Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave të vendi

rama1-3.jpg
N mungesë të një takimi me homologun e tij Cipras, kryeministri shqiptar Edi Rama ka vendosur t’i drejtohet popullit grek përmes mediave të vendit fqinj. Të martën në mbrëmje ai do të jetë personazhi kryesor i emisionit “Histori” që përbëhet nga një katërshe gazetarësh të njohur të shypit grek. Intervista me kryeministrin shqiptar ka disa ditë që anonçohet në televizioni “Skai”, ku të martën në mbrëmje Edi Rama do të flasë për çështjet që shqetësojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Deklaratat e kryeministrit shqiptar muajt e fundit kanë zënë faqet e para të shtypit grek që nuk kanë hezituar ta cilësojnë kryeministrin e Shqipërisë si një politikan nacionalist, i cili po mban një kurs tensioni dhe përplasje me Greqinë.

Kryeministrit Rama i është refuzuar kërkesa për të vizituar Athinën dhe po ashtu kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka anulluar disa herë vizitat në Tiranë, të planifikuara për dhjetorin e kaluar. Ai ka injoruar deklaratat e kryeministrit shqiptar dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi to, duke e lënë politikën e jashtme në duart e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias. Kryeministri ynë mund ta vuajë këtë injorim dhe ndoshta kjo e ka bërë që ta ngrejë edhe më shumë tonin për t’u dëgjuar në Athinë.
gazetaret.jpg
Gjithsesi, të martën në mbrëmje kryeministri pritet t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve grekë për disa nga çështjet që preokupojnë të dy vendet, duke nisur nga marrëveshja e detit, tek اështja اame e deri tek arrestimi i dy nëpunësve të ministrisë së Jashtme shqiptare që transportonin tekste shkollore, të cilat Gjykata e Janinës i çmoi si materiale propagandistike. Duhet thënë se paneli i gazetarëve në këtë emision kanë njohje shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Drejtuesi i emisionit Aleksis Papagelas ka qenë për shumë vite korrespondent i televizionit Mega në Uashington, Pavlos Cimas po ashtu, gazetar me origjinë arvanite ka njohje të thellë mbi çështjet shqiptaro-greke, si dhe gazetari Tasos Teloglou, i cili ka ndjekur në veçanti اështjen اame duke qenë i pranishëm me intervista edhe në mediat shqiptare. Qasja e tij ka qenë kundër linjës zyrtare dhe për këtë jo vetëm ai, por edhe dy gazetarët e tjerë janë etiketuar si proamerikanë.

Gjithsesi ballafaqimi të martën në mbrëmje me kryeministrin shqiptar ka zgjuar interes për të parë deri ku shkon vendosmëria e kryeministrit të Shqipërisë për të prezantuar qasjen e tij si një politikë në funksion të slloganit zero probleme me fqinjët.

/respublica.al
 
Attachments

  • rama1-3.jpg
    rama1-3.jpg
    105.1 KB · Shikime: 0
  • gazetaret.jpg
    gazetaret.jpg
    22.9 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Dmth sot? ne cilin kanal se jam kurioze e dua ta shoh
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Monique, jepja voten Edi Rames ne zgjedhjet e ardhshme meqe i "shau" greket edhe pse ai eshte vete minoritar mes shqiptareve. Dhe minoritareve si Rama u ka lezet te diskriminojne ndaj minoritareve te tjere te vendit, per aq kohe sa ju mbush mendjen ju se ai eshte "shqiptar i vertete".

Darius
 
Meqe po ma kerkon ti po do ia jap..voten!

Kanalin di te ma thuash se ku do jepet?
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Foli? Cfare tha? Kujt ja tha? Si ja tha? Ju nga Greqia do na update i cik me lajmet e fundit?
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Nga ora 11:30 me oren greke fillon....tani dmth e pak min e do transmetohet online nga "skai"...CuDi duhej ne fakt ta jepnin kanalet e aty? !
 
Epo sdo rrime te presim edin duke e gdhire
Zamet e ke na i shkruj nja dy rriga shqip ca tha e si e tha
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Ahaha Moni sapo mbaroj intervista ne gjuhen angleze sigurisht,besoj do e perkthejne dhe do transmetojnë e tek ne ditet ne vazhdim....
Tani pak a shume po i permbledh aq sa mbaj mend e une se ju bene pyetje te shumta e te ndryshme ...
Perse i perket postimit te tij ne fb per akropoli, tha se nuk e priste te behej kaq zhurme,skishte ndonje qellim e kjo s'do te thote se Athina eshte e shqiptareve..thjeshte qelloi qe nje shqiptar te ndodhet aty ne kohen e oren e duhur por fare mire ai mund te ishte po ashtu Rus,Turk e ku di une.
Foli per detin per camet,per "shqiperine e madhe"sic e quajmë disa...ne fund foli pak e per veten,nder tjera tha se nena e tij e flet pak gr,gjyshja e flet me mire dhe qe ne Kerkira kane kusherinj por qe ky s'merret vesh hic ne gr ne krahasim me te vellain i cili e flet me mire...

E di qe sju ndricova shume me keto qe thash,gjithsesi mund te shtoj e dikush tjeter dicka nese e ndoqen intervisten. ...per me teper te shpresojme se do e transmentojne se shpejti edhe ne shqiperi. ..keshtu do keni nje ikone me te qarte te asaj cka tha dhe qendrimit te tij pergjithesisht.
 
Pse dy tema te vecanta kur flasin per te njejte gje?!
 
Si eshte ajo shprehja...vlen mundi me shume se arritja nganjehere :)

thx
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Ku dolem? Dolem tek politika komuniste e Enver Hoxhes dhe rregjimit te tij qe refuzonte te bente marredhenie te mire me fqinjet, por kjo nuk e pengonte ate qe ti propogandonte shqiptareve te thjeshte idene se Partia e shoku Enver "ua ka vene fqinjeve kufirin tek thana".

Eshte politika e veteizolimit dhe bunkerizimit te trurit shqiptar.

Te ruash "fqinjesi te mire" do te thote qe jesh ne nje peshore me fqinjin e jo inferior karshi tij!
Te kerkosh te trajtohesh ekuivalent nuk do te thote se po shkojme drejt regresit (propaganda apo vetizolim)!
Ti kerkosh mikut te te respektoj e te te trajtoj njesoj si ti ben me te....nuk do te thote ti tregosh kufirin tek thana, por eshte bazike ne marredheniet qe ndertohen...reciproriteti!

PS: Te ta ve nje Diss se e meriton me ate qe ke thene me siper ? :P
 
Titulli: Refuzimi nga Tsipras, Edi Rama vendos t’i flasë popullit grek përmes mediave

Ej serio jeni ju te dy duke u marr me politike?
Late koqen e namit :P
 
Jo mi po bejme ate monodramen....monologjet e ********
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top