Rama në Bruksel: اeljen e negociatave e meritojmë

Rama në Bruksel: اeljen e negociatave e meritojmë

rama2-768x434.png


Në Bruksel është mbajtur sot takimi Miqtë e Shqipërisë në PE. Kreu i parlamentit evropian, Tajani ka bërë thirrje që të forcohet dialogu me vendet kandidate në BE ndërsa siguroi mbështetjen e padiskutueshme të PE ndaj Shqipërisë.

Në fjalën e tij me këtë rast kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi Federica Mogherinin dhe të gjithë zyrtarët e lartë të PE që bënë të mundur mbledhjen e të gjithë miqve të Shqipërisë në këtë takim, i cili sipas tij merr rëndësi akoma më të madhe kur vendi gjendet në prag të publikimit të raportit për çeljen e negociatave me BE.

Rama ka shprehur edhe një herë bindjen se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm para dhe e meriton plotësisht çeljen e negociatave. Sipas Ramës, integrimi në BE i vendeve të Ballkanit do ta bëjë më të fortë Europën.

“Dua të falenderoj Mogherinin për këtë nismë mjaft bujare për të mbledhur miqtë e Shqipërisë në prag të publikimit të raportit , ku mendojmë se meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Të gjithë që e njohin historinë tonë nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë se pse është me rëndësi për ne të hyjmë në këtë fazë të re. Situata aktuale në Ballkan qysh prej 2014, ku kemi vullnetin e përbashkët për të bashkëpunuar për një të ardhme më të mirë.

ثshtë një rajon ku jo për arsye të thella kemi kaluar luftëra e konflikte. Sot ky rajon i është përkushtuar projekteve evropiane, por edhe ku fuqi të tjera nga jashtë kanë interesa strategjike. Sot Europa është si një fe e përbashkët për rajonin e Ballkanit. Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit, do ta bëjë Europën më të fortë”, tha Rama.


(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top