Rama tërhiqet për taksën e Rrugës së Kombit

Guest2

Antarë i Respektuar
mushi-768x480.jpg

Kryeministri Rama është tërhequr pas nga vendimi i tij për të mos negociuar me konsecionarin për rishikimin e pagesës së takës në Rrugën e Kombit për banorët e zonës.

Rama i ka kërkuar ndjesë këtyre të fundit, me arsyen se qeverisë së tij i ka munguar intuita siç e thksoi ai për të dhënë sqarimet dhe shpjegimet për një vendimmarrje të tillë.

Megjithatë, kryeministri premtoi se pagesa e tarifave në këtë aks rrugor nuk do të fillojë deri sa të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

“Opozita e ka humbur rrugën dhe kërkon që të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e tyre pa krye, por unë do merrem me atë që është detyra jonë e ditës; shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësi të ligjshme të banorëve të zonës së Kukësit, – tha Rama nga foltorja e Kuvendit, ku në sallë mungonte opozita. – Ajo që duhet përsëritur nga ana e qeverisë, është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonën për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe sqarimeve lidhur me këtë çështje”.

Sipas tij, qeveria nuk ka bërë sa duhet, “jo sepse kemi qenë indiferent apo kemi lënë në harresë impaktin negativ që me të drejtë ka shkaktuar kështu siç është paraqitur dhe manipuluar nga katër anët vendosja e pagesës në shpirtrat e mendjet e njerëzve të zonës, por thjesht sepse nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështjeje, para se të vendosej sistemi i pagesës”.

Rama dha edhe arsyet pse qeveria nuk ka dhënë shpjegime dhe pse nuk ka pasur intuitën e duhur për këtë çështje. “Pse kemi përgjegjësi unë i pari, qeveria, për akumulimin e kësaj pakënaqësie? Sepse, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do ua kërkoj deri në fund sa herë të flas për këtë temë, por i nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë një përvojë e parë, nuk ishim të papërgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologjike për njerëzit e painformuar sa duhet”, – shtoi ai mes të tjerash.

Rama theksoi se “në praktikën ndërkombëtare kërkohet 6 muaj për të nxjerrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe për të trajtuar me një sistem të veçantë pagese përdoruesit e shpeshtë që në këtë rast janë banorët e zonës. Në fund të shkurtit, me ministrat Gjiknurin e Ahmetaj, kërkova nisjen e diskutimit për të adresuar pikërisht këtë aspekt. Ne, nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë.

Shqip.com
 
kjo eshte politike... e ky eshte politikan... pa hi syve me keto fjale dhe justifikon te drejtat e njeriut dhe burgosjen ne mes te nates si ne kohen e "xhaxhit"
gjithesesi eshte politikan i denje!!
 
kjo eshte politike... e ky eshte politikan... pa hi syve me keto fjale dhe justifikon te drejtat e njeriut dhe burgosjen ne mes te nates si ne kohen e "xhaxhit"
gjithesesi eshte politikan i denje!!

Jana80,

Pyetja qe une shtroj eshte: edhe sa kohe do te durojme kete kupole mafioze te na qeverise si skllever dhe te na vjedhi familjeve tona te ardhmen ne kete vend?!

Darius
 
Jana80,

Pyetja qe une shtroj eshte: edhe sa kohe do te durojme kete kupole mafioze te na qeverise si skllever dhe te na vjedhi familjeve tona te ardhmen ne kete vend?!

Darius

Pyetjes po ı pergjıgjem une sı kundraPD-ıste pası ky do bjerı vetem kur sımpatızantet e vet ta braktısın jo kur PD-ıstat mos ta duan se ju se kenı dash asnjeher. Lol

Atehere,

Derı ne momentın kur te kemı 1 kundershtar te denje qe te fıtoj besımın tone se eshte me ı mıre se Edı Rama. Momentalısht nuk ka asnje sepse Lulı nuk eshte me ı mıre!
 
S'ju gjet ana njerezve :P

Jo se dua te zhvesh Edin nga pergjegjesite e tija , por me habit mendesia e njerezve...te mos terhiqej keq, te terhiqej po prape keq....

Jana80 , ky komb burgosjet naten i ka patur gjithnje .....e nese se di shiko pak me poshte dhe le te dali dikush e te mohoj kete qe po them!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Si thosh shefi i komisariatit nr 3 ...mos prekni asnji me dore lol....cojini ne komisariat per verifikim

dhe kur i cuan atje, i bene per spital! E mediat nuk folen asnje fjale
 
Redaktimi i fundit:

Problemi i “shqiptareve” eshte se i besuan qeverisjen e vendit nje njeriu injorant dhe te djallezuar.

Per me shume pyet keto keto “deluzot” apo “iluzionistet” e Rames, qe u çirrnin ketu ne forum, nga Monique, Bombastiket, Abisi..., e me rradhe.

Darius
 
Jana80,

Pyetja qe une shtroj eshte: edhe sa kohe do te durojme kete kupole mafioze te na qeverise si skllever dhe te na vjedhi familjeve tona te ardhmen ne kete vend?!

Darius

edhe sa kohe?? deri sa te mos te bejme ze... deri sa mos te ndihemi.. deri sa te kuptojme cduam e te i bejme te kuptojme qe ato njerez ne poltrone jan fal nesh e ne i veme e ne i heqim... deri sa te mesohen qe sjan te plotfuqishem... deri sa te mos kete tv te blere ku flitet per njeren ane te mdealjes... derisa biznesmenet(flas ato te medhenjt) te rreshtin se dheni % atyre per tju ec..
derisa te ndergjegjesohemi se sjemi dele ...
kur do ndodh kjo??
me vjen keq ta pohoj por kur lexoj qe ka njerez qe kerkojne komunizmin se te pakten ateher punonin te gjith apo te pakten hanin buk te gjith ne te njejtin nivel... skam shpres darius!! pasi po del ne pah qe edhe brezi yne eshte i njektuar ti shoh si "zot"
 
... tè terhiqesh nga vendimet e gabuara nuk èshtè turp por ta kuptosh e ka te veshtir kjo qeveri.

Qeveri kukullash .
 
S'ju gjet ana njerezve :P

Jo se dua te zhvesh Edin nga pergjegjesite e tija , por me habit mendesia e njerezve...te mos terhiqej keq, te terhiqej po prape keq....

Jana80 , ky komb burgosjet naten i ka patur gjithnje .....e nese se di shiko pak me poshte dhe le te dali dikush e te mohoj kete qe po them!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Si thosh shefi i komisariatit nr 3 ...mos prekni asnji me dore lol....cojini ne komisariat per verifikim

dhe kur i cuan atje, i bene per spital! E mediat nuk folen asnje fjale

pikerisht... verifikim naten..shefi i komisariatit 3 thote kjo.. po cshef eshte ky kur se degjojn varsit????
pervec kesaj i bie qe shefi te jete i politikes se kohes pra mos i prekni dhe" puntoret" i ben per spital... si i bie kjo??
pastaj cverifikim duhet bere?? me cte drejte se jam kundra dickaje??
ne akoma snjohim e sdim e smbrojme te drejtat tona°
mediat po sben cthote shteti perfundojn si tvshijaku qe eshte nder te paret tv privat ne shqiperi por i izoluar per motive qe i dim mjaft mire... sju pelqente ps e si vellezerve te saj.. luft e gjoba pafund ;)
 
Redaktimi i fundit:
Ne fakt duke pranuar gabimin ....duhet me domosdo qe te japi edhe doreheqjen.

SKANDAL
 
Jana80,

Pyetja qe une shtroj eshte: edhe sa kohe do te durojme kete kupole mafioze te na qeverise si skllever dhe te na vjedhi familjeve tona te ardhmen ne kete vend?!

Darius

Per aq kohe SA populli te vazhdoje e te haj bar.

Me mire pa qeveri fare se me qeveri te tille Kriminelesh.
 
Normal qe do terhiqet kur ska nga te shkoj .
Per 5 euro nje kalim i bie qe kuksjaneve dhe kosovare ju bie me leverdi te levizin me heliko .
 
pikerisht... verifikim naten..shefi i komisariatit 3 thote kjo.. po cshef eshte ky kur se degjojn varsit????
pervec kesaj i bie qe shefi te jete i politikes se kohes pra mos i prekni dhe" puntoret" i ben per spital... si i bie kjo??
pastaj cverifikim duhet bere?? me cte drejte se jam kundra dickaje??
ne akoma snjohim e sdim e smbrojme te drejtat tona°
mediat po sben cthote shteti perfundojn si tvshijaku qe eshte nder te paret tv privat ne shqiperi por i izoluar per motive qe i dim mjaft mire... sju pelqente ps e si vellezerve te saj.. luft e gjoba pafund ;)

Ke nuk degjonin vartesite moj Jana80???? Ja pyet cik Darius (qe ka fillu me bo apelin) , nese ate lloj monstre e degjonin apo jo?!

Dhe ai tipi nuk ishte fare i papolitizuar.....por ka qene i emeruari (krahu i djathte i Lulushkes) i besuar i zoterise qe fjeti 4 vite ne karrigen e Bashkise se Tiranes!

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Dhe zoteria ne fjale , e tregonte si trimeri , edhe dhunen ndaj ketyre grave, por edhe ate te 21 janarit!

Qe te te them e dashur Jana20, si njeri krah , si tjetri krah eshte e njejta gje .....sepse plehrat kete duan dhe sdo kete zhvillim per aq kohe sa keta do na udheheqin!
 
Luli ne krye,apo Monika ? :D

E kam cilesuar qarte me mire pa qeveri fare , se nje qeveri te tille kriminelesh. Nuk kam sollur ne debat as njerin e as tjetrin.

Por edhe te jesh dakort me nje qeveri te tille per hir te deshperimit apo te interesit.... nuk te ben as ty me te mire se k’to - jo . Fare mire Po bashkepunon me ( to ) - KRIMINELET.
 
I paburri... lol
 
I paburri... lol

Megjithatë, kryeministri premtoi se pagesa e tarifave në këtë aks rrugor nuk do të fillojë deri sa të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

Nuk e ka terheq fare jo...thjesht po bejne serisht llogari me leter e laps, se gjynah ti japin vetem fitiim Shefqetit mbi 230 milion
 
Edhe per sysh ta kesh nxjerrur ... nuk do te shkruaje kaq shume budalleqe SA shkruan per te . Loool

Brainwashed ose po te vjen keq per xhepin tend . Lool
 
Megjithatë, kryeministri premtoi se pagesa e tarifave në këtë aks rrugor nuk do të fillojë deri sa të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

Nuk e ka terheq fare jo...thjesht po bejne serisht llogari me leter e laps, se gjynah ti japin vetem fitiim Shefqetit mbi 230 milion

Po e degjova.... gezohuni dhe ta gezoni.;)
 
hahahahaha uaa sa legen eshte.
Sa mire e njeh friken e popullit kur i vjen veza aty ku nuk thuhet. :P
 
Tarifa në Rrugën e Kombit, Braçe: Banorët e Kukësit të përjashtohen

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe teksa pyeste ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj i cili raportonte në Komisionin e Ekonomisë, kërkoi nga qeveria që të gjithë banorët e zonës së Kukësit të përjashtoheshin nga tarifa e përdorimit të Rrugës së Kombit, duke qenë se ata nuk kanë asnjë alternativë tjetër apo rrugë dytësore për të dalë nga shtëpitë e tyre.

“Nga 900 mln euro që kushtoi një segment i kësaj rruge, nuk u mendua për një alternativë dytësore për këta banorë që e kanë të vetmen alternatovë për të dalë nga shtëpitë e tyre këtë rrugë. Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo. Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha Braçe.
 
Të jesh i majtë dhe të varfërosh popullin tënd, nuk është gjë e mirë. Në Shqipërinë tuaj, sot më shumë për social demokracinë po lufton Basha se sa Rama. Kush përkrah këtë lloje takse të vendosur për rrugën, në vlerën e caktuar duhet pasur parasysh se pasuron një grup të caktuar njerëzish dhe varfëron popullin.
 
Sikur cfare rruge eshte ajo...as 50 cent nuk meriton pasi nuk ploteson standartet...e jo me 5 euro.
 
ahahahhahahahaa :P

30127824_742753659267138_4363714075843100672_n.jpg
 
Une gzuar jam se nuk e frekuentoj hic ate rruge, por edhe nese do me duhej ...per qejf do ikja e qejfi do paguar!

Fiks logjikë kokëkuqe,mendim vetëm për oborrin e kokëkuqeve!
 
Ktit ja ka marr ment kokaina LGBT dhe etja per pushtet ka dal nga llogjika, kjo taksa rruges nuk i vret shum por te vdes fare.... Ashtu sic do na vdesi taksa e shtepise gjith shqiptareve po fundin e vet do ta shikoj muajin tjeter sapo qytetaret te informohen se fatura e dritave pa harxhuar as edhe 1 kw do te paguaj 25000 lek te reja, kshu qe jo vetem kuksi por e gjith shqiperia ka per te protestuar por ishalla nuk ka nje fund si 90 dhe si 97... Per popullin.
 
Me ilumino disi, si eshte kjo puna fatures 25 mije te reja se u pataksa fare?!
 
Back
Top