Realizohet për herë të parë transplanti i fytyrës në SHBA
Kirurgët kanë ndryshuar 80 për qind të fytyrës së një gruaje, duke vendosur kockat, dhëmbët, muskujt dhe nervat, si dhe duke shënuar kështu transplantin e parë të fytyrës në SHBA.
Ata thanë se gruaja kishte kaluar një traumë e rëndë që e kishte shpërfytyrar. Per pasojë ajo nuk mund të merrte frymë normalisht, të qeshte dhe të shijonte. Klinika nuk tha detaje se kush ishte donatori që i tha fytyrën, teksa bëri të ditur lajmin e transplantit në një konference shkencoro-mjekësore.
Ky operacion është i katërti i realizuar në gjithë botën. Kirurgët francezë ndryshuan fytyrën e një gruaje në vitin 2005, pasi ajo ishte shpërfytyruar nga kafshimi i një qeni. Doktorët thanë se rezultatet e mira bënë që të inkurajohen edhe për dy operacione të tilla vitin që shkoi.
Operacioni në SHBA u bë dy javë më parë dhe doktorët ndejtën plot 22 orë në sallën e operacionit për të realizuar këtë transplant të vështirë. Për ti ndryshuar pacientes kockat, muskujt venat e gjakut dhe nervat. “Ne transpormuam lëkurën, gjithë muskujt facial, muskujt e buzës, të hundës, sinuset, dhëmbët dhe nervat facial”, tha Francis Papay, shef i Klinikës së dermatologjisë dhe plastikës. “Shpresat tona janë që ajo të mund të qeshë sërish”, shtoi doktori.
Ne e dimë që janë shumë pacientë që qendrojnë brenda mureve të shtëpisë sepse janë të adandonuar nga shoqëria, ato kanë frikë të dalin në rrugë për shkak të problemeve që kanë në fytyrë për arsye të ndryshme, si dëmtime apo probleme genetike. Pacientët tanë janë të turpëruar, tha doktori. Ndërsa shtoi se ne shpresojmë shumë se për këtë grup pacientësh special të mundësojmë rikthimin e jetës active të dalin lirshëm nga shtëpia.
“Kjo nuk është një ndërhyrje kozmetike, fytyra është identiteti i njeriut”, tha dr. Eric Kodish, biokimist që e miratoi këtë operacion. Një person që ka pësuar traumë dhe deformim të fytyrës, shkon drejt degradimit si njeri. Ne shpresojmë që pacientët tanë të jenë në gjendje të qeshin sërish, thanë doktorët që realizuan këtë operacion, që falë zotit shkoi mirë.
Cdodite