Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rama: Universitetet, streha vorfnore të mjerimit akademik.

Janë një minë me sahat për të rinjtë


edi-rama4.jpg


Kreu i PS-së, Edi Rama, duke folur në tryezën për programin e PS-së për politikat rinore, është shprehur se rinia shqiptare sot është e çoroditur dhe papunësia e tyre është pika më e thellë e papunësisë në vend. Sipas Ramës, gjendja e të rinjve është kritike, sidomos prej faktit se qeveria, për të zbutur papunësinë e tyre, ka nxitur futjen e tyre nëpër universitete, gjë që për Ramën është një minë që pritet të shpërthejë. Sipas Ramës, universitetet janë kthyer në streha vorfnore të mjerimit akademik.

“Kjo politike, e shqyerjes së dyerve të Universiteteve dhe shtyrjes së të rinjve thuajse forcërisht brenda në Universitet, është një minë me sahat që shpërthen në duart e çdo të riu me të dalë nga Universiteti. Kjo minë sakaton qindra të rinj të cilët e mbarojnë formalisht universitetin”, ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar më tej se në universitete mungojë kushtet, financimet, motivimi i trupës akademike dhe sipas tij universiteti është katandisur në një zgafellë të errët ku luhet falsa e rritjes së numrit të studentëve dhe rënies së cilësisë.

“Zgjedhjet në Universitete s`kanë të bëjnë as me autonominë dhe as me çuarjen përpara, por me mbajtjen me pahir të një statukouje në funksion të një politike rrënuese”, shtoi Rama. Kreu i PS-së Rama theksoi se po favorizohen universitetet private dhe kjo sipas tij është heqja e gurit të fundit të themelit që do të sjellë më pas edhe shthurjen e sistemit universitar.

“Sistemi parauniversitar është në sistem punësimi dhe promovimi për shërbëtorët e qeverisë në rolin e mësuesve. Shpëlarja e trurit përmes tekstesh me skarcitet të lartë dhe propagandë ndaj nxënësve, është objektiv i shpallur i qeverisë” shtoi më tej Rama.

Sipas liderit të opozitës ka ardhur koha e një politikë e re për rininë e cila duhet t`i ketë rrënjët te shkolla dhe se qeveria, mësuesit dhe prindërit duhet të bëhen bashkë për të përmirësuar sistemin arsimor.
 
Pe: Rama: Universitetet, streha vorfnore të mjerimit akademik.

Po mire ku ishe ti deri sot?
Cila eshte politika jote e arsimimit?

Di qe ne shqiperi ka shume te dipllomuar por shume pak te shkolluar si rrjedhoje e nje poltike ku ne qender te vemendjes ka vetem liberalizmin e te gjitha fushave si shkencore studimore ekonomike, duke bere te mundur rritjen infalcionit te njerzeve te pashkolluar me diplome ne xhep.

Teoria qe une e kontestoj vazhdimisht eshte ajo e liberalizimit industrial si rrjedhoje e te gjitha kapitaleve qe perbejne shoqerine tone duke filluar nga kioska e deri tek liberalizimi i universiteteve, duke bere te mundur evolvimin e nje shoqerie me nuanca kanibalizmi, them kete, sepse ne nuk jemi nje shoqeri moderne me ndergjejgje te larte si p.sh. Anglia e Thacer qe vendosi per shtetin e vet teorine liberalizimit, dhe ketu eshte gabimi thelbesore perseri edhe nje here si gjithmone; ne vetem imitojme, nderkohe qe shtetet e tjera po involvojne drejt nje kulture jo liberaliste por drejt nej kulture proibicioniste.
Edhe ne rastin e mbeshtetjes se teorise liberaliste shteti shqiptar opozite dhe pozite bashke kane gabuar, pasi, ne jemi nje shtet i pa pjekur akoma nuk ka arritur kushtet e formimit te liberalizmit te mirfillte, pasi, liberalizem si fillim mbeshtjell nje nocion i cili eshte kultura e tij dhe ne kete te fundit nuk e kemi fare...etj.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back