Recesioni, prill-qershor ekonomia greke ra në -0.2%

redi-

Anëtar i Respektuar
Ekonomia greke ka hyrë në fazën e recensionit. Kështu kanë deklaruar analistët e ekonomisë, pak ditë pas publikimit të shifrave për ritmet e zhvillimit ekonomik, të cilat kanë rënë nën zero për këtë vit. Sipas të dhënave zhvillimi ekonomik në tremujorin e dytë të këtij viti, ra në - 0,2 %, nga 3,4 % që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shkaqet për këtë rënie, sipas tyre janë ulja e ndjeshme e investimeve dhe eksporteve. Pritet që për të përballuar krizën, qeveria të japë rreth 2 miliardë euro, garanci për institucionet bankare, që do të kreditojnë bizneset. Këto shifra përgënjeshtrojnë përfundimisht parashikimet e qeverisë greke për dalje nga kriza ekonomike. Ai që është më shqetësues është rritja e nivelit të papunësisë. Në harkun kohor të një viti, listës së të papunëve iu shtuan 96 mijë persona, në një kohë që për muajt e parë të vitit 2010, parashikimet flasin se papunësia do të prekë rreth 10 % të popullsisë aktive. Por recensioni nuk ka goditur vetëm vendin fqinj.
Kriza dhe recensioni I ekonomisë kanë goditur edhe Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, të cilat për të përballuar goditjet në ekonomi kanë drejtuar sytë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Beogradi zyrtar kërkoi nga FMN 3 miliardë euro kredi. Qeveria tha se kjo shifër do të rrisë deficitin buxhetor të vendit me 4.5 % të PBB. Në dy vitet e fundit ekonomia ra me 3.5 dhe 6 %, duke u kuotuar nën nivelet zero. Po kështu edhe Bosnje Hercegovina, e cila kërkoi nga fondi 39 milionë euro, shumë kjo, në një pjesë të mirë të saj do të shpenzohet për ndërmarrjet e mesme, investimet në infrastrukturë dhe transport, mjedis dhe sektorin energjetik. Në Kroaci, defiçiti buxhetor ka arritur në majat e tij, rreth 40 miliardë euro. Shumë prej analistëve dhanë alarmin se ndoshta në pak kohë, qeveria nuk do të ketë më para për të paguar punonjësit në administratë. Po kështu, edhe Maqedonia po përjeton një rënie të madhe të prodhimit industrial në vend, pasi disa prej kompanive kanë ndërprerë aktivitetin e tyre për shkak të humbjeve të mëdha të shkaktuara nga rënia e çmimeve në tregjet botërorë. Të ardhurat nga taksat kanë rënë me 20 %. Ndërkohë, qeveria në Tiranë si dhe Banka Botërore kanë pranuar se Shqipëria po vazhdon të ruajë një rritje ekonomike të qendrueshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top