Raporti i Ahtisarit kritikon BE se është pranë shkeljes së premtimit për anëtarësimin

redi-

Anëtar i Respektuar
Komisioni i Pavarur për Turqinë, i cili udhëhiqet nga laureati i çmimit Nobel për paqë, Martti Ahtisar dhe i cili përbëhet nga politikanë dhe akademik të njohur evropian, ka deklaruar se reputacioni i Bashkimit Evropian si aktor global, është në rrezik pasi është pranë shkeljes për anëtarësimin e Turqisë në këtë bashkësi të shteteve.
Bashkimi Evropian është pranë shkeljes së premtimit, për anëtarësimin eventual të Turqisë në bashkësinë e 27 shteteve anëtare, ka paralajmëruar një raport i Komisioni i Pavarur për Turqinë i përbërë nga politikanë dhe akademik evropian, i cili udhëhiqet nga laureati i çmimit Nobel për paqë, Martti Ahtisari.
Ky komision, me mjaft influencë, ka kritikuar liderët evropianë se po mundohen ta nxjerrin jashtë binarëve ofertën turke për anëtarësim në BE.

Në këtë raport, kritikohet presidenti francez Nikolas Sarkoszy, i cili kundërshton fuqimisht hyrjen e Turqisë në BE.

Franca ka deklaruar publikisht se nuk do të lejojë vazhdimin e negociatave me Turqinë në pesë fushat kryesore, pasi lidershipi aktual francez kundërshton aderimin e Turqisë, thekson ky raport.

Po ashtu, raporti thekson se kredibiliteti i Bashkimit Evropian në botë, si partner i rëndësishëm në çështjet globale është në rrezik, pasi po përpiqet t’i ofrojë Turqisë partneritet të privilegjuar në vend të anëtarësisë së plotë.
Ish-presidenti Finlandez, Marrtti Ahtisaari, me rastin e prezantimit të këtij raporti ka thënë se kredibiliteti i BE është në rrezik, pasi në vitin 1999, BE është zotuar se do të aplikohen të njëjtat kritere me vendet e tjera, për anëtarësimin e Ankarasë.

Franca, Gjermania, dhe Austria janë në mesin e shteteve që kundërshtojnë anëtarësimin e plotë të Turqisë.

Si pengesa për anëtarësimin e Turqisë, konsiderohen si status qou-ja në ishullin e ndarë të Qipros dhe demokratizmi i mëtutjeshëm i vendit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top