Rama për “France 24”: Presim që bisedimet me BE-në të fillojnë këtë vit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama për “France 24”: Presim që bisedimet me BE-në të fillojnë këtë vit

rama-1.png


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për televizionin ‘France 24’ ka deklaruar se shpreson që bisedimet me BE-në të nisin këtë vit. Rama theksoi se Europa është projekti më i besueshëm për paqen.

“Ne presim që bisedat me BE të fillojnë këtë vit. Nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë. E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim me këtë vizion drejt BE. BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë, pavarësisht se ka pasur shumë paqe”, u shpreh Rama.

Në intervistën e dhënë, ai ka prekur edhe një sërë temash të tjera, si lufta kundër kanabisit, riciklimi i mbetjeve apo edhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi pasur një kthesë këtë vit për situatën e kanabisit, kemi pasur një ulje dramatike. Unë kam besim që në fund të vitit ka për të qenë histori. Ekonomikisht mund të jemi të dobët, por jo se po vdesim urie, jemi si vendet e rajonit”, deklaroi ai.

Sa i përket marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit, Rama u shpreh se po jetojmë kohën më të mirë.

“Për sa kohë që BE do të jetë objekti ynë, nuk është befasi që ne të rikujtojmë të shkuarën, por ne tani po jetojmë kohën më të mirë dhe kjo për shkak të BE-së. Nëse be do të largohet ëndrra që kemi, atëherë do të shohim të tjera alternativa”, tha kryeministri për “France 24”.

Ai u pyet edhe për marrëdhëniet me SHBA. Rama tha se presidenti amerikan është mbi Perëndinë në vendin tonë sa i përket popullaritetit. “Kushdo të jetë presidenti i SHBA, do të jetë mbi Perëndinë për sa i përket popullaritetit. Ne kemi jetuar në komunizëm dhe SHBA ishte një mollë e ndaluar për ne, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, tha Rama.

gazeta-Shqip.com
 
Back
Top