Rama sfidon edhe njëherë Crichbaum: Më duket sikur flet PD gjermanisht

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama sfidon edhe njëherë Crichbaum: Më duket sikur flet PD gjermanisht

ramaa32.jpg


Edhe pse u përfol shumë se Rama financoi sulme ndaj deputetit të CDU Krichbaum, ai mohoi cdo akuzë në Berlin.

Ama i ftuar në Tonight, ai ka vendosur sërish ta sulmojë.

“Së pari, nuk është sekret që zotëria (Gunther Krichbaum)ka një mendim të konsoliduar jo pozitiv për qeverinë tonë. Kemi patur një debat kur ka qenë në Tiranë, ia kam thënë në sy dhe mi ka thënë në sy opinionet e tij. I kemi opinionet shumë të largëta dhe personalisht, kur ai flet, dëgjoj në pjesën më të madhe gjermanisht Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Por, nga ana tjetër është një pozicion legjitim i tij, është një nga 600 deputetët e Bundestagut dhe është normale që të ketë debat, të ketë njerëz që kanë pozicione të ndryshme. Të gjitha shqetësimet e PD janë edhe shqetësimet e tij, të paktën nga ato që unë dëgjoj. Edhe sajesat e PD-së merren si të mirëqena prej tij”, u shpreh Rama. /albeu.com/
 
Back
Top