Janë një minë me sahat për të rinjtë
Kreu i PS-së, Edi Rama, duke folur në tryezën për programin e PS-së për politikat rinore, është shprehur se rinia shqiptare sot është e çoroditur dhe papunësia e tyre është pika më e thellë e papunësisë në vend. Sipas Ramës, gjendja e të rinjve është kritike, sidomos prej faktit se qeveria, për të zbutur papunësinë e tyre, ka nxitur futjen e tyre nëpër universitete, gjë që për Ramën është një minë që pritet të shpërthejë. Sipas Ramës, universitetet janë kthyer në streha vorfnore të mjerimit akademik.
“Kjo politike, e shqyerjes së dyerve të Universiteteve dhe shtyrjes së të rinjve thuajse forcërisht brenda në Universitet, është një minë me sahat që shpërthen në duart e çdo të riu me të dalë nga Universiteti. Kjo minë sakaton qindra të rinj të cilët e mbarojnë formalisht universitetin”, ka theksuar Rama.
Ai ka theksuar më tej se në universitete mungojë kushtet, financimet, motivimi i trupës akademike dhe sipas tij universiteti është katandisur në një zgafellë të errët ku luhet falsa e rritjes së numrit të studentëve dhe rënies së cilësisë.
“Zgjedhjet në Universitete s`kanë të bëjnë as me autonominë dhe as me çuarjen përpara, por me mbajtjen me pahir të një statukouje në funksion të një politike rrënuese”, shtoi Rama. Kreu i PS-së Rama theksoi se po favorizohen universitetet private dhe kjo sipas tij është heqja e gurit të fundit të themelit që do të sjellë më pas edhe shthurjen e sistemit universitar.
“Sistemi parauniversitar është në sistem punësimi dhe promovimi për shërbëtorët e qeverisë në rolin e mësuesve. Shpëlarja e trurit përmes tekstesh me skarcitet të lartë dhe propagandë ndaj nxënësve, është objektiv i shpallur i qeverisë” shtoi më tej Rama.
Sipas liderit të opozitës ka ardhur koha e një politikë e re për rininë e cila duhet t`i ketë rrënjët te shkolla dhe se qeveria, mësuesit dhe prindërit duhet të bëhen bashkë për të përmirësuar sistemin arsimor.