legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Rama shkakton tërmet ndërkombëtar: Do bashkohemi me Kosovën Nga:Agim Gashi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë me një intervistë dhënë për Klan Kosovën. Gjatë kësaj interviste, në mënyrë krejt të hapur, Rama paralajmëroi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, në “mënyrën klasike”. Ai tha se dy vendet do jenë të detyruara të bashkohen, duke kritikuar kështu politikën e Bashkimit Europian ndaj Kosovës. Por deklaratat e tij kanë shkaktuar tërmet në Serbi dhe me dhjetëra media në mbarë botën janë marrë me të. Disa media serbe dhe ruse thonë se kjo është një deklaratë luftënxitëse. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se Shqipëria e Kosova nuk do të bashkohen kurrë në mënyrën klasike. Ai tha se politikanët shqiptarë nuk duhet të sjellin destabilitet në rajon. Më i ashpër ishte presidenti Tomislav Nikoliç. Një këshilltar i tij tha se “ata paralajmërojnë Shqipërinë që të mos u bjerë daulleve të luftës”. - Më shumë: www.shqiperiebashkuar.info Rama shkakton tأ«rmet ndأ«rkombأ«tar: Do bashkohemi me Kosovأ«n – SHQIPأ‹RIA E BASHKUAR