Rama: Nuk ecet përpara me kokën pas

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kryeministri Edi Rama deklaron se janë krijuar kushtet për të hapur një faqe të re të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

rama-interviste-zyre-tch.jpg


"Shqipëria i jep rëndësi bashkëpunimit të ngushtë me vendet e rajonit. Nuk ecet përpara duke mbajtur kokën pas", mësohet të ketë deklaruar Kryeministri Rama, në një intervistë për gazetën serbe "Danas".

Rama sqaron se shtyrja e vizitës për në Serbi erdhi si shkak i mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare atje, ndërsa siguroi se kjo vizitë do të realizohet në kohën e duhur.

Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Rama u shpreh se synimi i përbashkët për në BE është edhe marrëdhëvjeshja Prishtinë-Beograd.

Rama shprehu mbështetjen e tij për dhënien e cmimit Nobel për paqe kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
/ T. Channel
 
Back
Top