Rama: Refuzoni dhe denonconi çdo kërkesë nga çdo zyrë shteti për certifikata

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama: Refuzoni dhe denonconi çdo kërkesë nga çdo zyrë shteti për certifikata

rama2.png


Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat mesditën e sotme nga ambientet e kryeministrisë, u kërkoi të gjithë shqiptarëve të refuzonin, madje edhe të denonconin cilindo nëpunës të cilësdo zyrë shteti që i kërkon një certifikatë në letër, shërbim që tashmë, përmes portalin e albania çdo zyrë duhet ta ofrojë vetë online për qytetarët.

“Certifikatat janë në sistem dhe zyrat e shtetit do t’i nxjerrin në kohë reale. Vërtetimet e pensionit po ashtu. Pensionistët s’kanë asnjë arsye për të qëndruar në radhë për një vërtetim pensioni. Po ashtu për certifikatat shëndetësore, vërtetimi i pronësisë, lejet e ndërtimit etj”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka bërë me dije se ministri i Financave Arben Ahmetaj ka urdhëruar tashmë të gjitha institucionet në vartësi të tij që të mos kërkojnë më një sërë dokumentesh.

“Certifikatën e regjistrimit në QKB, ekstraktin e kompanisë, vërtetimin për pagimin e kontributeve nga subjekti, vërtetimin për pagim detyrimesh, vërtetim xhiroje, dëshmi penaliteti dhe të gjitha dokumentet që gjenerohen nga Gjendja Civile”, ka thënë Rama.

Për kreun e ekzekutivit, “kjo do të thotë 56 vjet pritje në harkun e një viti që konsumohen nga qytetarët dhe kompanitë”. “Nuk do të shpenzohet më asnjë qindarkë”, ka shtuar Rama.


gazeta-Shqip.com
 
Back
Top