Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

BeniT

Donatorë
Kundër tendencave për grabitje te ikonës sonë, Nënës Terezë

Me Ikonën tonë kombëtare Nënën Terezë, nuk duhet lejuar të luhet, të abuzohet, e, më së paku, ajo nuk mund të përvetësohet. Nëna Terezë nuk mund të shpallet vlerë e askujt, ngase ajo është vlerë e gjithë njerëzimit, por, mbi të gjitha, ajo është e gjakut dhe rrënjëve shqiptare, argument ky që s'do koment, ngase si i tillë është i mirëditur në gjithë globin, ku dihet e shkruhet për ikonën tonë kombëtare, Nënën Terezë. Këtë fakt ajo e ka vulosur me fjalët e saj, me dëshmitë e saj, me shkrimet dhe intervistat e saj, e mbi të gjitha, me vetë atë që është jeta e saj. Në këtë kontekst, ne komuniteti i shkrimtarëve, intelektualeve, artistëve shqiptar të kudo ndodhur, e vlerësojmë tejet fyese tendencën maqedonase për të nëpërkëmb identitetin e saj shqiptar, nëpërmjet lojës së ligë që po luhet me Shtëpinë përkujtimore në emër të nobelistës sonë, Nënës Terezë, ku thuhet se gjitha sendet dhe materialet që do të prezantohen, janë në gjuhën maqedonase. Ne jemi të indinjuar thellë me këtë akt jo civilizues dhe së këndejmi shprehim revoltën tonë kundruall kësaj tendence të marrë, e cila tendencë përpiqet të kulmon me ndërtimin e Kishës Ortodokse mbi themelet e shtëpisë së Nënës Terezë.

Për ne nuk është asgjë e re tendenca qëllimkeqe, e cila vjen nga shteti maqedonas për të përvetësuar, ikonën tonë Nënën Terezë, nëpërmjet zhbërjes së gjurmëve e të rrënjëve të saj. Kjo përpjekje dashakeqe është në vazhdon e tendencave të herë pas hershme që shfaqin mendjet e marra, për të përvetësuar figurat tona madhore, shenjat e identifikimit nacional nga fqinjët tanë gllabërues. Rasti i përurimit të Shtëpisë Përkujtimore kushtuar humanistes dhe të lumes Nëna Terezë, dëshmon edhe njëherë sheshazi se shteti maqedonas me gjithë aparaturën e tij është vënë në shërbim të idesë së marrë, për të tjetërsuar identitetin e Nënës Terezë, nëpërmjet maqedonizimit të saj dhe zhdukjes së gjurmëve të saj shqiptare, në Shkup. Ky është një precedent alogjik, absurd, aspak human dhe shumë djallëzor, që më së paku ndihmon marrëdhëniet ndëretnike, në këto pjesë të trazuara të botës. E, mbi të gjitha kjo mënyrë e abuzuarit me këtë Shenjtëreshën tonë shqiptare, nuk i rri për shtati humanizmit, emrit dhe veprimtarisë së Nënës Terezë, e cila tërë jetën e saj ja ka kushtuar paqes, dashurisë dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve.

Nënshkrues:

Ali Podrimja (Kosovë)

Dritoro Agolli (Shqipëri)

Antonë Nikë Berisha (Kosovë- Itali)

Zef Skiro Di Maxho (Hora Arbëreshe, Itali)

Pandili اina (Shqipëri)

Xhevahir Spahiu (Shqipëri)

Fatos Arapi (Shqipëri)

Moikom Zeqo (Shqipëri)

Sadik Bejko (Shqipëri)

Akil Koci (Kosovë-Angli)

Ndue Ukaj (Kosovë)

Luan Daka (Kosovë)

Basri اapririqi (Kosovë)

Ibrahim Kadriu (Kosovë)

Jeton Kelmendi (Kosovë)

Sali Beqiraj (Kosovë)

Agim Gjakova (Kosovë)

Mazllum Seneja (Kosovë)

Frrok Kristaj (Kosovë)

Prend Buzhalen (Kosovë)

Engjëll I. Berisha (Kosovë)

Lekë Musolli (Kosovë)

Rrok Berisha (Kosovë)

Sarë Gjergji (Kosovë)

Fehmi Ajvazi (Kosovë)

Nikolle Kerhanaj (Kosovë)

Labinot Berisha (Kosovë)

Edita Kuci Ukaj (Kosovë)

Fatime Ahmeti (Kosovë)

Mikel Gojani (Kosovë)

Besim Muhadri (Kosovë)
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Afer mendsh. Nene Tereza sherben si mur qe ndan shqiptaret nga shqipfolesit antishqiptare.
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

po zeri I shqiptareve te maqedonise ku eshte? apo jane te zene me zenkat dhe grindjet partiake aty?
sllavorusetevgjitokarpatosiberianet e er dhur ne trojet tona duan te na I marin pervec trojeve,historise,kultures tani dhe figurat e shquara,eliten tone??
moren mesime nga greket per keto[/B gjera?
mire te na I bejne kur ne I ulim vete vlerat e figurave historike tonat,i nencmojme ata,njerit ja heqim bustin,tjetrit ja heqim emrin nga universiteti,tjetrin e nxjerim qe ka luftuar per fe dhe jo per atdhe,tjetres themi qe eka vendin ne ferr ,etjetj. turp dhe vetem turp mund te them.tani le te dalin dhe te flasin disa pseudopatriote cduhet bere?
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Cduhet bere !!! Mire te na behet dhe mire e the sepse kur u japin shume te drejta shqipfolesve antishqipetar dihet qe do na hipin ne koke .
Kush do e mbroje historine e popullit tone : Politikanet perversa ? Saliu koketrashe ? Nano burgaxhiu ?
Ata pak koka qe kane dale ta mbrojne token tone asnje nuk i degjon .
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

po zeri I shqiptareve te maqedonise ku eshte? apo jane te zene me zenkat dhe grindjet partiake aty?
sllavorusetevgjitokarpatosiberianet e er dhur ne trojet tona duan te na I marin pervec trojeve,historise,kultures tani dhe figurat e shquara,eliten tone??
moren mesime nga greket per keto[/B gjera?
mire te na I bejne kur ne I ulim vete vlerat e figurave historike tonat,i nencmojme ata,njerit ja heqim bustin,tjetrit ja heqim emrin nga universiteti,tjetrin e nxjerim qe ka luftuar per fe dhe jo per atdhe,tjetres themi qe eka vendin ne ferr ,etjetj. turp dhe vetem turp mund te them.tani le te dalin dhe te flasin disa pseudopatriote cduhet bere?
Jane muslimane ata e muslimanet se duan nene Terezen
Kam degjuar nje dokumentar te Top- chanel per kete punen nder shipo te Maqedonise sa me ka tronditur krejt
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

ne krahinen e maqedonise shqiptare feja eshte perqendruar si shume dhe nuk merren parasyshe gjerat me madhore e lere per nane terezen qe nuk pyet kush.
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Maqedonia eshte kthyer ne celule islamike shqipfolese... :(
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Maqedonia eshte kthyer ne celule islamike shqipfolese... :(

epo tju rroje dhe me jete te gjate o Nostra pasojat do ti shikojne me vone....
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

epo tju rroje dhe me jete te gjate o Nostra pasojat do ti shikojne me vone....

------------------------------------------------------------------
u bere dhe ti si ato protestuesit ne Elbasan ne 2001_shin qe u cuan duke kerkuar falje Amerikes, duke thene ne nuk jemi popull mysliman por na e kan imponuar kete fe ju lutem mos na bombardoni.

edhe tek ti dhe nje pjese e shqiptarve shfaqet nje panik.


ka mbaruar lufta fetare kete dekade do shikoni te gjithe qe bota arabe dhe amerikanet do perqafohen si femije, lol
 
Titulli: Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

epo tju rroje dhe me jete te gjate o Nostra pasojat do ti shikojne me vone....

Problemi eshte se ato pasoja po i shofim dhe do i shfim akoma me qart edhe ne shqiptaret e Shqiperise Londineze, pasi celulat vehabiste ne Shqiperi u futen dhe u krijuan pikerisht nga ato te shqiptareve te maqedonise....Ishin keta (dikush i pavetedijshem dhe dikush i vetedijshem) qe me politiken e tyre anti-shqiptare dhe me dollarret e arabeve filluan ndertimin e xhamijave te stilit magyp-arab (pa lidhje fare me kulturen ndertimore shqiptare), filluan adoptimin e jetimeve dhe lavazhon e trurit te tyre duke krijuar ne mes te shqiperise nje arabi te vogel dhe te rrezikshme !!!

Perandori i Romes Kostandini i Madh me origjine ilire e ktheu qellimisht fene monoteiste te çifuteve krishtere ne fe dhe ideologji shteti, e ktheu qellimisht fene ne insitucion politik pasi kuptoi se me ane te 1 feje te vetme do fitonte, do kishte kontrollin e nje perandorie te madhe qe do qeverisej me kollaj dhe me thjesht jo vetem me dhune dhe lufra fizike por me dhune dhe luftra psikologjike. Dhe te njeten gje ben edhe shume e shume perandori te tjera pas tij si ajo Bizantine, ajo Otomane, ato Kineze etj te cilat perdoren fete per ndryshimin psikologjik dhe etnik te çdo kombi qe pushtonin dhe sundonin, dhe si rrjedhoj kontrollin e tyre, te tokave dhe pronave te tyre, te ekonomise dhe politikes se tyre.
Te njeten gje qe po ben Janullatos dhe shteti grek ne Shqiperi po e bejne arabet dhe perendimoret me ane te feve dhe ideologjive te tyre perkatese ... Fete dhe politika jane copa te te njetit pazell: degradim dhe degjenerim te intelektit dhe inteligjences humane !!
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top