Rasmussen: Shqipëria, vend model në NATO

eGo0sTyle

System Engineer
rasmussen-300x199.jpg

Shqiperia vleresohet si nje prej vendeve model brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për zbatimin e detyrimeve në fushën e mbrojtjes. Deklarata eshte bere nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, gjate nje interviste dhene per BBC-ne.
Ne fjalen e tij, Rasmussen e rendit Shqipërinë, mes 4 anëtarëve të vetëm të Aleancës në Europë që harxhojnë kuotën e përcaktuar nga NATO për vendet e anëtarësuara.
Ai ka leshuar kritika ndaj shume shteteve te anetaresuara, duke konstatuar nder to mungesë të plotësimit së detyrimeve për Mbrojtjen.
Sipas tij, vetëm Shqipëria, Greqia, Britania e Madhe dhe Franca harxhojnë 2 % të GDP-së për mbrojtjen, nderkohe q ete tjerat mbeten pas ne kete aspekt.
Ai terhoqi vemendjen ndaj vendeve anetare te jene aktive dhe te pergjegjshem ne plotesimin e gjithe detyrimeve qe kushtezon pjesëmarrja ne kete aleance te rendesishme.
 
Back
Top