Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Shqipëria

Raporti i vendeve më të korruptuara në botë, ja ku renditet Shqipëria


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Indeksi i perceptimit të Korrupsionit ka renditur 180 vende për korrupsion duke filluar nga ato me korrupsionin më të ulët dëri tek ato me korrupsionin më të lartë.

Rënditja u bë në bazë të perceptimit mbi korrupsionin në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Analiza e këtij viti tregon se korrupsioni është më i përhapur në vendet ku paratë e mëdha mund të rrjedhin lirshëm në fushatat elektorale dhe ku qeveritë dëgjojnë vetëm zërat e individëve të pasur.


Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar në botë. Pas saj renditet Danimarka dhe Finlanda. Shqipëria renditet në vendin e 106 ku bashkë me Maqedoninë e Veriut kanë renditjen më të dobët se vendet e tjera të Ballkanit.


Kosova renditet në vendin e 101, ndërsa Mali i Zi në vendin e 66. Në fund të tabelës renditet Somalia si vendi më korrupsionin më të lartë në botë.


Vlen për t’u theksuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikë nuk janë as në 20-shen e parë duke u renditur në vendin e 23.



i1-2.jpg


Top Channel
 

Attachments

  • i1-2.jpg
    i1-2.jpg
    46.9 KB · Shikime: 0
  • i1-2.jpg
    i1-2.jpg
    46.9 KB · Shikime: 0
Në vendin e parë renditet Zelanda e Re si vendi më pak i korruptuar
Ketu ja vlen te emigroje robi per te jetuar.
 
Danimarka dhe Zvicra me pëlqejnë shum, po kto makaronat e Italisë nuk më Ban zemra me i lan ?
 
Te na kishin nxjerre fare nga lista se jemi me larg se emri i fundit..:P
 
Mendova se do jemi vendi fundit kaq keq jemi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top