Reagimet kundër vendimit të Metës për Teatrin, Presidenca Keqardhje!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Reagimet kundër vendimit të Metës për Teatrin, Presidenca Keqardhje!

presidenca-c1200x600.jpg


Pas kthimit në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, një sërë reagimesh pasuan vendimin. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi një zhgënjim vendimin e Metës, ndërsa opozita e përshëndeti vendimin për kthimin e ligjit.

Presidenca ka reaguar sot me anë të zëdhënësit Tedi Blushi, ku thuhet se Meta po ndjek reagimet politike pas vendimit dhe shpreh keqardhjen për të gjitha deklaratat emocionale e të pathelluara.

“Presidenti i Republikës, duke ndjekur reagimet politike pas publikimit të dekretit për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit, shpreh keqardhjen për reagimet sipërfaqësore, emocionale e të pathelluara”, thuhet në komunikimin e Tedi Blushit, zëdhënësit të presidentit Ilir Meta.

Më tej në reagimin e tij Tedi Blushi bën me dije se Presidenti Meta i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjithë arsyetimin, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi.

Sipas presidencës nëse të gjitha palët do të udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe publik, jo vetëm garantohet ruajtja e kompleksit teatror e restaurimi i tij si pjesë e trashëgimisë kombëtare, por edhe garantohet ndërtim i teatrit të ri në mënyrën më transparente e më të përgjegjshme, duke respektuar plotësisht legjislacionin aktual si dhe duke shmangur çdo konflikt artificial.


(gazeta-Shqip.com)
 
Teatri, Balla akuza Metës: Mbështet lojën e opozitës, ligji rivotohet në shtator

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, është shpallur edhe zyrtarisht i papranueshëm nga mazhoranca.

Pas reagimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e mohoi zhgënjimin nga akti i Metës dhe e “thumboi” duke thënë se nuk pati fuqinë të dilte përtej familjeve politike, kundër vendimit të Kreut të Shtetit është rreshtuar edhe kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Në Facebook, ai shkruan se “sot, Presidenti zgjodhi të mbajë gjallë farsën e opozitës me teatrin”.

“Fatkeqesisht sot thirrjeve te Lulit e Mones iu përgjigj Presidenti i Republikës. I cili, deri me sot, ka patur një sjellje te admirueshme, duke mos u bere pale as e politikave te familjes se tij, as e lojërave te partisë se tij. Të po të njëjtëve individë qe protestonin kundër parkut te lodrave, kundër bulevardit te ri, kundër Rilindjes Urbane ne çdo qytet te Shqipërisë. Ai qe jave me pare i bënte thirrje autoriteteve shtetërore te gjenin gjuhen me artistet sa i takonte projektit te teatrit, sot vendosi kundër vullnetit te artisteve, duke mbështetur lojën e opozitës”, shtonë më tej me ashpërsi Balla.

Ai madje i rikthehet 21 janarit të vitit 2011, duke thënë se “Lulzim Basha Minister i Brendshem dhe Sali Berisha Kryeminister akuzonin protestusit dhe opozitën për grusht shteti”.

“Sot, 7 vjet me pas, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, qe te dy ne opozite, akuzojnë shumicën qeverisëse për grusht shteti. Me një gjuhe qe nuk ka asnjë lidhje me aspiratat Evropiane te Shqipërisë se vitit 2018, kreu i opozitës kërcënoi sot me ruspa e dinamit sipermarresit shqiptare dhe arkitektet e huaj. E gjithë kjo sjellje pritej, qofte nga Luli, qofte nga Mona. I kishim dëgjuar edhe me pare klithmat e tyre te dëshpëruara, si ne rastin e parkut te lodrave, si ne rastin e stadiumit kombëtar, si ne shume e shume episode te tjera te opozitës se tyre shterpe”, thekson Balla.

Në fund kreu i Grupit të PS thekson se “shumica parlamentare, në mbështetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutës, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjëherë sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator”.

Kjo, sipas Ballës për t’i dhënë shqiptarëve dhe artistëve një Teatër të ri, modern dhe dinjitoz.


Mosdekretimi i ligjit për teatrin, PD: Akt i përgjegjshëm i Presidentit!



Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi pasditen e së premtes se “vendimi i Presidentit për kthimin në Parlament të ligjit për teatrin është akt i përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës dhe trashëgimisë kulturore”.

“Partia Demokratike përshendet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri. Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen! Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri i Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove. Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri”, deklaroi Zhupa.

“Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion. Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës”, shtoi zëdhënësja e PD-së.


(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top