Fenomen për të cilin, deri tani, nuk kanë folur dy institucione të rëndësishme të shtetit siҫ është Policia e Shtetit dhe Prokuroria, vetëm mediat, kryesisht ato të huaja. Bëhet fjalë për kalimin e mafias shqiptare, nga kanabisi tek droga e fortë si kokaina apo heroina.
Ndërkaq, SHISH ka sjellë në raportin zyrtar të gjitha faktet dhe ionformacionet qëka, në lidhje me trafikun e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme.
SHISH konfirmon mafian e trafikut të arabëve dhe lidhjen e kësaj mafia me struktura të larta shtetërore.
Sipas dokumenti të agjencisë së inteligjencës, “nuk përjashtohet mundësia e shfrytëzimit të kësaj rruge, me dokumente false të siguruara nga krimi i organizuar, për infiltrim operativësh terroristë me synim kalim transit drejt vendeve perëndimore dhe testim të përdorimit të kësaj rruge nga terroristët”.
Krahas kësaj, SHISH nënvizon se ka të dhëna për favorizim të emigracionit të paligjshëm nga organizata të deklaruara si humanitare, të cilat organizojnë trafikun e klandestinëve nga Turqia drejt Greqisë, Shqipërisë dhe më pas drejt Evropës Perëndimore.
Raporti ende nuk është i plotë, pasi është dhënë për mediat pjesë-pjesë. Deri tani nuk është publikuar nga Kuvendi, ҫka ndodh ne raportet e tjera. Por pas publikimit dhe diskutimit në Kuvend, hapi i radhës i takon SPAK, të hetojë menjëherë të implikuarit.
Korrupsioni në administratë dhe drejtësi
SHISH raporton se korrupsioni është ende i shpërndarë në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë. Në raport theksohet se në sistemin e drejtësisë po tregohet kujdes duke mos u ekspozuar. Inteligjenca shqiptare zbulon se proceset gjyqësore po zvarriten apo jepet dënimi maksimal, për të treguar enkas performancë në vetting.
“Elementë të sistemit të drejtësisë shfaqin kujdes të shtuar për të shmangur ekspozimin dhe lidhjet me elementë të besuar me akses direkt në vetting, si dhe dëshirë për të dëshmuar performancë në proceset gjyqësore të drejtuara prej tyre, përmes formulimit të akuzave, zvarritjes së procedurave apo dhënies së vendimeve maksimale të parashikuara në ligj”.