Rama shpërndan libra falas në Elbasan, opozita përplaset me policinë (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protestë në Elbasan, ku kishte programuar një takim me mësuesit.

Përpara nisjes së takimit të kreut të ekzekutivit në gjimnazin “Dhaskal Todri”, në orën 17:00, mbështetës të opozitës, qytetarë dhe deputetët e saj ishin grumbulluar në trotuarin përgjatë bulevardit “Aqif Pasha” pas “Kryqëzimit të 1 Majit”, përballë shkollës.

Ndërkohë grumbullimi i qytetarëve po monitorohej nga dhjetëra forca policie, që kishin krijuar një gardh përgjatë bulevardit.

elb5.jpg

Menjëherë pas mbërritjes së kryeministrit, protesta opozitare është acaruar dhe ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta të tilla si “Qeveri narkotrafikantësh, largohuni”, “Qeveri Hajdute” , “Elbasani i qytetarëve” etj. Ndërkohë tubimi i tyre vjen pak orë pasi fronti opozitar në Elbasan zhvilloi takim në Hotel Turizmin “Scampa”, duke vendosur hapat që do të ndërmarrin për aksionin e tyre politik.

Vetë deputeti i PD, Luçiano Boçi është shprehur për mediat se “ky është kryeministri i parë që vjen në Elbasan pas mbylljes së 12 shkollave”.

elbasan3.jpg


elbasan2.jpg


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top