sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Rama tha se janë evidentuar raste presioni e kërcënimi ndaj komisionerëve, aty ku PS-ja është fituese
TIRANث- "Njerëz të paautorizuar, të veshur me pushtet, kanë hyrë në qendrat e numërimit të votave në disa rrethe ku Partia Socialiste është në avantazh, për të ushtruar trysni dhe për të bllokuar procesin e numërimit".
Ky është shqetësimi i ngritur dje nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi me gazetarët, i cili ka theksuar se janë evidentuar raste presioni e kërcënimi ndaj komisionerëve, në ato qendra numërimi ku rezultati i Partisë Socialiste shkon duke u thelluar.
"Jam këtu për të ritheksuar se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e veprimeve trysnuese, e veprimeve kërcënuese, e veprimeve të paligjshme, që ministra të qeverisë Sali Berisha, po bëjnë në vazhdimësi në qendrat e numërimit në Lushnjë, Fier, Elbasan, madje edhe në Shkodër, ku ai kërkon të manipulojë rezultatet",- tha dje Kryetari i PS-së, Edi Rama.
Ai ka theksuar se këto veprime çojnë në degjenerim e deri në shkatërrim të standardeve të zgjedhjeve. Publikimi i rezultateve nga kompani të ndryshme nuk përbën shqetësim për Partinë Socialiste, por në shumë raste ato rezultojnë të jenë kontradiktore me rezultate përfundimtare zyrtare të nxjerra nga kutitë e votimit.
Për këtë arsye, Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të presin me qetësi rezultatet zyrtare.
"Deri në daljen e rezultateve zyrtare, e gjithë pjesa tjetër është sigurisht një hapësirë për diskutim, por nuk përbën një bazë për të folur për përfundimin e një procesi në një qendër apo në një qendër tjetër, apo për fitoren e një partie dhe humbjen e një tjetre", - tha ai.
Rama ka kërkuar që Kryeministri të mbajë "nën fre" shërbëtorët e oborrit të tij qeveritar, në mënyrë që të mos rrezikojnë procesin zgjedhor dhe kërcënojnë komisionerët në çdo qendër votimi.
"Dua ta vë në dukje shumë qartë, që, për Kryeministrin e Shqipërisë, në radhë të parë, është një sfidë që ta përfaqësojë Shqipërinë si person i autorizuar në këtë proces me dinjitetin dhe seriozitetin që procesi kërkon, për t'u quajtur një proces i vlefshëm dhe jo ta kërcënojë procesin duke bërë, nga njëra anë njeriun që del për të buzëqeshur dhe për të folur për standarde, standarde që jo vetëm po zbehen, por po ç'bëhen orë pas ore dhe, nga ana tjetër pastaj, duke yshtur këto presione të patolerueshme në qendrën e votimit",- tha ai.Shekulli