Rama: Si ju nënshtrua Berisha presionit të Greqisë

Kabllogrami për detin, Rama: Si ju nënshtrua Berisha presionit të Greqisë

1457642344ramaaaa.jpg


Paraditen e të enjtes, gjatë mungesës së opozitës në sallë, rolin e saj e mori Vangjel Dule.

“Ka elementë të kriminalizuar dhe ju si njeriu që me firmën tuaj i keni futur midis nesh mbani përgjegjësinë kryesore”, tha Dule.

Për Edi Ramën, tonet e larta të aleatit të tij ende zyrtar, lidhen me një tjetër arsye.

“Unë nuk dua të besoj se ti je i pavëmendshëm se të ka shqetësuar dalja në dritë e disa fakteve, që provojnë atë që ne kemi thënë. Kufiri detar është faktikisht tradhti, nuk është përgjegjësi e qeverisë greke, që në Tiranë gjetën ca kokrra tradhtarësh që falën gjithë atë territor ujor të Shqipërisë për ca interesa mizerabël”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri iu referua publikimit në shtypin e kësaj të enjteje, të një kabllogrami të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks për paktin detar Shqipëri-Greqi.

Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë raportonte në atë kohë se Shqipëria ishte vënë nën presionin e palës greke për të pranuar kushtet e saj për delimitimin e shellfit kontinental dhe çështjen e varrezave, duke e kërcënuar me refuzimin e ratifikimit të MSA-së me BE-në.

Pala greke thuhet në raportim i ka kërkuar palës shqiptare të mbahen jashtë kësaj çështjeje fuqitë e mëdha dhe sidomos Uashingtoni.

“Qeveria shqiptare nuk ka kërkuar ndihmën e SHBA, por ka preferuar ta zgjidhë vetë këtë çështje”, mbyllet raportimi i Ambasadës Amerikane.

Qeveria shqiptare nënshkroi paktin detar me Greqinë, që më pas u rrëzua nga Gjyakata Kushtetuese.

/ Top Channel
 
Titulli: Rama: Si ju nënshtrua Berisha presionit të Greqisë

Njolle e zeze per Sali Berishen.

Por nga ana tjeter mund te shihet edhe si taktike, sepse si perfundim marreveshja nuk u zbatua per shkak te pezullimit nga kushtetuesja, dhe nderkohe u morr vota e Greqise per MSA.

Ec e merre vesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top