Me shkas,
Në vargmalet e qytetit të Suharekës së shpejti fillon ndërtimi më i madh në Ballkan i Agroturizmit “Fshati” nga kompanitë BASHKIMI PROJEKT dhe KAWA.
Në vargmalet e qytetit të Suharekës së shpejti fillon ndërtimi më i madh në Ballkan i Agroturizmit “Fshati” nga kompanitë BASHKIMI PROJEKT dhe KAWA.
Në zonën prej 100 hektarëve do të shtrihet qyteti multifunksional i turizmit rural.
Ushqimi shijohet nga produktet bio që do të përgatiten nga restorantet dhe fermat që do të zënë vend hapësirat e gjelbra në Duhël.
Në kuadër të këtij projekti gjigand do të ketë të vendosura edhe dyqane ku vizitorët do të kenë mundësi të furnizohen me frutat, drithërat dhe perimet e prodhuar nga toka e artë e Suharekës.
Bujtinat e vendosura në kodër japin pamjen e bukur të Duhlës dhe do të jenë të vendosura vetëm 7 km larg nga qasja e autostradës “Ibrahim Rugova”.
Fushat sportive që do të ndërtohen do t’i japin sharmë këtij kompleksi në të cilën zhvillohet Flora dhe Fauna kombëtare.
BASHKIMI PROJEKT dhe KAWA kanë bashkuar forcat për të ndërtuar Agroturizmin më të madh të Evropës Juglindore, e cila do të jetë katalizator i ekonomisë vendore me 500 vende pune.
Salla për konferenca, debate dhe evente kulturore, shtigjet e ecjes dhe vrapimit pranë maleve, zhvillimi i mjeshtërisë së kalërimit dhe gjuetia janë pjesë e disa prej atraksioneve të projektit.
Kompleksi më i ri do të ketë edhe Fshatin Filmik e cila do të jetë e rezervuar enkas për produksionet e prodhimit të produkteve filmike.
Në kuadër të këtij kompleksi do të jenë mini fabrika e bylmetit, mbushja e ujit nga krojet natyrale, kultuivimi i mjaltës dhe llojet e salcave nga perimet e Suharekës.
I tërë kompleksi do të ndërtohet me materiale të riciklushme në mënyrë që të ruhet ambienti.
Turizmi rural do të zhvillohet përmes projekteve të ndërtimit nga KAWA dhe Bashkimi Projekt.