Reduktoni yndyrat në shtatzëni

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Reduktoni yndyrat në shtatzëni

Në një studim të ri, shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje ndërmjet ushqimit të nënës gjatë shtatzënisë dhe sëmundjes serioze të mëlçisë te fëmija i saj. Në fakt, është treguar se fëmijët, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë konsumojnë sasi të mëdha të yndyrave, sidomos atyre të ngopura, janë të rrezikuar që më moshën madhore të sëmuren nga mëlçia yndyrore joalkoolike.

Autorët e studimit planifikojnë të bëjnë studime shtesë për të zbuluar se pse vjen deri te kjo shfaqje, pasi që deri më tani ata kanë arritur vetëm ta zbulojnë se ndodh, por jo edhe arsyen.
Telegrafi
 
Shmangni zemërimin në shtatzëni

Femrat të cilat gjatë shtatzënisë kanë sulme të shpeshta të nervozes, mund ta rrezikojnë foshnjën e tyre për të pasur probleme me zemër.
Ekspertët pohojnë se hidhërimi dhe nervozizmi, që shoqërohen me përplasje të dyerve, bërtitje, hedhje të gjësendeve etj., mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës

Ndërkohë, foshnjat nënat e të cilëve kishin qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive gjatë shtatzënisë, kishin pasur ritëm të rregullt të zemrës, pohon studimi i realizuar nga Universiteti Sussex.

Të dhënat nga ky studim janë të bazuara në hulumtimin ku kanë marrë pjesë 49 shtatzëna të moshave ndërmjet 22 dhe 39 vjeç, me ç’rast ato janë testuar se si reagojnë në situata të papërshtatshme, a janë afektive dhe nëse kanë reagime të pakontrolluara si pasojë e nervozës.
 
Back
Top