Reflektimi i shendetit permes thonjve

braziljania

Anëtar i Nderuar
Permes struktures, formes dhe ngjyres se thonjve, mund te kuptohet gjendja e shendetit dhe si pasoje, te evitoni apo te kuroni edhe shqetesime shpesh here edhe te renda.

Thonjte e shendetshem duhet te kene ngjyre roze, te fort dhe me siperfaqe uniforme. Nese thonjte ndryshojne ngjyre apo fillojne te marrin forma te cuditshme mund te jete "zile alarmi" qe ju ben te kuptoni qe dicka ne brendesi te oraganizmit tuaj nuk funksionon korrektesisht. Shkaqet qe provokojne ndryshimin e struktures te thonjve mund te jene 2 tipesh:

1- Probleme te gjendjes se shendetit( probleme ne melci, mungese ushqimore, mungese vitamash, anemi, probkeme kardiake, porbleme me veshkat, stres etj)

2- Probleme te provokuara nga vete ne (manikyre i demshem, pajisje te infektuara, lezione etj.)

Keshtuqe kushtojini vemendje gjendjes tuaj te thonjve jo vetem nga ana estetike, do ta keni me te lehte per te kuptuar nese shendeti juaj eshte mire./burimi: ikubINFO/

272818090512.jpg
 
Keshtu i kisha une heren e fundit.. me shkonin shume
 
Thonjet varen nga ajo se me cfare ushqehemi

Thonjte per shume femra jane me te vertet problem. Shendeti dhe pamja e thonjve varen fillimisht nga ajo cfare ushqehemi. Ashtu si hde floket, thonjte perbehen nga fibra te keratines keshtuqe mund te ushqehen vetem nepermjet nje ushqimi korrekt.
Per te mos i prishur:
* Mos kafshoni thonjte
* Nese ato thyhen lehtesisht, mos i prini, por limojini duke perdorur nje lime te bute.
* Here pas here aplikoni manikyre perforcues, por mos e beni shume shpesh.
* Kur beni punet e shtepis perdorni gjithemone doreza, pasi produktet kimike dobesojne thonjte.
* Qe thonjte te mos thahen kur hiqni manikyrin, perdorni nje dylient pa perberje te acetonit.
Per te perfurcuar thonjte indikohet nje banjo me vaj ulliri cdo 10 dite, pasi vaji i ullirit eshte ushqyes shume i mire per thonjte dhe i mbron ato nga agresoret e jashtem. Para se te aplikoni nje manikyre, me pare vini nje shtrese hidratuesi.SB
 
Thonjtë e shëndetshëm jane bukurija e trupit të një gruaje

Nëse thonjtë janë të kuruar me pamje të shndritshme dhe të shëndetshëm, sigurisht që përbëjnë një pikë force dhe bukurie në trupin e një gruaje. Produktet e sotme mund t’ju vijnë në ndihmë për të zgjidhur problemet e vogla të thonjve, sidomos të atyre të brishtëve që tentojnë të thyhen. Në manikyr gjenden substanca që forcojnë strukturën delikate të thonjve, si aminoacide vegjetale apo hidrolizues vegjetalë.
Prandaj thonjtë, përveçse duken të bukur estetikisht, duke u lyer me manikyr, mbrohen edhe nga agjentët e jashtëm.
Manikyr i kuq i ndezur – kjo ngjyrë këshillohet për gishta të shkurtër. Të lyer me këtë ngjyrë duken më të gjatë, sidomos nëse mëson edhe të bëni disa truke siç është shtyrja e kutikulave drejt bazës së thoit dhe këta të fundit të mos priten shumë shkurt.
Manikyr rozë dhe perlë i rekomanduar për gishtat e gjatë – këto ngjyra i japin një dimension tjetër formës së thonjve. Nxjerr në pah gjatësinë, që nuk duhet të jetë shumë e tepruar. Para se të vendosësh shtresën e manikyrit, duke qenë se ngjyrat e çelura i nxjerrin më në pah papërsosmëritë, vendos fillimisht mbi thonj një manikyr mbrojtës transparent. Manikyr i purpurt dhe vishnje janë tonet e përshtatshme për gishtat e shkurtër të këmbëve. Në këtë rast këto ngjyra aplikohen mbi thonj paksa të gjatë, sepse ngjyrat e ndezura i nxjerrin edhe më pah.
Manikyr violë – nëse ke një këmbë të gjerë, bëje që të duket më e zgjatur duke i limuar thonjtë në mënyrë ovale paksa të zgjatur dhe duke aplikuar manikyrin në ngjyrë violë në pjesën qendrore të thoit. Edhe ngjyra natyrale e lëkurës është shumë e rëndësishme në zgjedhjen e tonalitetit të duhur të manikyrit. Specialistët e kësaj fushe, para se të aplikojnë manikyrin, i referohen ngjyrës së lëkurës në pjesën e brendshme të pulsit.
Lëkura
Nëse lëkura në këtë zonë anon nga e kaltra, zgjedhja duhet të mbështetet në tonet e ftohta, ndërsa tek ngjyrat e ullinjta të lëkurës shkojnë më shumë tonet më të forta. Lëkura e bronzuar kombinohet me ngjyra solare, si portokalli, e kuqe dhe reflekse sedefi. Ki parasysh që portokallia tenton të lërë një aureolë jo të këndshme në pamje të parë, prandaj më parë apliko manikyrin transparent mbi thonj.
Kur thonjtë kanë shenja nga duhanpirja një truk shtëpiak të vjen menjëherë në ndihmë. Futi gishtat në lëng limoni për dhjetë minuta ose vendosi në tretësirë kripe të trashë. Kjo metodë është e përdorshme edhe në shfryrjen e duarve. Kujto që herë pas here t’i lësh thonjtë të marrin frymë, edhe pse manikyri krijon një barrierë mbrojtëse nga agjentët e jashtëm. Gjatë kësaj periudhe ushqeji thonjtë me vaj ulliri.
Disa detaje, sado në dukje të vogla, siç janë thonjtë e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e të tjerëve. Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ata dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siç luftohet edhe çdo shprehi tjetër.
Për t’i zbukuruar thonjtë tuaj dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë suaj, nuk është patjetër që të shkoni tek ndonjë manikyrist, sepse për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vetë. Mjafton që një herë në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t’i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten.
Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjtë shtyni skajet e thonjve nga rrënja e saj dhe filloni t’u jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjtë. Skajet e thonjve mos i preni asnjëherë. Thonjtë nuk bënë t’i lyeni para se t’i lustroni mirë me limë për lustrim. ثshtë e pëlqyeshme që, nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur, së pari ta lyeni me një shtresë bazë të tejdukshme, kështu qo do të keni thonj më të bukur dhe llaku do të qëndrojë më gjatë.
Në rast se thonjtë apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t’i kuroni ato me ndonjë krem për duar, duke i lyer edhe thonjtë deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që të jetë rrënja e thonjve, aq më të bukura, më të fortë dhe më të shëndoshë do t’i keni thonjtë.
Edhe mungesa e vitaminave në organizëm mund të manifestohet me çrregullime tek thonjtë. Nëse thonjtë tuaj bëhen të vrazhdë dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çrregullim të kacimit, gjegjësisht mungesë të saj në organizëm.
Thonjtë, si ata të duarve po ashtu dhe ata të këmbëve, meritojnë kujdes gjatë gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’u kushtohet gjatë sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuçe. Po ashtu, preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim thonjtë dhe shputat zbuten dhe formësohen më lehtë.
Gjatë prerjes së thonjve, mundohuni që të jenë të prerë drejt e jo pjerrtas, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjtë i preni pjerrtas, atëherë ata do të mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën ta largoni nga thonjtë.
Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se t’i mbathni këpucët, spërkatini ato me pudër pluhur apo spraj. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër farmaci. Kështu, këmbët do t’i keni të freskëta për një kohë më të gjatë dhe do të pengoni shfaqjen e baktereve dhe të kërpudhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjithë kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjtë tuaj, provoni ta vizitoni ndonjë pedikyrist apo manikyrit, nëse keni në afërsi, dhe konsultohuni me të.SB
 
Titulli: Thonjtë e shëndetshëm jane bukurija e trupit të një gruaje

Eshte e cuditsme por e ertet qe ka femra , shume femra madje qe kudesen jashtzakonisht shume per duart, shume me teper sesa per fytyren apo trupin. Mendoj qe nje ffemer duhet te kete gjithmon duar te bukura, thonj te bukur......

Faktikisht e kesh duar tte shndetshme, thonj gjithmon te bkur duhet shume perkujdes ndjaj tyre, duhen trrajtuar gjithmon, thonjte duhen pastruar, lyer , priten me form etj..megjithate femrat kur vjen puna tek thonjte nuk pertojne asnjeher. Te kesh thonj te bukur eshe shume e rendesihsme per nje femer.

un zakonishtt perdor manikyr me ngjyrra te lehta per thonjte. rozen, te bardhen.. ...
zaknisht i lyej tre here gishtat me manikyr qe manikyri te zgjas sa mme shume.

1 ne fillim lyhen gishtat me manikyr.
2 mbasi te thahen i lyejme perseri po me makikyrin me ngjyren qe kemi zjdhur
3 se treti i lyejme me njje manikyr me njyre te tejdukshme

kjo eshe menyra me efkase qe manikyri te zgjas shume dhe te mos prsihet brenda javes
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top