Real Madridi klubi i shekullit XX

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Real Madridi është emëruar skuadra më e mirë e shekullit XX, pas një studimi të kompletuar të realizuar nga Federata Ndërkombëtare për historinë dhe statistikat e futbollit (IFFHS).

Gjiganti spanjoll zuri vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Juventusi që u rendit i dyti, derisa Barcelona, Milani dhe Bayern Munichu plotësojnë pesë vendet e para.

Rangimi i skuadrave është bërë në bazë të titujve të fituar ose renditjes në tabela nëpër gara të ndryshme. Ndërsa me anë të një sistemi të pikëve, janë vlerësuar klubet për paraqitjet e tyre në Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA, Kupën e Kupave të Evropës, Kupën Mitropa, Kupën Latine dhe Superkupën e Evropës.

Lista e dhjetë klubeve më të mira të shekullit XX:

1. Real Madrid (563.50)
2. Juventus (466.00)
3. FC Barcelona (458.00)
4. AC Milan (399.75)
5. Bayern Munich (399.00)
6. Inter (362.00)
7. Ajax (332.75)
8. Liverpool (300.25)
9. Benfica (299.00)
10. Anderlecht (231.00)
*telegrafi*
 

Attachments

  • f.0910151426390_m.jpg
    f.0910151426390_m.jpg
    29 KB · Shikime: 11
Kjo statistika po qe eshte tamam , po nje statistike tjeter qe kishin nxjerre ca skuadra qe ne itali nuk njihen si fiorentina siper milanit kto si arrij ti kuptoj , ndersa kjo statistike eshte e rregullt .:)
 
se di cte te them
shiko burimin nga eshte marre dhe drejtoi pakenaqesite
 
Ke te drejte po asnje nuk ishte dakort me ate statistike prandaj thashe . Po persa i perket ksaj eshte ok :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top