Media serbe lajm kryesor sot kanë pasur votimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, për të rekomanduar që Kosova të pranohet në këtë organizatë. Për këtë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe duke shtuar se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s mund të vendos çfarë të dëshirojë , por historia nuk mund të fshihet.
“Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s mund të vendos çfarë të dëshirojë, por historia nuk mund të fshihet, sepse kjo ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë trashëgimia kulturore dhe fetare serbe në Kosovë”, tha Ivica Dacic.
Sipas televizionit kombëtar serb Kosova, është prezantuar pa asnjë simbol shtetëror dhe se Thaçi hyri në dhomë ku u mbajt takimi, por u largua shumë shpejt. Mediat serbe po ashtu kanë shkruar për shtetet të cilat votuan pro dhe kundër këtij vendimi.
Kundër rekomandimit ishin Rusia, Kina, Kuba, Brazili, Spanja dhe Argjentina, ndërsa mbështetësit e propozimit të Shqipërisë ishin Austria, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Sllovenia, Britania, Suedia, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe SHBA-të.
/express/