Kresha
A pretty face can never trick me
Shpërndarja e dhuratave për fundvit, nga Bashkësia Ungjillore “Ringjallja”, në disa shkolla fillore të komunës, ka nxitur reagimin e krerëve të Bashkësisë islame (KBI) në Gjilan, për faktin se ato janë shoqëruar edhe me fletushka me propagandë fetare të krishterë.
Drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan thanë se ky reagim i tyre për këtë çështje vije edhe për faktin se shumë qytetarë, prindër të filloristëve ku janë shpërndarë këto dhurata, siç thanëata, të mbështjella me propagandë fetare të krishtere, shqetësimet e tyre i kanë paraqitur tek KBI - në Gjilan.
Naim Aliu, kryetar i KBI-së ka thënë se janë njoftuar se iu janë shpërndarë fëmijëve të shkollës fillore “Abaz Ajeti", dhurata për festat e fundvitit të shoqëruara me propagandë fetare të krishtere nga “Bashkësia Ungjillore Ringjallja, dhe të njëjtën gjë e kanë bërë një ditë me parë edhe në shkollën fillore në Zabel.
“Këshilli I Bashkësisë Islame ndjehet i shqetësuar me këtë veprim të Bashkësisë Ungjillore “Ringjallja” dhe gjithashtu me Drejtorinë e Arsimit në Gjilan dhe drejtorinë e shkollave ngase e tëra ka qenë një veprimtari e organizuar. Kjo bie ndesh me përkatësinë fetare të nxënësve dhe natyrën e tyre besimtare. Ata nuk duhet të lejojnë që fëmijëve tanë tu bëjnë një propagandë të tillë fetare”, ka thënë Aliu.
Kreu i KBI në Gjilan thotë se këtë reagim të tyre e bëjnë edhe për faktin se një pjesë e madhe e prindërve kanë ardhur në zyrat e tyre për t'i shprehur pakënaqësitë.
“Që të mos ketë reagime apo veprime individuale ne kemi vendosur që si institucion përgjegjës të reagojmë publikisht duke lutur të gjithë që të pengojnë veprime të tilla dhe për propagandë fetare të mos shfrytëzohen fëmijët", thotë Aliu.
Ai tha se Bashkësia Islame është për tolerancë fetare dhe aktivitete humanitare të cilat i mirëpresin në çdo rast, por ajo gjithsesi duhet të bëhet duke respektuar identitetin fetarë dhe institucionet publike, larg fëmijëve të mitur dhe në veçanti në forma të organizuar nëpër shkolla publike, si në rastin në fjalë.
“Sikur kjo propagandë të bëhej nga Bashkësia islame, gjë të cilën kishim konsideruar normale sepse të gjithë fëmijët e shkollës “Abaz Ajeti": janë të besimit Islam, sigurisht që reagimet do të ishin evidente ashtu siç i gjejmë shumë herë. Aq më tepër kur tani kemi rastin ku fëmijëve ju është servuar një propagandë e një feje tjetër e pa njohur për ta”, ka thënë Aliu..
Ai ka kërkuar nga bashkësitë fetare të jenë të kujdesshëm në veprimet e tyre dhe raste të tilla mos të përsëriten më, në mënyrë që të mos ketë reagime të cilat do të prishnin harmonin fetare.
“Toleranca ndërfetare gjithsesi duhet të ruhet dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë”, ka thënë kryetari i KBI-së në Gjilan Naim Aliu, për të prezantuar edhe fletushkën “Dhurata më e madhe për të gjithë” që flet për Jezusit, dhe e cila, sipas tyre, ka qenë pjesë e çdo dhurate të shpërndarë për nxënësit e shkollave të lartpërmendura. /2lonline/