Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Rama: Shqiptarët të gëzojnë të drejta të barabarta me maqedonasit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka folur edhe për krizën në Maqedoni dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi në drejtën tonë që fqinjëve tanë maqedonas t’iu kujtonim se do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni, që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtetformuese, janë një nga dy entitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit”, u shpreh Rama.

Ai ka theksuar se Shqipëria dëshiron një Maqedoni stabile, të zhvilluar demokratisht dhe ekonomikisht, duke shtuar se dëshirojnë që Maqedonia të jetë shëmbëlltyrë harmonisë mes fqinjëve, dhe vendi që asnjë shqiptarë të mos ndjehet qytetarë i dorës së dytë.

Kryeministri i Shqipërisë ka konfirmuar se Aleanca e Partisë Socialiste në listën e saj për deputetë ka përfshirë edhe një kandidate të minoritetit maqedonas.

“Thirrja e përsëritur për qetësi, durim dhe sa më shumë vullnet, edhe në këto kushte vështira, për të mos u përfshirë në një konflikt politik dhe për mos të lejuar që shqiptarët të përdoren si alibi për atë konflikt është shprehje kuptimplotë e dëshirës sonë të madhe që Maqedonia të kapërcejë këtë krizë që vazhdon përshkallëzohet, ku fatkeqësisht lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët”, ka theksuar ndër të tjera Rama.ramaa.jpghttp://mesazhi.com
 

Attachments

  • ramaa.jpg
    ramaa.jpg
    42.4 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back