Rama: Presim drejtësi, Kolegji të mos shkelë ligjin

eGo0sTyle

System Engineer
edi-rama1-300x219.jpg

TIRANث-Një ditë para vendimit të Kolegjit Zgjedhor për padinë e PS-së për pavlefshmëri zgjedhjesh në Tiranë, kreu socialist i bën apel gjykatësve të mos kenë frikë të japin drejtësi në respekt të ligjit, kushtetutës dhe vullnetit të popullit kryeqytetas.
“Nesër opozita pret përsëri drejtësi. Presim nga Kolegji drejtësinë ende të munguar e cila prej javësh lëngon mes kapitullimit përballë presionit të pushtetit dhe detyrimit kushetutes përpara popullit sovran”- tha Rama gjatë një komunikimi me mediat nga selia rozë.
Ai kërkon nga Kolegji të mos shkelë ligjin, të mos mbyllë sytë e veshët para fakteve dhe shifrave të një kanibalizimi elektoral që e kanë parë e dëgjuar të gjithë, të mos ngrejë dorë për të goditur të vertetën duke rivrarë të drejtën e popullit të rimarrë peng në lirine e zgjedhjes.
“5 gjykatësit të mos tremben nga Saliu, por nga padrejtësia e ushtrimit të detyrës për të dhënë drejtësi. Shqiptarët e panë vetë në kohë reale nga ekranet se cfarë komedie dramatike u bë me kutitë që u hapën, tabelat e rezultateve që nxori humbësin fitues është prova ulëritëse e shkatërrimit të zgjedhjeve në tavolinë, prova e pavlefshmërisë totale që solli futja e duarve të Saliut në zgjedhje, pasi numërimi botërisht e nxori Saliun humbës”- tha ai.
Rama i bën apel gjykatësve të respektojnë Kushtetutën dhe të mos e ligjërojnë rezultatin haptas të KQZ, e as standardet kombëtare të miratuara nga Komisioni Venecias për mospërputhje shifrash dhe të mos shpikin një tjetër standard.
“Të respektojnë vetë precedentët e paravendosur prej atyre vetë në po këto zgjedhje për të njëjtin rast papërputhshëmrie në disa njësi vendore ku të 5 gjykatësit kanë vendosur pavlefshmërinë, duke detyruar përsëritjen e zgjedhjeve dhe të mos hyjnë në histori për vetmohim në paligjshmëri”- tha ai.

Panorama.
 
Pe: Rama: Presim drejtësi, Kolegji të mos shkelë ligjin

ke per ta gjet po si jo :P :P
 
Back
Top