Raporti, HRW: Kosova më pak progres në 2011-ën

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
30416_3.jpg

PRISHTINE - Organizata Human Rights Watch ka publikuar një raporti prej 676 faqesh për të drejtat e njeriut në botë, ku përmendet edhe situata në Kosovë.
Raporti vlerëson se situata e të drejtave të njeriut ne Kosovë ka shënuar përmirësim të vogël gjatë vitit 2011.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë mbetet i dobët, me gjithë përpjekjet për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për korrupsion dhe për krime lufte.

“Zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit 2010 nuk shënuan ndonjë incident të dhunshëm, megjithatë u vunë re shumë parregullsi, që i bënë vëzhguesit ndërkombëtarë të hidhnin dyshime për rezultatet.”- thuhet ne raport.
Sipas HRW, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian mbetet i margjinalizuar dhe i cënuar nga diskriminimi në Kosovë.

Raporti dokumenton abuzime me të drejtat e njeriut në mbarë botën, përfshirë shkelje të ligjeve të luftës në Libi dhe Afganistan, censurë të internetit në Iran dhe Tajlandë, probleme me zgjedhjet në Rusi, keqtrajtime të emigrantëve në Evropën Perëndimore, shtypje të lirive fetare në Indonezi dhe Arabinë Saudite, tortura në Pakistan dhe Uzbekistan etj.
(er.nu/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top