Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Raporti sekret: Beogradi shpenzoi 145 milionë euro për të destabilizuar Kosovën

Një raport i një media investigative serbe thekson se qeveria e Beogradit ka shpenzuar 145 milionë euro për Kosovën, por nuk dihet destinacioni i parave.





Portali insajder.net thekson se 15 ministri janë pyetur mbi rrugën e parave të derdhura në një fond sekret.

“Për 4 vjet janë harxhuar 145 milionë euro në projekte të ndryshme të alokuara nga 12 ministri të qeverisë serbe, por asnjëra nuk jep detaje për shpenzimet”, thekson raporti i publikuar sot.

Situata është e njëjtë me vitin 1992, kur Vojislav Sheshel i kërkoi Slobodan Milosheviçit duke i thëne se “ku i çove 12 milionë dollarët e destinuar për të destabilizuar Shqipërinë?”

Pra pyetja është: kush i ka marrë këto para?!

E njëjta gjë edhe këtë herë, ku fakt është që prej kohës kur janë dhënë këto para Kosova ka qenë në gjendje të pastabilizuar si në politikë, ekonomi dhe situatë sociale, por nuk janë gjetur se ku kanë shkuar këto para.

Portali insider.net thotë që nuk ka marrë asnjë përgjigje nga dikasteret përgjegjës që janë: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punës dhe اështjeve Sociale, Ministria e Arsimit etj.

“Grabitje patriotike” titullohet artikulli i portalit, që thekson se kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe zv/kryeministri Ivica Daçiç premtuan transparencë.

Artikulli thekson se në parlamentin serb është ngritur një komision hetimor, i cili ka përgatitur një raport të plotë me delegimin e fondeve, ndërkohë që nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e alokuara në buxhet.

“Bëhet fjalë për 650 mijë euro në ditë që nuk dihet se përsë janë dhënë dhe shpenzuar. Nuk ka pasur asnjë kontroll mbi to”, citon insider.net raportin parlamentar.

Dhe raporti është përfunduar në vitin 2014, i përgatitur nga deputetët e tre partive kryesore në qeverinë e tanishme të Aleksandër Vuçiçit.

Siç bën të ditur portali investigativ, raporti është mbajtur sekret dhe asnjë pjesë nga ai nuk është bërë publike, edhe pse kanë kaluar 2 vjet.

Një analist serb theskon se kjo është pjesë e fushatës zgjedhore, por gjithsesi skandali është i rëndë.

Madje ai shton se ka edhe më shumë fonde të lëshuar në Kosovë, por që askush nuk i ka futur në fatura./www.tetova1.mk/
 
Titulli: Raporti sekret: Beogradi shpenzoi 145 milionë euro për të destabilizuar Koso

I kane pagu shpijunat qe i kemi brenda, prandaj jane shpenzime pa fatura.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back