Sipas raportit vjetor “The World Factbook” të CIA-s (Central Inteligjence Agency), vendi ynë renditet i vendin e 131-të nga 228 shtete sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë.
Sipas raportit të CIA-s për vitin 2013, Produkti Bruto i Brendshëm për frymë në Shqipëri është 8.200, aq sa Namibia e Tongo, gjë që e rendit vendin tonë ndër më të varfërit në Evropë.
Vendet e rajonit, përveç Kosovës, e kanë PBB-në më të lartë së Shqipëria. Kështu Mali i Zi renditet i 107-ti me 11.900 dollarë për frymë, Maqedonia 113-ta më 10.800 dollarë për frymë, Serbia 111-ta me 11.100 dollarë për frymë, dhe Kroacia më 17.800 dollarë për frymë, transmeton Start.
Ekonomia shqiptare edhe pse vazhdon të rritet në shifra, renditet ndër më të varfrat në Evropë si pasojë e infrastrukturës të papërshtatshme të transportit dhe energjisë, por gjithashtu edhe ulja e të ardhurave nga emigrantët që jetojnë në Greqi dhe Itali. Kjo mbështetje e rëndësishme e ekonomisë shqiptare ka rënë nga 12-15 % të GDP-së përpara krizës ekonomike të vitit 2008 në 7% të GDP-së në vitin 2012.
CIA ka theksuar se qeveria ka adoptuar një paketë reformash fiskale për të reduktuar shkallën e ekonomisë grid he për të tërhequr investues të huaj. Po infrastruktura e dobët dhe problemet me energjinë elektrike bëjnë që investitorët e huaj të mos jenë të interesuar të ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
“Sektori i bujqësisë,i cili është përgjegjës thuajse për gjysmën e numrit të të punësuarve, por që zë vetëm një të pestën e GDP-së, kufizohet kryesisht në sipërmarrje të vogla familjare dhe nga ferma që arrijnë të përmbushin vetëm nevojat e familjeve, për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, problem me pronësinë dhe dominimit të sipërfaqeve të vogla e joefiçente të tokës”, theksohet në raportin e CIA-s.
Sipas raportit vendi do të vazhdojë të përballet me sfida për shkak të rritjes së borxhit publik, i cili e ka tejkaluar kuotën e 60% të GDP-së në vitin 2013.B .tribuna.