Reagimi i Avramopulos, Nishani: Vlerësojmë historinë, por s’kemi pretendime territori

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANث- Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka deklaruar sot se Shqipëria e vlerëson historinë e dsaj më gjithë problemet e shumta që e kanë shoqëruar, por shikimi i vendit është nga e ardhmja që do nderohet së bashku me fqinjët.

Bujar-Nishani.jpg


Deklarata është bërë në përgjigje të interesit të medias për reagimin e ministrit të Jashtëm grek dhe anulimin e vizitës së tij pas deklaratës së Berishës për Shqipëri nga Preveza në Preshëvë.
“Momente të festimit të përvjetorëve të ndryshëm që lidhen me pavarësinë janë pjesë e vlerësimit të historisë, ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin që Shqipëria kurrë nuk kanë pasur qëllime të këqija ndaj fqinjëve, për të rrëmbyer territore, tentativa për të goditur fqinjët”- tha ai.

Sipas Nishanit, sot më shumë se kurrë megjithëse të penalizuar nga historia, shqiptarët kanë promovuar parimet e bashkëjetëses dhe fqinjësisë së mirë.

“Nuk kemi pretendime territoriale për vendet fqinje, por në referimet e historisë në ditë të tilla mund ti referohemi ngjarjeve historike, nuk përbën cenim të interesave të kurrkujt tjetër, ne do vlerësojmë historinë tonë me problemet që kemi pasur, por vendi ynë ka deklaruar se shikimi ynë është nga e ardhmja dhe këtë do e ndërtojmë së bashku me fqinjët”- tha ai.
Burimi: panorama



Shqipëria etnike, Avramopulos anulon vizitën në Tiranë

Nga: Fejzi Braushi

Acarohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka refuzuar dje të jetë i pranishëm në Tiranë për të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shkak është bërë fjala e mbajtur nga kryeministri Sali Berisha dy ditë më parë në Vlorë, ku në një fjalim të tijin falënderonte burrat e kombit që më 28 Nëntor 1912 shpallën pavarësinë e Shqipërisë etnike nga Preveza në Preshevë dhe nga Shkupi në Podgoricë. Një fakt i tillë është bërë i njohur nga vetë Ministria greke e Punëve të Jashtme, e cila në një njoftim zyrtar bën të ditur se deklarata të tilla nuk i shërbejnë miqësisë së mirë mes dy vendeve. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi nga qeveria shqiptare, e cila po dje bëri të ditur se deklarata e Kryeministrit shqiptar ishte në kontekstin historik të para 100 viteve dhe se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial.

images-328-150x150.jpg

Anulimi
Ashtu si Presidenti maqedonas një ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të programuar me rastin e festës së 100- vjetorit të Pavarësisë.
Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Greqisë dje në mesditë është bërë e ditur se Avramopulos kishte anuluar udhëtimin për në Shqipëri, në shenjë proteste për deklaratën që kryeministri shqiptar, Sali Berisha kishte mbajtur në datën 27 nëntor gjatë festimeve në Vlorë. “Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopoulos anuloi vizitën në Tiranë në minutën e fundit, duke shprehur kështu frikën e qeverisë greke ndaj deklaratave të Kryeministrit shqiptar gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë”, – thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, por pa specifikuar se për cilën pjesë të deklaratës së kryeministrit Berisha bëhej fjalë.
Ndërkohë, më vonë mediat greke duke iu referuar pikërisht burimeve nga Ministria e Jashtme greke, njoftuan se bëhej fjalë pikërisht për pjesën hyrëse të fjalës së Kryeministrit shqiptar, ku ai i quante pjesë e trojeve të Shqipërisë etnike trojet e Prevezës, e cila sot gjendet brenda kufirit shtetëror grek.


Pasojat
Më tej në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë theksohej se deklarata e Kryeministrit shqiptar nuk i shërbente klimës miqësore të marrëdhënieve mes dy vende, duke kërcënuar në të njëjtën kohë se ajo mund të bëhet pengesë për bashkëpunimet mes dy vendeve në fushën politike apo edhe atë ekonomike, siç është edhe rasti i projektit TAP.

“Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në klimën e miqësisë, besimit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe as ndihmojnë zhvillimet për iniciativat e përbashkëta në sektorë të tillë si politika, ekonomia dhe ato të energjisë”, – thuhet në këtë njoftim. Megjithatë, bëhet fjalë për një qëndrim të minutës së fundit të ministrit grek, pasi vetëm një ditë më parë, pra në datën 27 nëntor, po kjo ministri lajmëronte se ai në datën 28 Nëntor do të ishte në Shqipëri, i ftuar nga homologu i tij shqiptar, Edmond Panariti, me rastin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.

“Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopulos do të vizitojë Tiranën ditën e mërkurë, nëntor 28. 2012, me ftesë të homologut të tij shqiptar, për të marrë pjesë në ngjarjet që shënojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, – thuhej në këtë njoftim.
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri Avramopulos kishte programuar të takohej me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Gjithashtu ai do të takonte kryepeshkopin Anastas të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të minoritetit grek.


Berisha qetëson grekët: Deklarata në kontekstin historik, jo pretendime territoriale

Shqipëria ka qetësuar dje Greqinë se nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj saj. Duke marrë shkas nga veprimi i ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos dhe njoftimi që ai kishte publikuar në faqen zyrtare të institucionit që ai vetë drejton, qeveria shqiptare ka reaguar duke sqaruar se vendi ynë nuk ka pretendime ekspansioniste territoriale ndaj asnjërit prej shteteve fqinje. Me anë të zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, kryeministri Berisha bëri të ditur dje se deklarata që ai bëri dy ditë më parë në Vlorë ishte në kontekstin historik, kur edhe ishte shpallur pavarësia, dhe se nuk ka të bëjë me realitetin e tanishëm. Zëdhënësja e Kryeministrit, e pyetur mbi deklaratën e bërë nga kryeministri Berisha dje në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, thekson se “deklarata e Kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë të Jugut, Veriut apo Lindjes”.

Gjatë fjalimit të mbajtur dy ditë më parë në Vlorë, Kryeministri shqiptar do të shprehej: “Mirëmbrëma Vlora! Mirëmbrëma mbarë Shqipëria e shqiptarët kudo ku jeni! Përshëndetjet më vëllazërore nga Vlora e Flamurit, Vlora e Ismail Qemal Vlorës, Vlora e Pavarësisë. Mirënjohjen më të thellë për këtë pritje vëllazërore! Do të lexoj këtu para jush, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, më 28 Nëntor të vitit 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën Aktin e Pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100-vjetorin”.


PDIU: Greqia mos të trembet nga çështjet e vërteta

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që përfaqëson interesat e komunitetit çam, ka reaguar dje për anulimin e vizitës së ministrit Avramopulos, duke theksuar se kryediplomati grek nuk duhet t’u trembet ndjenjave të pastra patriotike dhe aq më shumë çështjeve të vërteta dhe të drejta. Në një deklaratë të shpërndarë dje për mediat, PDIU theksonte se ministri i Jashtëm grek “nuk duhet të trembet nga ndjenjat e pastra të patriotizmit shqiptar dhe aq më pak nga çështjet e drejta të kombit tonë, si çështja çame, të cilat janë nëpërkëmbur padrejtësisht nga shteti grek”.

Më tej PDIU në këtë deklaratë i bën thirrje qeverisë greke t’i japë zgjidhje sa më shpejt çështjes çame, që siç theksohet në të, “është e vetmja çështje që pengon marrëdhëniet shqiptaro-greke”. “Për aq sa qeveria greke tenton të mbulojë diellin me shoshë, marrëdhëniet shqiptaro-greke nuk mund të gjejnë përmirësim. Shqipëria u shpall e pavarur nga Preveza në Mollë të Kuqe! Ministri i Jashtëm grek, në vend të tentojë të shtrembërojë historinë duke krijuar incidente false, duhet të kontribuojë që të gjendet rruga e përbashkët e zgjidhjes së çështjes çame”, – përfundon deklarata e PDIU-së.
 
Back
Top