Reformat, Shqiperia e dyta ne bote

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Reformat per hapjen e nje biznesi, ulja e taksave dhe pagesat e tyre online, lehtesirat ne kreditimin e ekonomise dhe mbrojtja e investitoreve te huaj e kane renditur Shqiperine ne vendin e dyte ne bote per reformat e ndermarra ne permiresimin e klimes se biznesit per vitin 2009. Rezultatin e ka njoftuar dje per median vendase, perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camile Nuamah. Lajmi eshte njoftuar edhe nga selia e Bankes Boterore ne Uashington. Si rezultat i reformave te thella ne kater sektore domethenes per aktivitetin e biznesit, Shqiperia kapercen nga vendi i 135, ne te 86-ten, duke u ngjitur plot 49 vende ne renditjen e 181 vendeve. "Shqiperia ka thjeshtuar dhe lehtesuar rregullat ne kater, nga dhjete treguesit e vleresuar nga ky raport pergjate nje viti, (Qershor 2007-Qershor 2008), duke kapercyer ne kete menyre dhe renditjen e pergjithshme ne te berit biznes, nga vendi i 135 ne ate te 86. Ne kete menyre Shqiperia eshte e krahasueshme me vendet e tjera ne rajon", ka qene deklarata e djeshme e perfaqesues se Bankes Boterore ne Shqiperi, Nuamah. Ky eshte vleresimi me i larte qe Shqiperia ka marre qe kur Banka Boterore ka ndermarre vleresimin per klimen e biznesit. Vleresimin me te ulet ne kete studim Shqiperia e ka marre ne procedurat e falimentit, pasi nuk ka ende asnje rast, ku nje biznes ka shpallur falimentin nepermjet gjykates. "Raporti si te besh biznes 2009 konfirmon progresin e dukshem qe Shqiperia ka bere gjate gjithe periudhes se tranzicionit, permes krijimit te rregullave per nje ekonomi funksionale tregu, tha Camille Nuamah, Drejtuese e Zyres se Bankes Boterore ne Shqiperi. Ajo tha se, "Vendi duhet te mbeshtetet mbi keto arritje duke siguruar ne te njejten kohe qe "rregullat e reja" te jene edhe "rregulla te mira", pra qe zbatohen ne menyre transparente, efeciente, te barabarta dhe qe lehtesojne, me shume sesa pengojne investimet e mira dhe krijimin e vendeve te punes." Nder reformat, te cilat favorizuan Shqiperine ne kete renditje, Shefja e Bankes Boterore ne Tirane, Nuamah , permendi zvogelimin e nivelit te tatimit mbi fitimin nga 20% ne 10% dhe futjen e pageses online te taksave per biznesin e madh, te cilet jane dhe kontribuuesit kryesore. Nderkohe, ne Shqiperi eshte shenuar progres lidhur me kreditimin, permes krijimit te regjistrit publik te kredive dhe forcimit te mbrojtjes te te drejtave te investitoreve dhe aksionereve, permes ligjit te ri shoqerive tregtare.

"Nisja e nje biznesi te ri eshte bere me e lehte si rezultat i konsolidimit te disa procedurave prane Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit dhe zvogelimit te tarifes se regjistrimit", tha Nuamah.

Sipas Bankes Boterore, vendet e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore vazhdojne te udheheqin ne nivel boteror, persa i perket lehtesimit te barrierave rregullatore dhe qendrueshmerise se agjendes se reformave. Ndersa, Shqiperia kete vit i eshte bashkuar vendeve qe kryesojne reformat duke e bere me te lehte per sipermarresit te bejne biznes dhe te krijojne vende pune. Singapori udheheq per te tretin vit radhazi renditjen ne rang boteror per kuadrin e pergjithshem rregullator te berjes biznes. Zelanda E Re pason e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara qe renditen te tretat. Ne rajonin e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore vendet qe renditen me mire jane Gjeorgjia ne vendin e 15-ta, Estonia e 22-ta, Lituania e 28-ta, Letonia 29-ta dhe i Azerbajxhani i 33-ti. Raporti si te besh biznes 2009 rendit 181 ekonomi sipas lehtesise se te berit biznes bazuar ne 10 tregues qe regjistrojne kohen dhe koston qe duhet sipas rregullave te aprovuara nga qeveria per te filluar dhe zhvilluar nje biznes.

Berisha: Me 2010 klasifikimi do te jete edhe me i larte

Kryeministri Sali Berisha e pershendeti dje raportin e Bankes Boterore "Si te besh biznes", i cili e rendit Shqiperine ne vendin e dyte ne bote, per sa i perket permbushjes se reformave qe ka ndermarre. Ne fillim te mbledhjes se Keshillit te Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal ne analizen qe Banka Boterore, te cilen ai e konsideroi si institucioni me serioz i planetit, i ben reformave ekonomike te periudhes pranvere 2007 - pranvere 2008, ne Shqiperi. "Ne klasifikimin e pergjithshem Shqiperia le mbrapa ne teresi rreth 50 vende ne pozicionin e saj. Reformat e ketij viti kane bere qe Shqiperia te levize nga vendi i 136 ne vendin e 86, kurse per disa tregues Shqiperia po ecen drejt catise se botes", vleresoi Kryeministri Berisha. Kreu i Qeverise vuri ne dukje se raporti i Bankes Boterore do ti ushtrohet nje analize te hollesishme nga ministrite dhe agjencite e linjes, ne menyre qe te percaktohen te gjitha detyrimet qe dalin perpara per te kapur stacionin tjeter".

Vendet me reformatore

1. Azerbajxhani

2. Shqiperia

3. Republika e Kyrkyzit

4. Bjellorusia

5. Senegali

6. Burkina Faso

7. Botsuana

8. Kolumbia

9. Republika Dominikane

10. Egjypti



Reformat shqiptare

Zvogelimi i nivelit te tatimit mbi fitimin nga 20% ne 10% dhe futjen e pageses online te taksave per biznesin e madh.

Shqiperia ka shenuar progres lidhur me kreditimin, permes krijimit te regjistrit publik te kredive.

Shqiperia ka forcuar mbrojtjen e te drejtave te investitoreve dhe aksionereve, permes ligjit te ri te shoqerive tregtare.

Nisja e nje biznesi te ri eshte bere me e lehte si rezultat i konsolidimit te disa procedurave prane Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit dhe zvogelimit te tarifes se regjistrimit.

Gazeta Koha Jone
 
shume eshte bere por mbetet ende shume per tu bere... vendi yne ka nevoje per reforma revolucionare per te gjitha institucionet, dikasteret dhe fushat.
 
shume eshte bere por mbetet ende shume per tu bere... vendi yne ka nevoje per reforma revolucionare per te gjitha institucionet, dikasteret dhe fushat.
duke filluar nga vet ne ;)
 
Back
Top