Refugjatët, Rama: S’jemi për gardhe; Markoviç: Ju ndihmojmë për negociatat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Refugjatët, Rama: S’jemi për gardhe; Markoviç: Ju ndihmojmë për negociatat

rama_markovic_konference.jpg


Hipoteza e parashtruar pak kohë më parë nga pala malazeze që merret me mbrojtjen e kufirit për mundësinë e ndërtimit të një gardhi në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për të ndalur refugjatët nga Lindja, u shtrua si një pyetje edhe për kryeministrin Edi Rama në deklaratën e përbashkët për mediat me homologun malazez.

Por kreu i ekzekutivit u përgjigj duke thënë se Shqipëria ka pasur oferta për gardhe, por ky nuk është vendi i gardheve, pasi ka treguar se di të solidarizohet me emigrantët në rastet e krizave humanitare përgjatë historisë.

“Edhe ne kemi pasur oferta për të marrë gardhe dhuratë, por jemi një popull emigrantësh, jemi një popull që ka një histori krenare të shpëtimit të hebrejve dhe i vetmi vend ku hebrejtë kanë qenë më shumë. Sot në Shqipëri strehohen 3 mijë refugjatë iranianë dhe mos harrojmë se në këtë vend të vogël janë mbi 500 mijë refugjatë lufte për shkak të spastrimit etnik të Millosheviçit”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri i Mali të Zi, Du?ko Marković pasi uroi qeverinë shqiptare për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për caktimin e datës për çeljen e negociatave, ofroi ndihmën e vendit të tij në punën përgatitore të Shqipërisë për të nisur bisedimet dhe hapjen e kapitujve me BE-në.

“Kam dëshirë që të urojë Shqipërinë për vendimin e BE për vendosjen e datës së çeljes së negociatave. Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat e veta. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha Markoviç.

“Shqiptarët në Malin e ZI janë qytetarë që kontribuojnë në zhvillimin e vendit, janë faktor që kontribuojnë në proceset integruese të vendit. Padyshim që gjithmonë ka mundësi për më shumë, ndaj ne synojmë të mundësojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët e vendeve tona”, u shpreh më tej ai.

(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top