Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Reformimi i administratës, kusht për reformat”

eGo0sTyle

System Engineer
berisha-11.jpg

Kryeministri Sali Berisha tha sot se për qeverinë e tij mbetet detyrë konstante reformimi i administratës publike me qëllim përballimin e sfidave të kohës.
Duke folur ne konferencën me temë “Reformimi i Administratës, ku merrte pjese edhe ambsadori i BE-së Etore Sekui, Berisha tha se “qeveria është e vendosur të mobilizojë dhe të japë mbështetjen për reformimin e administratës si një kusht për reformat në vend.”
“Unë duhet të shpreh një mirënjohje ndaj administratës e cila në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare ia ka dalë këto vite të shënojë me reforma të thella ndryshime të mëdha dhe epokale në këtë vend. Nuk ka një fushë të projektuar dhe zbatuar nga kjo administratë ku të mos kenë shënuar një horizont të ri, nivel të ri”- theksoi kryeministri.
Duke e vënë theksi te reformat kreu i qeverisë, tha se reformat janë dhe do të mbeten moto e kësaj qeverie.
“Sa më mirë të reformohemi si administratë aq më të aftë do të jemi të përmbushim këtë mision jetik, për të shndërruar në realitet ëndrrën e çdo shqiptari, “Shqipëria vend i zhvilluar”
Ngritja e Universitetit të Administratës Publike dhe zotërimi i gjuhës angleze, ishin çështje ku kryeministri vuri theksin.
“Për Universitetin e Administartës Publike kam kërkuar ndihmën e qeverisë franceze, dhe jam i bindur se kjo qeveri do të na mbështesë në këtë nismë të domosdoshme”
Sipas tij, punonjësit e administratës duhet të mbrojnë vendin e tyre të punës në mënyrë periodike, ndërsa anglishtja, shtoi më tej Berisha, duhet të kthehet në një detyrim mësimi i saj.
Etore Sekui
Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së, Etore Sekui tha se në Shqipëri ka nevojë për më shumë reforma, duke e vënë theksin tek përmbushja e 12 rekomandimeve të BE-së.
BE tha ai, ka dhënë mjaft ndihmesë për qeverinë në fusha si teknologjia e informacionit apo përmirësim të shërbimeve publike. Ambasadori e vuri theksin edhe tek nje ndihmë 40 mln euro për reformat në administratë dhe shërbimin civil.

Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top