Recetat më të fundit për të kuruar dhimbjet dhe sëmundjet e kokës

*deliza*

VIP
V.I.P
Recetat më të fundit për të kuruar dhimbjet dhe sëmundjet e kokës

Rekomandimet e mjekëve, ushqimet që duhet ta hani, kurat popullore, ilaçet e duhura, si dhe shumë këshilla të tjera. Gjithçka në numrin e sotëm, në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për të parandaluar e kuruar dhimbjet e kokës.
Recetat me të fundit për të kuruar dhimbjet e kokës Dhimbja e kokës na mundon të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të vërës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Për këtë specialistët shpjegojnë se çfarë i shkakton këto dhimbje dhe si duhet të trajtohen. Në suplementin e sotëm në “Tirana Observer” do të lexoni këshillat e mjekësisë moderne dhe asaj alternative, popullore për të njohur dhe kuruar dhimbjet e kokës. Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Por çfarë këshillojnë mjekët për të parandaluar dhe kuruar dhimbjet e kokës. Cila është dieta e përshtatshme për të shmangur faktorët rriskues. Cilat janë medikamentet që mund të mbahen në shtëpi dhe rastet kur duhet t’i drejtoheni mjekut. Këto e shumë të tjera në një speciale prej 6-faqesh për të kuruar dhimbjet e kokës.
Evitoni diellin në pikun e vapës. Mbani syze edhe në dimër edhe në verë. Përdorni sa më shumë ushqime me fibra. Konsumoni kafe. Evitoni stresin, zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
Cilat janë ilaçet që ndihmojnë për të trajtuar simptomat dhe për të parandaluar sulmet. Cilat janë efektet e tyre. Aspirina mund t’i qetësojë dhimbjet. Triptanët ngushtojnë enët e gjakut në kokë.
Si ndikon kafeja në qetësimin e dhimbjeve të kokës. Cila është dieta më e përshtatshme për të parandaluar kokëdhembjet. Rekomandimet e mjekëve për ushqimet që s’duhet t’i mungojnë tryezës.
Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për të parandaluar e kuruar dhimbjet e kokës. Do të gjeni receta, këshilla joge e meditimi kundër kokëdhembjeve.

اka është kokëdhëmbja dhe si klasifikohen ato?

Kokëdhëmbjë është dhembja që ndjehet në kokë apo pjesën e epërme të qafës. ثshtë njëra nga dhimbjet më të zakonshme të trupit dhe ka shumë shkaqe.

Si klasifikohen kokëdhembjet

Kokëdhembjet kanë shumë arsye dhe në vitin 2007 Shoqata Ndërkombëtare e Kokëdhembjes është pajtuar për freskimin e sistemit të klasifikimit të kokëdhembjes. Për atë se shumë njerëz vuajnë nga kokëdhembjet dhe për atë se trajtimi i tyre nganjëherë është i vështirë, klasifikimi i ri ju mundëson mjekëve që të kuptojnë më mirë një diagnozë specifike për të ofruar mënyrë më të mirë dhe më efektive të trajtimit.

Ekzistojnë tre lloje kategorish të kokëdhembjeve:

- Kokëdhembjet primare.
- Kokëdhembjet sekondare.
- Cranial neuralgia, dhembje fytyre dhe kokëdhembjet tjera
 
اka janë kokëdhembjet primare?

Kokëdhembjet primare përfshinë migrenën, tensionimi dhe kokëdhembjet pjesore, e gjithashtu edhe një variacion të tipave më pak të zakonshme të kokëdhembjeve. Kokëdhembjet tensionuese janë më të zakonshmet nga të gjitha të kokëdhembjeve primare; gati 90 % e të rriturve kanë pasur apo do të kenë kokëdhembje të tillë. Kokëdhembjet tensionuese janë më të zakonshme tek gratë se sa tek burrat. Migrena është lloji i dytë më i zakonshëm i kokëdhembjeve të tipit primar. Migrena gjithashtu prek edhe fëmijët ashtu sikur edhe të rriturit. Para pubertetit si djemtë ashtu edhe vajzat preken nga migrëna, por pas pubertetit më shumë preken femrat se meshkujt. Mesatarisht 6 % të meshkujve dhe gati 18 % e femrave do të kenë migrenë. Kokëdhembjet pjesore janë një lloj i rrallë i kokëdhembjeve primare që prekin 0.1 % të popullatës. Mesatarisht 85 % e personave që vuajnë nga kokëdhembjet pjesore janë meshkuj. Mosha mesatare e atyre që vuajnë nga kjo kokëdhembje është 28-30 vjet. Mirëpo, kokëdhembjet e tilla mund të fillojnë qysh në fëmijëri. Kokëdhembjet primare ndikojnë në kualitetin e jetës. Disa njerëz kanë kokëdhembje herë pas here dhe që largohen shpejt gjersa disa të tjerë lodhen nga dhimbjet.

Cilët janë kokëdhembjet sekondare

Kokëdhembjet sekondare janë ato që vinë si shkak i ndonjë problemi struktural në kokë apo në qafë. Ka një mori shkaqesh që shkaktojnë këtë tip të kokëdhembjeve duke filluar nga gjakderdhje në tru, tumoret apo edhe miningjitis dhe encefalitis.

Cranial neuralgias, dhembjet e fytyrës dhe kokëdhembjet e tjera

Neuralgjia do të thotë dhembje nervi (neur=nerve + algia=dhimbje). Cranial neuralgjia përshkruan një grup të kokëdhembjeve që ndodhin për shkak se nervat në kokë dhe qafën e sipërme marrin ndezje dhe kështu bëhen burim i dhimbjes së kokës. Dhimbjet e fytyrës dhe një mori shkaktarësh të tjerë të kokëdhembjeve përfshihen në këtë kategori.

DHIMBJA E KOKثS!
Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet më të zakonshme, por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj. Rreth 57 % të rasteve mjaftohemi duke marrë një analgjetik të përgjithshëm, duke gabuar në trajtimin e vetës. Pse ndodh kjo? Mbi të gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes së kokës dhe, si rrjedhojë, është e vështirë të gjendet kurimi i duhur. Përpara se të marrësh një tabletë, është e nevojshme të kuptosh gjithmonë së më çfarë dhimbjeje ke të bësh. Në këtë mënyrë, do të jesh në gjendje të ndërhysh me ilaçin përkatës. Dhimbja e kokës është një nga dhimbjet më të zakonshme, por edhe një nga më të nënvlerësuarat, madje edhe nga ata që vuajnë prej saj. Rreth 57% të rasteve mjaftohemi duke marrë një analgjezik të përgjithshëm, duke gabuar në trajtimin e vetes. Pse ndodh kjo? Mbi të gjitha sepse nuk njohim tipin e dhimbjes së kokës dhe, si rrjedhojë, është e vështirë të gjendet kurimi i duhur. Përpara se të marrësh një tabletë, është e nevojshme të kuptosh gjithmonë se me çfarë dhimbjeje ke të bësh. Në këtë mënyrë, do të jesh në gjendje të ndërhysh me ilaçin përkatës. Në vijim, do të gjeni një guidë të vogël për të dalluar dhimbjet më kryesore të kokës dhe një listë ilaçesh për kurimin e tyre. Dhe, për të kuptuar nëse pilula “juaj” është ajo e duhura, provoni të bëni një test të vogël: Migraine Act-Assessment of Current Therapy , i cili përmban katër pyetje të thjeshta por shumë themelore, të përgatitura nga një grup ekspertësh evropianë. Mes 150 dhimbjeve të kodifikuara të kokës, 12 janë format kryesore, nga të cilat më të përhapurat janë migrena, cefalea tensive dhe cefalea e përqendruar.

Ja mënyra se si mund t'i dallojmë ato:

Migrena - Një dhimbje e fortë dhe pulsante që godet vetëm një pjesë të kokës, keqësohet njëherësh me mundimet fizike (ndonjëherë mjafton një lëvizje e thjeshtë e kokës) dhe shoqërohet me marrje mendsh, të vjella, bezdisje nga drita, zhurma dhe erëra të veçanta. Kriza e provokuar nga një zgjerim i tepërt dhe i papritur i enëve të gjakut në kafkë, mund të zgjasë nga 4-72 orë dhe ka tendencë të rikthehet. Ata që janë me fat i lajnë hesapet një herë në gjashtë muaj, të tjerë çdo muaj dhe madje edhe çdo javë. Gratë vuajnë më së shumti nga një dhimbje e tillë.

Cefalea e përqendruar - Kjo është forma më e dhimbshme, por edhe më e rralla; ajo godet një në 1000 vetë, veçanërisht meshkujt. ثshtë një dhimbje që zgjat pak, nga një çerek ore deri në tre orë, por mund të jetë e padurueshme. Cefalea e përqendruar godet syrin e mollëzat dhe goditjet e saj nuk janë kurrë të izoluara. Ato shfaqen në periudha dhe orë fikse: për shembull, gjatë çdo ndryshimi të stinëve dhe gjithmonë në mëngjes e në mbrëmje.

Cefalea tensive - Ky është “rrethi klasik në kokë” (një lloj kaske therëse që e shtyp kokën) dhe nuk është kurrë shumë e fortë. Një dhimbje e tillë varet nga një shtrëngim i madh i muskujve të qafës apo të shpatullave, që shkaktohet nga qëndrimi jo i mirë, nga përtypja, por edhe nga stresi dhe lodhja. Thuhet se simptomat nuk janë gjithmonë të qarta dhe dhimbje të ndryshme të kokës mund edhe të bëhen së bashku. Atëherë, si mund të kuptojmë se cilit grup i përket dhimbja jonë? Nëse vuani shpesh, sistemi më i mirë është të mbani një ditar ku mund të shënoni numrin e goditjeve, frekuencën e tyre dhe tipin e dhimbjes. Më pas, këtë ditar mund ta çoni tek një specialist që ta shohë dhe të japë diagnozën e duhur. Në rast se dhimbja e kokës është rastësore dhe jo edhe aq e fortë, ditari nuk ka çfarë duhet, por një kurë është e nevojshme. Sado kronike apo kalimtare të jetë, çdo dhimbje koke ka ilaçin e saj “lehtësues”.
 
Zgjidhja sipas masës

ثshtë shumë e rëndësishme të ndërhyhet shpejt, madje në disa raste edhe për të parandaluar. Një ndërhyje e tillë shërben jo vetëm për të ulur kohën dhe frekuencën e dhimbjeve, por edhe për të evituar që dhimbja të bëhet kronike. Nëse nuk kurohen, dhimbjet e përsëritura të kokës kanë prirje të shfaqen sërish dhe çdo herë me një intensitet më të madh. Mjekët japin edhe emrat e ilaçeve më efikase për këto dhimbje.

Si t’i kurojmë dhimbjet e kokës që vijnë nga sëmundjet

Dhimbja e kokës na mundon të gjithëve, dhe sipas shkencëtarëve në Harvard, gjysma prej nesh preket nga ajo të paktën një herë në muaj. Specialistët kanë zbuluar se përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të vërës. Pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh, dhe kjo shkakton çrregullim. Megjithatë, pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës nuk shkaktohet nga ndonjë sëmundje. Për këtë specialistët shpjegojnë se çfarë i shkakton këto dhimbje dhe si duhet të trajtohen.

Tensioni
Kjo është dhimbja më e zakonshme dhe sjell pakënaqësi në kokë, lëkurë apo qafë, dhe shpesh lidhet me ngushtësinë e muskujve. Studimet tregojnë se ato zhvillohen gjatë pasdites, dhe shumë rrallë zgjasin më shumë së katër orë. Këto lloj dhimbjë kokë, që vijnë nga tensioni, sipas të dhënave, e kanë rreth 80 për qind e popullsisë. Më shumë vuajnë gratë se sa burrat, dhe rreth 3 për qind e të rriturve kanë dhimbje koke kronike nga tensioni, me kriza më shumë se 15 ditë në muaj. Personat që vuajnë nga kjo dhimbje koke ndjejnë një presion të lehtë rreth kokës, pra simptomën universale, por mund t’i dhëmbin edhe muskujt e qafës dhe shpatullave. Ato mund të shoqërohen edhe me stres. Shkaku ekzakt i kësaj dhimbje është i panjohur, por mund të përfshihen disa faktorë.

Migrena
Këto dhimbje koke shkaktohen nga enët e gjakut të trurit kur ato punojnë jo normalisht. Enët e gjakut të zgjeruara në kokë janë nxitësi i parë për dhimbjen e migrenës. Këto dhimbje prekin çdo moshë, por më shumë ato midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Ekziston dhe një predispozitë gjenetikë. Një në 4 gra dhe një në 12 burra mund ta përjetojë këtë dhimbje. I sëmuri ndjen dhimbje e fortë në njërën apo të dyja anët e kokës. Kjo gjithashtu përfshin dhe dobësi në gjymtyrë, vështirësi në të folur, konfuzion, vjellje dhe ndjeshmëri. Në migrenën me aurë, e cila ndikon 10-20 për qind të të sëmurëve, ka çrregullime vizive, si vija zigzagu dhe zbardhje të shikimit. Dhimbja e kokës nga migrena shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut, por se çfarë e nxit këtë është ende e paqartë.

Dhimbja e kokës nga alkooli
Pirja e tepërt e alkoolit rezulton në një rritje të katërfishtë të sasisë së ujit të nxjerrë nga trupi, gjë që shkakton dehidratim dhe dhimbje koke. Ka me qindra kura të sugjeruara, që nga glikanxo dhe deri tek zinku. Ndërkohë që një tjetër dhimbje e cilësuar si dhimbja e kokës në fundjavë, shkaktohet nga mos pirja e kafeinës, gjë që zakonisht ndodh 12 orë pas filxhanit të fundit të kafes kur hapen enët e gjakut dhe shkaktojnë dhimbje. ثshtë e lehtë të vetëdiagnostikohet, krahasoni filxhanët e çajit që pini gjatë orarit të punës me filxhanët e pira gjatë fundjavës.

Dhimbja e kokës nga sheqeri dhe helmet
Sheqeri i pakët në gjak mund të shkaktojë dhimbje koke. Ata që zgjohen në mëngjes me dhimbje koke mund ta kenë si reagim ndaj sasisë së pakët të sheqerit në gjak, të shkaktuar nga mungesa e ushqimit në stomak gjatë natës. Mund të jetë rezultat i sëmundjeve apo lëndëve kimike. Ekspozim i vazhdueshëm ndaj përbërësve të nitratit të potasiumit të ushqimeve, gjë që zgjeron enët e gjakut, mund të krijojë një dhimbje koke me goditje. Nitrati i potasiumit përdoret për të ruajtur mishin.

Dhimbja e kokës nga orgazma
Një në 100 persona rrezikon ta ketë dhimbje koke kur kalon orgazmën. Studimet kanë treguar se kjo është tre herë më e zakonshme tek burrat, kjo sipas kërkimeve në Universitetin e Mancesterit. Dhimbje të papritura dhe të forta gjatë kohës së orgazmës mendohen se vijnë nga ndryshimi i qarkullimit të gjakut. Por edhe pse është zbuluar një fenomen i tillë, ende shkenca dhe mjekësia nuk kanë arritur në ndonjë përfundim së si mund të evitohet kjo gjë. Thuajse të gjitha rastet janë të ngjashme, dhe karakteristikë e kësaj, është edhe pagjumësia.

Dhimbja e kokës nga akullorja

Shkencëtarët kanë zbuluar se dhimbja e kokës mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i akullores. Dhimbja zakonisht fillon pak sekonda pas gëlltitjes së ushqimeve apo pijeve të ftohta dhe arrin kulmin 30-60 sekonda më vonë. Trajtimi i vetëm parandalues është të mbahet akullorja disa sekonda në goje për t’u ngrohur para se të kapërdihet. Ndërkohë që kur dhimbjet e kokës behën të përditshme, mund të vijnë nga reaksionet në trup si rezultat i pirjes së shpeshte të qetësuesve.
 
Migrena dhe dhimbjet e kokës

Migrena dhe dhimbjet e tjera të kokës nga presioni dhe sinuset janë sëmundje serioze që prishin cilësinë e jetës tuaj. Simptomat e migrenës janë dhimbje koke me trokitje, ndjeshmëri ndaj zhurmave, ndaj dritës, përzierje, marrje mendsh dhe vjellje. Migrena nis kur qeliza të trurit që janë hiperaktive urdhërojnë ngushtimin e enëve të gjakut në sipërfaqen e trurit dhe me lëshimin e substancave të cilat bëjnë pulsimin të dhimbshëm. Jo të gjitha dhimbjet e kokës janë njësoj. Dhe simptomat ndryshojnë nga njëri lloj në tjetrin. Migrena është sëmundje që nuk i dihen shkaqet me saktësi.

Por cilët janë faktorët që e ngacmojnë migrenën?

Stresi emocional – është një nga faktorët më të zakonshëm që shkakton migrenën, gëzimi, frika, tensioni, ankthi të gjitha këto janë kandidatë për një episod migrenë. Lodhja gjithashtu shkakton tension në muskuj dhe ngushton enët e gjakut që mund të rëndojnë migrenën.

Ushqimi – 30% e migrenave shkaktohet prej substancave që konsumohen me ushqimin, disa lloje djathërash, alkooli, nitrati (tek sallam, proshutë, hotdogs, etj.) dhe monosodium glutamate (tek ushqimet kineze zakonisht).

Kafeina - Pirja e tepruar e kafeinës, ose ndërprerja e menjëhershme e saj shkakton migrenë. Enët e gjakut mësohen me praninë e kafeinës dhe kur ndërpritet krijohet një ngushtim i tyre. Në disa raste kafeina përdoret për kurimin e migrenës.

Ndryshimi i kushteve atmosferike – stuhitë, ulja e presionit atmosferik, erërat e forta, ose ndryshimi i lartësisë mbi nivelin e detit mund të shkaktojnë migrenë. Lodhja e madhe; mosngrënia e një vakti; prishja e orarit të gjumit, etj.

Zbuloni të vërtetën me anë të testit, nëse është pilula e duhur:

Për të kuptuar nëse kura që ndiqni është më e përshtatshmja, përgjigjuni me “po' ose “jo” pyetjeve të mëposhtme:
• A funksionon ilaçi që përdorni në mënyrë të vazhdueshme dhe për pjesën më të madhe të dhimbjeve?
• A të zhduket dhimbja brenda dy orëve?
• A jeni në gjendje të ktheheni në gjendje normale brenda dy orëve pas marrjes së ilaçit?
• A ndiheni aq “të mbrojtur” nga trajtimi që bëni sa të mund arrini të planifikoni aktivitetet tuaja të përditshme?
Në rast se i jeni përgjigjur tri pyetjeve me “po”, atëherë terapia që po bëni është e duhura. Përkundrazi, në rast se keni dhënë dy herë përgjigjen “jo”, pilula nuk është e përshtatshme për dhimbjen tuaj. Në këtë rast, është më mirë të drejtohesh tek një mjek për të përcaktuar tipin e dhimbjes së kokës dhe kurën përkatëse.

9 këshilla kundër dhembjes së kokës
Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinoziti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore.

1. Mbani një listë të detajeve për dhimbjen e kokës

Provoni të mbani një listë rreth detajeve të dhembjes së kokës. Përveç se do të ndihmojë mjekun tuaj t'i identifikojë më lehtë arsyet dhe llojin e dhimbjes, kjo mund t'iu ndihmojë edhe juve. Për shembull: lloje të caktuara të ushqimit, stresi, cikli menstrual, drita e madhe, madje edhe ndonjë lloj parfumi mund t'iu shkaktojë dhembje koke. Në fillim nuk keni ide pse keni dhembje, por nëse i keni shkruar detajet e ndryshme atëherë shumë lehtë mund të vini tek arsyet. Kjo këshillë vjen direkt nga mjekët e njohur amerikane.

2. Shikoni me kujdes se çfarë po konsumoni
Ushqimi i caktuar shpesh mund të jetë shkaktar i paraqitjes së dhembjes së kokës. Dr Lisa Mannix, neurologe, ka thënë se shumë lloje të ushqimeve mund të përbëjnë elemente që tek njerëzit mund të ndikojnë negativisht. Ajo gjithashtu ka shtuar se vetëm 20 deri 30 për qind të njerëzve mund të identifikojnë llojin e ushqimit, i cili iu shkakton dhembjen e kokës. Por ajo preferon që njerëzit të fillojnë të dyshojnë në disa lloje ushqimesh të cilat njihen si shkaktues të problemeve. Vera e kuqe është një nga pijet që radhitet si shkaktare e dhembjes, pastaj vijnë edhe ushqimet që përmbajnë sodium nitrate, etj.

3. Konsumoni mjaftueshëm magnez

Magnezi relakson tensionin e gjakut dhe qetëson migrenën, kurse të dyja këto zvogëlojnë mundësinë e paraqitjes së dhembjes së kokës. Shtesat nga magnezi janë të preferuara. Nëse vëreni përmirësime filloni të konsumoni sa më shumë magnez: konsumoni perime të gjelbra, të cilat përmbajnë magnez.

4. Hani në mënyrë të rregullt

Vetëm ngrënia e rregullt e vakteve gjatë ditës mund të parandalojë paraqitjen e dhembjes së kokës. Mos i kaloni vaktet e ushqimit pa ngrënë sadopak. Kjo rekomandohet për arsye së truri juaj funksionon nga dy gjëra: oksigjeni dhe sheqeri i mjaftueshëm, i cili në tru arrin nga ushqimi i konsumuar. Kur sheqeri tretet, truri juaj ka nevojë për ushqim. Nëse shpesh ngriheni në mëngjes nga dhimbja e kokës, mjekët preferojnë të konsumoni ndonjë frutë para se të shkoni në shtrat në mbrëmje, sepse ajo do t'u ndihmojë të mos iu paraqiten dhimbjet e mëngjesit.

5. Kujdes me përdorimin e kafeinës, alkoolit e duhanit

Këto janë tri gjëra, të cilat ndihmojnë që dhembja e kokës të zhvillohet dhe të shtohet. Alkooli, sidomos vera e kuqe, janë ndër shkaktarët e dhembjes.

6. Bëni gjumë të rregullt

Të flini rregullisht mjaftueshëm dhe në kohë të duhur, madje edhe fundjavave, mund t'iu ndihmojë t'i mënjanoni dhembjet e kokës. Mjekët këshillojnë pacientët e tyre që të shkojnë në shtrat dhe të zgjohen në të njëjtën orë çdo ditë.

7. Bëni ushtrime rregullisht

Me anë të ushtrimeve shkaktohet prodhimi i endorfinës, një element natyral i eliminimit të dhembjeve në kokë. Për të bërë këtë preferohet 20 deri 30 minuta aerobi së paku tre herë në javë.

8. Menaxhoni me stresin

Stresi i madh mund të jetë shkak i shpeshtë i paraqitjes së dhembjes së kokës. Ekzistojnë teknika të shumta që mund të ndihmojnë në menaxhimin e stresit. Mund të provoni format e ndryshme të meditimit.

9. Akull i ftohtë

Ftohtësia mund të ndihmojë në zbutjen e dhembjes së kokës si një anestezues lokal. Mund të vendosni një peshqir të ftohtë apo ndonjë akull nga frigoriferi dhe provojeni ndoshta ndihmon në zbutjen e dhembjes së kokës.
 
Dhembja e kokës, migrena ja si qetësohet

Prek një ndër katër gra dhe një ndër 12 burra dhe për shumë njerëz në botë është një arsye e fortë për t‘u takuar shpesh me neurologun. Kulmin e arrin mes moshës 30-39 vjeç, por pas nuk ngelen edhe fëmijët. Kur bëhet fjalë për migrenën, gjërat nuk janë aq të thjeshta sa duken. Njerëzve që u dhemb koka në mënyrë kronike, ashtu si specialistët, e dinë shumë mirë se këto dhimbje nuk largohen kollaj, nëse për një kohë të gjatë është abuzuar me ilaçe të llojeve të ndryshme për të gjetur qetësi. Aq i madh është numri i atyre që vuajnë, sa në shumë vende të botës mjaft pacientë kanë krijuar edhe shoqatat e tyre, me qëllimin e vetëm për të sensibilizuar njerëzit për një sëmundje që shpesh nënvlerësohet, ose kurohet keq. E në fakt, shifrat janë vërtet alarmante. Dhimbja e rastësishme e kokës prek rreth 8 milionë evropianë çdo ditë, ku 3 milionë vuajnë nga ajo e formës kronike, që në pjesën më të madhe të rasteve e kërkojnë shpëtimin tek abuzimi me ilaçe, që ndikon drejtpërdrejt në shndërrimin kronik të problemit. Ndoshta jo rastësisht OBSH-ja e ka renditur dhimbjen e kokës, e sidomos migrenën, në listën e sëmundjeve që janë të vështira të shërohen. Kjo sëmundje prek zakonisht njerëzit që e kanë të trashëguar gjenetikisht, por jo vetëm ata. Stresi, tensioni, mënyrat jo korrekte të të jetuarit, ndryshimet klimatike, ushqime të caktuara, janë faktorë të rrezikshëm, që ndikojnë në shfaqjen e saj. Specialistët këshillojnë se duhet trajtuar mirë që në fillim, për të evituar që krizat të bëhen periodike.

Për lehtësimin e migrenës dhe cefaleas intensive:
Analgjezikët dhe anti-inflamatorët - Janë ilaçet më të përdorura, me të cilat abuzohet në shumicën e rasteve. Ato arrijnë të bllokojnë çlirimin e prostaglandinave, të cilat janë molekulat përgjegjëse të dhimbjes. Më të zakonshmit janë paracetamoli, ibuprofeni, aspirina dhe indometacina, që është më efikasja për migrenën, sepse është edhe ngushtuese e enëve të gjakut. Megjithatë, këto lloj tabletash janë të përshtatshme për dhimbjet sporadike dhe të lehta, por jo në rast se dhimbja e kokës është e vazhdueshme: në këtë rast, ka rrezik të mbytesh kot së koti me pilula.

Migrena dhe cefalea e përqendruar: triptanët. Ato janë arma më e mirë sepse riekuilibrojnë nivelet e serotoninës, neurotransmetuesit që rregullon qarkullimin e gjakut dhe aktivitetin nervor. Triptanët veprojnë në harkun kohor prej dy orësh dhe mund të merren edhe në momentin kur dhimbja ka filluar. Cefalea tensive: qetësuesit. Ilaçe të vjetra si valiumi, të marra në doza të vogla, mund të shërbejnë për të qetësuar muskujt dhe për t'i dhënë fund dhimbjes.


Sinoziti, kurat bimore që e kurojnë atë

Sinoziti është një sëmundje që lidhet me pezmatimin e hapësirave kockore (sinuseve) në pjesën e kafkës së fytyrës. Sinoziti shkaktohet nga bllokimi i derdhjes së sinuseve. Për pasojë, kjo sëmundje shoqërohet me dhembje koke dhe kryesisht në pjesën ballore, aty ku është e përqendruar sëmundja, në varësi të sinusit të infektuar. Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Sipas mjekëve, dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, nga sinoziti, deri te dhimbjet e forta të migrenës. Por disa mënyra të reja të trajtimit të dhimbjeve të kokës ofrojnë shpresa për të sëmurët. Një pamje e kompjuterizuar e trurit tregon reagimin e trurit kur njeriu provon dhimbje të migrenës, sëmundje e cila prek rreth 20 për qind të amerikanëve. Por problemi këtu sipas specialistëve të mjekësisë është se pacientë të tillë shpesh diagnostikohen gabim.
Shkaktarët
Më parë, njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së sinozitit grumbullimin e një pjesë të gjakut në hundë, por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktarë të shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, alkooli, uria, streset psikologjike, erërat e helmeve etj. Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa. Ndër ta përmenden mishi i huaj në hundë, shtrembërimi i kockës së hundës, ndryshimi i temperaturave, por edhe rrufa që mund të kalojë personi mund të çojë në sëmundjen e sinozitit. Veç këtyre, sinoziti mund të shkaktohet edhe si pasojë e sëmundjeve të tjera të organizmit dhe me anë të gjakut mund të infektohen edhe sinuset. Sinoziti mund të shfaqet edhe si pasojë i një inflamacioni të rrugëve të frymëmarrjes të hundëve, akut ose kronik, infeksioni dentar, grip, faktor alergjik. Por, sipas mjekëve, nga sinoziti mund të prekeni edhe nëse zhyteni në det me forcë. Vatra është energjia që aktivizon sistemin nervor dhe mund të ndryshohet lehtë nga stresi dhe ndryshimet klimatike. Kjo energji jo vetëm që ndikon në gjendjen shpirtërore, por shkakton sinozitin dhe dhimbje koke. Për të eliminuar shqetësime të tilla, kryhet dhara, një trajtim që konsiston në derdhjen shumë ngadalë, të vajit të nxehtë të sezamit në qendër të ballit të pacientit, i shtrirë në një shtrat të rehatshëm druri. Sipas disiplinës mjekësore, mesi i ballit është vendi i syrit të tretë, i cili është i lidhur me qendrat funksionale të trurit. Nëse ai stimulohet, rrit prodhimin e serotoninës dhe ndjesinë e kënaqësisë dhe relaksit.
 
Stresi
Zakonisht, sinoziti shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është i shpeshtë te njerëzit depresivë dhe me ankth. Për ketë arsye një nga metodat e kurimit të tij është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intensive. Nga ana tjetër, dhembjet e kokës kanë edhe dy shfaqje të tjera, që janë dhembja e kokës, që shfaqet si pasojë e migrenës dhe spondiliatrozës. Këto janë dy nga shqetësimet me të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë për të kuptuar sinozitin. Shfaqja tjetër e dhimbjes së kokës është shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni. Nëse kjo dhimbje është e fortë dhe e përsëritur është simptome e një sëmundjeje cerebrale, si: hematome, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Llojet e sinozitit
Sinoziti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave (seno) të parahundës. Sipas vendndodhjes së tij dallohen 4 lloje sinozitesh: sinozit të maxiles, sinozit të frontales, sinozit të etmoidales, sinozit të sfenoidales. Sipas përhapjes, sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur inflamacioni kap më shumë hapësira, quhet polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mucopolisakarid dhe qelizave ematike).
Kurimi
Diagnostikimi i saktë ka shumë rendësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi me i mirë kundër simptomave të sinozitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mëndsh. Shkencëtarët tani janë duke kryer prova për përdorimin me sa me efektivitet të ilaçeve triptan, që mund të merren nga goja, por edhe nëpërmjet injeksioneve. Këto terapi të reja bëjnë të mundur jo vetëm trajtimin e simptomave në përgjithësi, por shpesh eliminojnë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Mjeket thonë se ilaçet e llojit triptan janë të efektshme në më shumë se 80 për qind të rasteve, por ata rekomandojnë që personat që vuajnë nga sëmundje vaskulare duhet të shqyrtojnë përdorimin e alternativave të tjera të mundshme. Sipas mjekëve sinoziti nuk është një sëmundje e trashëgueshme. Por nëse sëmundja bëhet kronike dhe shoqërohet me komplikacione, atëherë nevojitet të bëhet ndërhyrja kirurgjikale. Sipas specialisteve të kësaj sëmundjeje, ndërhyrja kirurgjikale, nuk ka pasoja. Po sipas tyre, të tilla ndërhyrje në vendin tonë janë të pakta, pasi pacientët paraqiten te mjeku që në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes.
Moshat më te prekura
Kjo sëmundje më shumë e përhapur është te moshat e reja. Problemet me sinozitin, shpesh fillojnë që në moshën e adoleshencës, më pas bëhen më të renda rreth moshës 25-vjeçare. Sipas specialistëve të shëndetësisë, është shumë e vështirë të kesh probleme me sinozitin, në rast se nuk ke pasur më parë, gjatë kësaj moshe. Por të prekur nga kjo sëmundje janë edhe fëmijët, tek të cilët më shumë është i përhapur sinoziti etnoidal. Shkak për ketë, sipas mjekëve, nuk është leximi. Por ky faktor mund te jetë një shtesë i faktorëve kryesorë që shkaktojnë sinozitin, dhe jo një faktor më vete për të shkaktuar ketë sëmundje.
Ushqime me fibra për të evituar sinozitin
Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë që japin mjekët për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive, ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. ثshtë provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv ne funksionimin e organeve. Dhjete faktorë ndikojnë kryesisht në shkaktimin e sëmundjes së sinozitit, pjesa me e madhe e të cilave është e lidhur ngushtë me stresin, kushtet psikologjike dhe shkaqe arteriale dhe helmet e ndryshme. Tre janë medikamentet që përdoren për kurimin e sinozitit, medikamente që kryesisht përmbajnë kafeinë. Ato përdoren dhe janë të këshillueshme jo vetëm për pacientët në vendin tonë, por në të gjithë botën.
Uthulla e mollës qetëson sinozitin
Uthulla natyrale e mollës është jashtëzakonisht e mirë për një forcë magjike dhe vlerësohet shumë që të jetë pjesë përbërëse e jetës së përditshme. Për të gjithë ata që vuajnë nga sinoziti, këshillohet të pihet një gotë me ujë në te cilën është hedhur një lugë nga uthulla e mollës. Kjo kurë duhet të përdoret 7 herë në ditë për të pasur efektin e dëshiruar. Uthulla përdoret edhe për sytë që lotojnë. Një lugë uthull molle hidhet në një gotë ujë, në të cilën është hedhur dhe pak jod i holluar. Pihet një lugë gjelle para drekës. Kjo kurë është mirë të vazhdojë për 15 ditë. Përveç vetive kuruese, uthulla e mollës është shumë e preferuar të përdoret për sallata.

Këshilla- Kini kujdes nga ndryshimi i temperaturave.
- Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
- Ne rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që te konsumoni menjëherë kafe.
- Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
- Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plote dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.
- Kryeni vizita të herëpashershme te mjeku specialist, në veçanti kur pacienti vuan nga sëmundje të tjera dhe ka shpesh dhembje koke.
- Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë.
- Evitoni diellin në pikun e vapës.
- Në kohë plazhi kini kujdes nga zhytjet e menjëhershme në det.

Shkaqet e dhimbjes së kokës të femrat

Në rast se ditën e nisni me dhimbje koke atëherë shkaku kryesor i saj mund të jetë ndonjë problem psikologjik dhe në rastet më shqetësuese depresioni. Nuk është aspak çudi që dhimbjet e kokës të jenë shenjat e para të stresit apo një gjendjeje depresioni, një lidhje jo rastësore ekziston midis dhimbjes së kokës që shfaqet në mëngjes dhe çrregullimeve që vijnë gjatë gjumit. Simptoma më e shpeshtë neurologjike është dhimbja e kokës. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar nga ata psikologjikë e deri te tumoret.
 
Neurologjia regjistron këto tipe të dhimbjes së kokës:

- Psikogjen.
- Ndryshimet të numrit të syrit (anomalitë refractive, hipermetropia, astigmantizmi, miopia, etj).
- Dhembja adontogjene.
- Sëmundja e sinuzeve paranasalë.
- Hipertensioni arterial.
- Dhembja histaminike e kokës (sindromi i Hortonit).
- Dhembja traumatike e kokës.
- Dhembjet meningeale të kokës, të cilat janë të forta.
- Tumorët intrakranial.
- Gjakderdhja subarahnoidale.
- Migrena (hemikrania).
- Neurologjia e trigeminusit.
- Neurologjia vagale, etj.

Hemikrania

Migrena ose hemikrania (ndodh atëherë kur dhembja është periodike dhe kufizuar në njërën anë të kokës) shkaktohet nga mbyllja e enëve të gjakut (emboli) në tru. Një mbyllje e tillë është pasoje e rruazave të gjakut që përhapen me anë të qarkullimit të gjakut.

Simptomat specifike të migrenës janë:
-Rrahje pulsi të shpejta,
-Dhimbje në formë pulsimi të kokës,
-Dhembje e kokës me intesitet të lartë,
-Shtypje e lartë e gjakut.

Migrena është një ndër format më të përhapura të dhembjes së kokës dhe në 50% të rasteve, personat në cilat është e përhapur janë femra. Manifestohet edhe me një dhembje të fortë e pulsuese, që përgjithësisht godet vetëm gjysmën e kohës. Shumica e të sëmurëve trashëgojnë këtë sëmundje nga familja, te të cilat shumë pjesëtarë të saj kanë dhembje koke të njëjta. Një hipotezë, migrenën e shpjegon si vijon: fillimisht gjatë hipermisë reactive, serotonia lirohet nga trombocitet dhe i sensibilizon nociceptorët cranial, sistemin kininogjen. Sot, përveç ilaçeve antimigrenë (Sandomigran, Avamigran, Cafergot, Ditamin, betabllokuesit, antidepresivët, magnesiumi etj.) pacientit i duhet shpjeguar roli i tendosjeve fizike, psikike dhe emocionale gjatë sulmit migrenoz.

Simptomat e tjerat të migrenës janë:

- Shqetësime nga drita dhe zhurmat të cilat shoqërohen zakonisht me të përziera dhe të vjella.
- Iritueshmëri.
- Nervozizëm.
- Shok emotiv.

Këshilla për të luftuat dhimbjet e kokës

Dhimbja e kokës është një simptomë e përbashkët e shumë sëmundjeve. Ka mundësi të kemi vetëm dhimbje koke pa asnjë simptomë tjetër, dhe dhimbja në këto raste është pak domethënëse. Kur në kemi dhimbje koke, ndjesia mund të jetë e ndryshme si pulsuese ose edhe shpuese ose edhe djegie. Këto ndjesi mund të jenë të përqendruara në një zonë të caktuar apo edhe të shpërndarë në të gjithë kokën. Për të gjetur shkakun e cefaleas, duhet të lokalizojmë vendin e saj, momentin kur ajo fillon, natyrën e saj dhe në të njëjtën kohë të kërkojmë të kuptojmë nëse ajo vjen e vetme apo e shoqëruar me simptoma të tjera. Kujdes: Konsulto mjekun në të gjitha rastet por sidomos në ato raste kur:
1- Dhimbja e kokës shoqërohet me ngurtësim të qafës, humbje e mundësomë e vetëdijes, paralizë apo humbje e ndjeshmërisë.
2- Dhimbje koke e shoqëruar me nauzea ose e vjellur në mëngjes.

Tipe të ndryshme dhimbje koke:
1- Dhimbja e kokës nga tensioni: Ajo shpesh përqendrohet në pjesën prapa kokës dhe rrezaton në drejtim të qafës. Mund të japë ndër të tjera dhe ndjesinë e një fashe tek balli. Ajo vjen prapa një stresi apo prapa një periudhe mbilodhjeje. Relaksimi apo analgjetikët e thjeshtë janë përgjithësi të mjaftueshëm në kurimin e saj.
2- Dhimbja e kokës me temperaturë: Ajo shpesh është simptomë e ftohjes apo gripit. Nëse dhimbja lokalizohet në ballë dhe rritet nëse përkulemi përpara apo është e përqendruar në pjesën e sipërme të mollëzave dhe rritet sa herë në mbyllim nofullën atëherë shkaku mund të jetë sinusiti. Nëse rezulton e vështirë përkulja e kokës përpara nga një ngurtësim i qafës dhe nga dhimbja e kokës e gjithashtu nuk durohet drita e fortë atëherë ekziston rreziku i një meningjiti për të cilin duhet një konsultë e shpejtë me mjekun.
3- Dhimbja e kokës si pasojë e një traumë cerebrale: Kjo lloj dhimbje koke është e shoqëruar mbi të gjitha me lodhje dhe nauzea dhe mund të jetë shenjë e një hemorragjie cerebrale.
4- Dhimbja e kokës me ulje të aftësisë për të ecur dhe humbje vetëdije: Nëse ka humbje të vetëdijes, mund të jetë shenjë e hemorragjisë cerebrale apo dhe embolie. Duhet konsultuar shumë shpejt mjeku.
5- Dhimbja e kokës periodike, vështirësi shikimi dhe nauzea apo të vjella: Cefalea në këtë rast mund të jetë migrenë. Shpesh shumë pjesëtarë të një familje janë subjekt i sulmit të migrenës, sepse kjo lloj dhimbje koke mund të jetë e trashëgueshme. Dhimbja shpesh është e limituar në një krah të kokës. Personi që është subjekt është me të vërtetë i sëmurë dhe shpesh nuk mundet madje edhe të punojë. Kriza mund të vazhdojë edhe 1 ose 2 ditë. Migrena në përgjithësi lehtësohet nëse personi shtrihet në një vend me errësirë, të qetë dhe të freskët. Migrena mund të provokohet edhe nga disa ushqime si psh: çokollata apo vëra.
6- Dhimbja e kokës rreth syve: Dhimbja e kokës e cila lokalizohet rreth syve, për shembull kur subjekti lexon, qep apo bën ndonjë aktivitet tjetër i cili kërkon një sforcim të të parit, mund të jetë rrjedhojë e një ulje të vëzhgimit apo një dritë të pamjaftueshme.
7- Dhimbje në sy apo prapa tij: Kjo lloj cefale mund të jetë shenjë e një glaukome të mundshme.
8- Cefalea, nauzea dhe të vjella në mëngjes: Kjo lloj dhimbje koke mund të jetë rrjedhojë e marrjes me tepricë të pijeve alkoolike një natë më parë, por nëse simptomat përsëriten pa shkak mund të jetë edhe një shenjë e një tumori cerebral.

KثSHILLA Nث RASTثT E DHIMBJثS Sث KOKثS.

Dukë hequr rastet e cefaleas së rëndë, dhimbja e kokës mund të lehtësohet duke marrë antiinflamatorë apo analgjëzik nga goja. Në rastet kur personi vuan nga gastriti apo ulcera gastrike është më mirë të evitohen këto ilaçe dhe të preferohet paracetamoli i cili është më pak i dëmshëm për stomakun.

TO
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top