Rama: Skanim të burimeve njerëzore, fund emërimeve partiake

Rama: Skanim të burimeve njerëzore, fund emërimeve partiake

eri-1.jpg

Kryeministri Rama i ka bërë edhe një herë apel anëtareve të qeverisë që të marrin masa për të rritur cilësinë e shërbimeve të qytetarëve në zyrat e administratës shtetërore.

Në mbledhjen e mbajtur në Vlorë, Rama tha duhet rrëzuar barra e burokracisë, duke vijuar se prodhimi dhe lëshimi i certifikatave vazhdon ende, teksa ka një vendim qeverie që ndalon pajisjen e tyre.

“Kemi probleme në raport me sjelljen dhe shërbimet me qytetarët. Kemi probleme të mëdha në administratë, ku para së gjithash duhet të heqim barrën e burokracisë mbi qytetarët. Kemi thënë se nuk duhet tu kërkohen më qytetarëve certifikata, ndërkohë që vijon lëshimi i tyre. Pse kërkohen akoma certifikata dhe plot dokumente të tjera, që tashmë me vendim qeverie s’mund ti kërkohen qytetarëve. Duhet të jenë zyrat e shtetit ato që duhet të sigurojnë vetë këto dokumente. Këto janë aspekte sa elementare dhe të rënda për njerëzit”.

Mes të tjerash, Rama u shpreh se një tjetër shqetësim në administratën shtetërore, është emërimi i individëve të shumtë që punojnë në shtet, duke pasur një diplomim në një fushë tjetër.

“Kemi njerëz që rrinë kot në punë dhe paguhen nga taksat e shqiptarëve. Duhet një skanim i të gjitha burimeve njerëzore të çdo drejtorie të administratës të qarkut Vlorë dhe një përputhshmëri të vendit të punës, diplomës dhe përvojës që zotëron çdo individ, – tha kryeministri. – Kjo e burimeve njerëzore është një plagë që ne do merremi seriozisht. ثshtë e papranueshme që rolin e elektricistëve ta bëjnë masazhatorët apo gjëra të tilla. Dhe kjo është në dëm të gjithë njerëzve që kanë sakrifikuar të bëjnë studime, specializime. Nuk mund t’i japim një cilësi të re zhvillimit të burimeve njerëzore. Në këtë kontekst, emërimet partiake duhet të marrin fund, sepse na bëjnë qesharakë si shtet”, – shtoi Rama.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top