Rama: Sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, sivjet ka 25% më shumë kosovarë

legjenda

Tetova

Rama: Sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar, sivjet ka 25% më shumë kosovarë

Publikuar 13:22 17 Korrik, 2024


Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur lidhur me debatin për çmimet e larta në Shqipëri. Rama ka thënë se ka “sulm të organizuar” për të dëmtuar turizmin.

Rama foli për turistët nga Kosova, teksa tha se këtë vit ka 25% më shumë turistë nga Kosova sesa vjet.
“Dua të përfitoj nga rasti duke qenë se këtu janë të pranishëm jo vetëm një pjesë e bashkive kryesore sa i përket turizmit, por edhe të tjerët. Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera, është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm, ka një një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara.
lg.php

Faktet janë në terren. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike, profile false që përdoren për këtë sulm. Kjo është njëra anë e medaljes që vlen, ajo që vjet ishte çelje e lules së turizmit shqiptar në sytë e botës, erdhi me sfida të reja komplekse që kanë të bëjnë me të gjithë elementët. Sivjet faktikisht para pak ditësh Komisioni Europian i udhëtimeve dhe nxori klasivimitm dhe Shqipëria është në vendin e parë me 86% rritje.
lg.php

lg.php

Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25% më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”, u shpreh Rama.
lg.php

Rama në një adresim për media, me një gjuhë të ashpër, kritikoi tur-operatorët e Vlorës dhe jugut në përgjithësi që kanë rritur ndjeshëm çmimet për turistët.
“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Por, është e turpshme për të krijuar një klimë absurde kur sapo kemi hyrë në Champions League e Mesdheut… e ka bërë Bullgaria këtë sport dhe për vite të tëra, nuk kthehej dot më si ishte. Nuk thonë kot më mirë sytë sesa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë.https://www.tetovasot.com/
Pika tjetër e rëndësishme janë plazhet publike, ato janë aty. Plazhi publik i Sarandës është në vijën e gjithë qytetit, menaxhohet nga bashkia. Duhet bërë çmos që edhe njerëzit ta dinë”, tha Rama sot para mediave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top