zhvilloja një dialog për interesat e shumta të përbashkëta që Danimarka ka me SHBA.”

Por Presidenti Trump e anuloi vizitën e 2-3 shtatorit të martën vonë, ndërsa shtoi se, “Danimarka është një vend shumë i veçantë me njerëz të mrekullueshëm”. Megjithatë ai deklaroi se meqenëse zonja Frederiksen tha se “nuk ishte e interesuar të diskutonte për blerjen e Groenlandës, unë do ta shtyj takimin tonë të planifikuar për një herë tjetër”.

Ai gjithashtu falënderoi zonjën Frederiksen që kurseu “një shpenzim dhe përpjekje të mëdha për Shtetet e Bashkuara dhe Danimarkën” duke shprehur publikisht përpara vizitës pikëpamjet e saj që kundërshtonin çdo shitje të mundshme të Grenlandës.

Kryeministrja Frederiksen tha se kundërshtimi i shprehur ndaj Presidentit Trump për Groenlandën “nuk ndryshon karakterin e marrëdhënieve tona të mira, dhe natyrisht që ne në Danimarkë do të vazhdojmë dialogun tonë me SHBA se si mund ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë dhe të përballojmë sfidat e shumtatë përbashkëta që kemi përpara.”

Ajo tha se diskutimet SHBA-Danimarkë për sigurinë dhe zhvillimin e burimeve në Arktik janë në krye të axhendës.

“Zona e Arktikut është më e rëndësishme se kurrë,” tha ajo. “Dhe sigurisht, kjo është kryesisht një çështje sigurie. Nëse shikoni historinë danezo-amerikane, çështja e sigurisë sonë të përbashkët është në krye të axhendës.”

Disa figura politike daneze e kritikuan anulimin e vizitës së Presidentit Trump, duke e quajtur një sjellje të padenjë.

“Është një fyerje nga një mik dhe aleat i ngushtë”, tha ligjvënësi danez MichaelAastrup Jensen, duke shtuar se zotit Trump “i mungojnë madje shprehitë diplomatike bazë.”

Ish-ministri danez i biznesit, Rasmus Jarlov, tha në Twitter: “Pa asnjë arsye, Presidenti Trump mendon se një pjesë (autonome) e vendit tonë është për shitje. Pastaj, në mënyrë fyese, anulon një vizitë për të cilën të gjithë po përgatiteshin. Ju lutem, tregoni më shumë respekt.”

Politikanja e krahut të majtë Pernille Skipper shkruante në Twitter: “Trumpjeton në një planet tjetër. I vetë-mjaftueshëm dhe mosrespektues”.

Presidenti Trump kohët e fundit hodhi idenë e blerjes së Groenlandës, pjesë autonome e Danimarkës, por zyrtarët në Danimarkë dhe Groenlandë u përgjigjën menjëherë se ishulli nuk ishte për shitje. Shumëkush në fillim mendoise sugjerimi i zotit Trump ishte një shaka, por më në fund u kuptua se nuk ishte ashtu.

“Groenlanda nuk është në shitje. Groenlanda nuk është daneze. Groenlanda i përket Groenlandës. Unë shpresoj shumë që kjo (ide) nuk do të merretseriozisht,” i tha zonja Frederiksen gazetës Sermitsiaq gjatë një vizite në Groenlandë.

Kryeministrja daneze tha se ndërsa ajo i konsideron Shtetet e Bashkuara si aleatin më të afërt strategjik të vendit të saj, “për fat të mirë, koha kur mund të blesh dhe të shesësh vende dhe popullsi të tjera ka marrë fund”.

Presidenti Trump ishte ftuar në Danimarkë për një vizitë shtetërore, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Judd Deere konfirmoi të martën vonë se udhëtimi ishte anuluar./VOA
 

Attachments

  • 73C20708-757D-4EE5-9BFB-46CA0F5ACB8A_w1023_r1_s.jpg
    73C20708-757D-4EE5-9BFB-46CA0F5ACB8A_w1023_r1_s.jpg
    88.6 KB · Shikime: 0
  • 73C20708-757D-4EE5-9BFB-46CA0F5ACB8A_w1023_r1_s.jpg
    73C20708-757D-4EE5-9BFB-46CA0F5ACB8A_w1023_r1_s.jpg
    88.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back