Rama ndërpret fondet: A.Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejë vetë financimet

Rama ndërpret fondet: A.Shkencave zgjodhi farsën, t’i gjejë vetë financimet

rama1.jpg


Kryeministri Edi Rama lajmëroi ndërprerjen e fondeve për Akademinë e Shkencave. Reagimi i kreut të qeverisë erdhi menjëherë pas zgjedhjes në krye të ASH të Gudar Beqirajt.

Përmes një statusi në Facebook Rama shprehet se Akademinë e Shkencave dështoi në marrjen e vendimit të duhur duke zgjedhur të ndjekë farsën.

“Meqë Akademia e Shkencave zgjodhi farsën, uroj të gjejë dhe fondet për vijimin e farsës. Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, ka deklaruar Rama në rrjetet sociale.

Në një tjetër postim më herë sot gjatë ditës Rama e kishte paralajmëruar një vendim të tillë.

g.Shqip.
 
Mire beri. Akademia eshte institucioni me joproduktiv dhe me antikombetar aktualisht ne Shqiperi.
 
Mrekulli fare...!
 
Mire beri. Akademia eshte institucioni me joproduktiv dhe me antikombetar aktualisht ne Shqiperi.


Jo vetem aq, po kane perspektiva shkencore nga me te prapambeturat qe jane ne dem te sistemit njerezor qe perben nje shtet, dhe si pasoje edhe te demshem per cfaredolloj raporti midis paleve.
 
Akti i fundit i rënies së Akademisë së Shkencave

35c49d459cce698379fb93f512375349_XL.jpg


Nga PASKAL MILO

Ndodhi ajo që nuk mund të ndodhë nga një mendje intelektuale dhe aq më tepër akademike. Një shumicë, anëtarë të Akademisë së Shkencave, i vunë gozhdën e fundit arkivolit të saj. Votuan formalisht për të zgjedhur një kryetar, pa menduar se i vunë kazmën nën ombrellën false të legjitimitetit e të autonomisë një institucioni që kishte marrë me kohë rrokullimën.

Nuk kam asgjë personale me kryetarin që doli nga kjo farsë zgjedhore. Përkundrazi, gjithnjë ka ekzistuar një respekt i ndërsjellë njerëzor. Por çështja qëndron jo thjesht në formalitetin legal të zgjedhjes, jo në numrin e votave të dakordësuara më parë në heshtje. Problemi është më shumë se moral.

Edhe nëse nuk mbahet përgjegjësi për keqmenaxhimin e Akademisë së Shkencave ndër vite, a nuk ka brejtje të ndërgjegjes për situatën e krijuar?

Pyetja tjetër normale që shtrohet mund të jetë: Po a nuk ka mes anëtarëve të Asamblesë persona të tjerë të aftë për ta drejtuar Akademinë, por vetëm dy apo tre vetë?

Po atëherë, çfarë vlerash intelektuale dhe shkencore ka kjo Akademi kur nuk ka garë dhe platforma konkurruese në zgjedhje?

Nuk është vetëm bindja ime, por edhe i një numri të madh kolegësh të mi që kjo Akademi në gjendjen në të cilën ndodhet e ka të pamundur të kryejë misionin e saj. Ajo është një fosile dhe si e tillë duhet të shkojë në fatin e vet.

Ata që votuan veç nënshkruan fundin e saj të turpshëm. Keqardhje! Përtej ceremonisë së djeshme funebre, tani është koha të mendohet seriozisht për ringritjen e një Akademie në traditën më të mirë të saj e në përshtatje me kushtet e rrethanat në të cilat ndodhet vendi.

Akademia e Shkencave duhet të jetë kurora e përpunimit të mendimit shkencor në ruajtjen e në promovimin e vlerave e traditave, por edhe e inicimit të projekteve për të mirën publike e në funksion të zhvillimit e modernizimit të vendit. Akademia duhet t’i kthehet komunitetit shkencor të vendit. Ajo tashmë është kthyer gjoja në emër të autonomisë në një Sh.p.k që harxhon paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kërkuesit shkencorë, të vjetër e të rinj, nuk duhet të pajtohen me situatën e krijuar, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, nuk duhet ta konsiderojnë si punën e të tjerëve dhe as nuk duhet të rrinë mënjanë ose të mbyllin sytë për një pagesë mujore 400 mijë lekësh të vjetra apo për ndonjë botim libri. Shteti dhe qeveria kanë përgjegjësinë e madhe për gjendjen e krijuar.

Reagimet e kryeministrit janë të drejta, por shumë të vonuara. Mbi tre vite më parë, një komision ekspertësh i ngritur me porosi të tij hartoi një platformë për reformimin e sistemit shkencor e rrjedhimisht edhe të Akademisë.

Por “shkencëtarë” të tjerë të përkrahur nga qarqe burokratike e lobiste afër kryeministrit e pushkatuan atë në favor të atyre që dje votuan për degradimin përfundimtar të Akademisë. Sidoqoftë deklaratat e kryeministrit japin arsye dhe shpresë se këtë herë do të veprohet për ta nxjerrë shkencën nga letargjia. Më mirë vonë se kurrë./panorama/ /360grade.al/
 
Letër e dytë publike kryeministrit Edi Rama,
----------------
Uroj që zoti kryeministër, Edi Rama të mos të ketë frikë : Pa transformimin e Akademisë të Shkencave, asaj t'i ndërpriten fondet publike!
---------------
Zoti kryeministër,
jam përsëri unë kritiku Juaj që po Ju shkruaj!
Sa herë që ka një debat thelbësor, është rregull i ndërtimit të opinionit publik që sapo sqarohet një pozicion, turbullira vazhdon në drejtime të tjera. Deri në zgjidhjen e problemit! Duke e njohur thellë këtë qenie të gjallë që është opinioni publik, nuk më bën përshtypje, përkundrazi e pres me haré vazhdimin e debatit!
Unë personalisht ende nuk i kam shpalosur në publik atë që imagjinoj sesi duhet të jetë Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Kam dashur t'u jap rradhë gjërave në publik, ndonëse e kam paraqitur para dy vjetësh idenë time, gjerësisht para këshillit Ekzekutiv të Akademisë, Ministres të Arësimit, dhe jam censuruar atje!
Por, në publik, për etikë deritani jam përmbajtur të shpalos idetë e mia. Do i vijë koha. Më është dukur e rëndësishme që fillimisht të tregoj se Akademia e Shkencave është e kalbur, për faj e përgjegjësi të kryesisë të saj, që dje mori ri-ri-ciklimin nën vështrimin kritik të mediave, profesorëve, përfaqësuesve të politikës!
Askush nuk i doli dot në mbrojtje Akademisë të Shkencave. Madje as kryetari i rizgjedhur i saj, me të cilin nuk kam asnjë gjë personale, nuk e mbrojti dot dhe për herë të parë, por pa vlerë tani sepse është vonë të jetë i besueshëm, u shpreh se Akademia duhet të reformohet!!! Cfarë ka pritur që nuk e ka transformuar deri tani!
Kryesia e re - e vjetër- nuk e bën dot këtë sepse sikurse thashë është ajo që e ka kalbëzuar!
Në gjykimin tim, sikurse publiku e di, unë mbetet rrënjësisht kritik i reformës të arësimit të lartë, i ligjit të arësimit të lartë, si edhe i gjendjes të kërkimit shkencor, i mënyrës si administrohet shkenca në institutet e saj.
Paraja publike derdhet lumë a pika-pika si rubinet i bllokuar, produkti shkencor nga ana tjetër as matet dhe as ka impakt real!
Gabimet e qeverisjes Tuaj të kaluar zoti Edi Rama, në këtë fushë janë dy kryesoret:
1. U Bllokua reformimi i universiteteve dhe agjencive publike të kërkimit shkencor, duke i ngurosur e murosur ato.
2. U ndërtua një model i universitetesh private, i cili, përmblidhet kur është fjala për universitete private gjeneraliste të tejkaluara nga koha, në mungesë efikasiteti në realizimin e kërkimit shkencor dhe në formimin e rinisë universitare kur ai lejohet të orientohet në mënyrë të gabuar sikurse ndodh në rastet flagrante që do të kem rast t'i analizoj më pas.
Pa rishikuar hapur, me sy autokritik, sinqerisht, me transparencë këto dy kancere të dijes dhe edukimit universitar shqiptar, ne si popull do të bëhemi shkencërisht të leshtë, mënçuria kolektive e shqiptarëve do të shkojë keq e më keq dhe ne do të mbetemi sikurse jemi fatkeqësisht kombi më i paditur i Europës.
Të jetë i sigurt opinioni publik që unë kurrë nuk do të ndalem derisa rinia studentore shqiptare, pedagogët dhe kërkuesit shkencorë shqiptarë të dalin në pista zhvillimi që kanë kombet e përparuara dhe të mos vuajnë parazitizmin e agjencive publike të kalçifikuara, të mos jenë nën thundrrën e disa pronarëve injorantë, kur është fjala, të mos jenë skllevër pa të drejta, që paraja e studentëve dhe e prindërve të tyre të bëhet transparente dhe të mos ushqejë xhepat pa fund të dallkaukëve në privat a në publik !
Do të kisha dashur zoti kryeministër Edi Rama të ishtit shprehur më parë sesa dje në mëngjes, in extremis, në minutat e fundit para farsës të zgjedhjeve në Akademinë që disa e quajnë Mamuth i kalbur, por unë nuk e bëj, ta kishit konsideruar gjerërisht dhe në publik se Akademia e Shkencave kishte nevojë të reformohej dhe se poqese nuk reformohej do të rishikonte alokimin e buxheteve publike ndaj saj!
E dini përse? Sepse kryesia e akademisë deri tani na ka mbajtur nën presion duke na servirur se mosveprimi i saj vinte nga konsultimi me agjenci qeveritare, komisione ministeriale, etj! Kritikat ndaj saj për rrjedhojë Ju preknin edhe Ju!
Do të doja gjithashtu të fliste ministrja e arësimit zonja Lindita Nikolla, e cila duhet gjithashtu të ketë pendesën e vet për gjendjen ku e la kërkimin shkencor dhe arësimin e lartë në fund të mandatit të saj. Uroj ta nisi mbarë dhe pa ndikime nga teveqela këtë mandat të ri dhe të presi pa frikë urat e influencës që kanë mbi të lobi që e vendosën pa e kuptuar ajo në konflikt me interesat e rinisë, dijes kombêtare dhe me detyrat e saj.
Por, kjo është në dorën e saj.
Ndërkaq sado kritik jam dhe do të jem kur duhet me politikat në shkencë dhe në arësim (miku im Andi Bushati të mos ketë dyshime për këtë) madje edhe në kulturë e arte, në turizëm dhe teknologji po se po, nuk mund të jem i squllët, dogmatik dhe leshko e të mos deklaroj hapur:
Jam i kënaqur që Ju kreu i ekzekutivit shqiptar deklaruat dje se kërkoni reformimin e Akademisë të Shkencave, se zgjedhjet e djeshme ishin një farsë, se ekzekutivi nëse Akademia e Shkencave nuk reformohet, do t'i rialokojë fondet që i adresohen asaj në universitete, publike, amà.
Ata që shqetësohen për këtë qendrim Tuajin, mos bëhen qesharakë, e të aludojnë një lidhje të fshehtë Tuajën me mua dhe timen me Ju, sikurse u bënë qesharakë ata që kur thosha se falenderoj dr. Berishën që denoncoi kërcënimet e paradisa ditëve ndaj meje, shihnin te falenderimi im, detyrim etik ndaj Tij, një shkelje syri nga ana ime ndaj zotit Sali Berisha dhe një lidhje time komplotiste me Të! Qesharake si në rastin e parë, si në të dytin.
Shmangiet nga tema janë gabimet më fillestare edhe kur i bëjnë studentë rishtarë !
Sinqerisht më lejoni t'Ju them hapur se nëse Ju zoti Rama nuk ndërprisni fondet që vijnë nga buxheti publik, duke përfshirë edhe rrogën time, (sa keq më vjen për të!) sipas rregullave normative të një shteti të së drejtës, nëse Akademia vazhdon mban në krye të saj një kryesi fajtore për mosreformimin e saj, një Akademi që nuk jep asnjë produkt të dobishëm për kërkimin shkencor, që pret me gojë hapur ta ushqejë shteti pa i dhënë agjencive publike dhe private produktin e premtuar, duke i ushqyer me rrena ato, vetë Ju zoti kryeministër do të mbani përgjegjësinë që Ju takon në planin administrativ dhe politik.
Unë do ta akuzoj hapur dhe drejtpërdrejtë politikën tuaj në atë rast fatkeq se po bën një keqmenaxhim të parasë të shqiptarëve duke e keqpërdorur dhe shpërdoruar atë! Po paguan rrena, në shkëmbi të trafikut të influencave, në kuptimin e shpërblimit të një produkti fallco dhe pa cilësi!
Nuk ka këtu as diktaturë, as autoritarizëm, as gjë pe gjëje nëse kryesia e Akademisë të Shkencave do t'Ju detyrojë ta bëni këtë.
Parimi i parë i kontratës është : ja paratë publike kundrejt shërbimit publik! Ndërprerja e ofrimit të shërbimit dhe produktit, ose skarciteti i tyre, shoqërohet automatikisht me ndërprerjen e parasë publike!
Këtu nuk ka vend për gargarizma politike!
Unë riftoj Lindita Nikollën, sapo t'a marri detyrën e saj, sikurse kam bërë publikisht para dy vjetësh, të auditojë financiarisht Akademinë e Shkencave sepse atje do të shohi se çfarë ndodh me paranë që u merret shqiptarëve dhe i jepet një agjencie të pareformuar.
Shqiptarët do të shohin se çfarë bëhet me paratë e tyre pikërisht nga fakti se nënpunës të leshtë nuk shohin interesin publik, por rehatinë e tyre si edhe interesat e atyre që i intimidojnë.
Lutem kërkoni që pastërtia e figurës të Akademikut të realizohet sa më shpejt dhe këtë shumica Juaj parlamentare e ka në dorë tërësisht!
Sigurisht kjo ndërprerje fondesh nëse farsa vazhdon nuk mund të bëhet që nga twitteri, as nga fcb, as nga fletushka periferike që "kakarisin", nga fundi i oborrit kur në godinë ka rënë flaka dhe ato duan të kalojnë me këtë rast interesin e tyre egoist, modelin lekaxhi, por në fund nëse nuk ka reflektim duhet të bëhet!
Zoti Kryeministër një kritik juaji si unë ju thotë :
Mos u tërhiqni nga ajo që deklaruat, një Akademie me këtë kryesi të ri-ri-cikluar dhe përgjegjëse e penguese e reformës, me këtë Akademi të plakur, të kalbëzuar, pa transparencë, pa bërë transparencën e pastërtisë të figurës të Akademikut, të pareformuar, po nuk reflektoi shpejt, thellë, pa deklarime banalitetesh si dje, ndërpritini fondet!
Përndryshe do të akuzoheni Ju si aleat i shpërdoruesve të fondeve publike!
Ndërmerrni reformën që duhet të kërkimit shkencor sepse sikurse Ju kam shkruar në letrën time publike, Akademia e Shkencave nuk është shkaku por simptoma e një sistemi të kalbur dhe të degraduar që nëpunësit Tuaj gjatë mandatit të parë dështuan rëndë ta shërojnë, por e sëmurën shumë më keq seç ishte!
Mos harroni se bëmat që po ndodhin tregojnë se sistemi Ju ka dalë jashtë dore!
QSA kthehet papritur, pa marrë vendimin e qeverisë, në kundërshtim me ligjin në fuqi, nga një qendër kërkimore, në një qendër të arësimit të lartë!!!
Pa plotësuar asnjë normë ligjore dhe asnjë parametër reformues shkencor.
Ministra teknike zonja Karabina, pa asnjë kontroll kritik as nga opozita që e delegoi në këtë post, përfitoi nga rrëmuja dhe implikoi edhe Presidentin e Republikës z. Ilir Meta, i cili certifikoi një rektor, pa qëllim të keq, pavarësisht se ky Rektori është në sytë e mi njeri i mirë, por që për gabim të tij është në krye të një institucioni publik të paligjshëm. Zonja ministre teknike i futi ujë nën rrogoz, duke e implikuar zotin President në një procedurë antiligjore, madje në kundërshtim edhe me vetë ligjin që zoti President ka firmosur më parë si Kryetar i Kuvendit.
Të tilla bëma keni plot në hauret e qeverisjes Tuaj zoti Rama, dhe unë nuk do të mungoj së nxjerri në pah katrahurën që ka bërë ligji për arësimin e lartë pikërisht se Juve dhe ministrja Juaj fatkeqësisht u ndikuan nga lobi egoiste dhe në konflikt interesi me të mirën publike!
Eshtë koha për reflektim, korrigjim, sepse askush në politikë nuk është i pafajshëm. Të gjithë bëjmë gabime, aq më shumë kur administrohet një fushë ku gjithë bota shpesh ka arritje, por edhe thyen turinjtë!
Madje as opozita nuk është jashtë kësaj përgjegjësie, të cilës i kërkoj si qytetar që paguaj për të, të paraqesi alternativat e saj dhe jo të bëjë cicërima personale dhe pa peshë nga penxhere facebooku dhe twitteri. Dje, ndersa debatohej reformimi i Akademisë së Shkencave, ndonjë opozitar me konflikt interesi vazhdonte t'a shmangëte temën, të bënte "hijacking" duke u mjaftuar vetëm me refrenin"fajin e ka Rama".
Dikur : "fajin e ka Saliu", sot : "fajin e ka Rama", a thua se me këto formula idiote, mediokre dhe banale do të zëvendësohet paraqitja e alternativave që fatkeqësisht as opozita nuk i ka.
Ndjesë për këtë parantezë, sepse ju vetëm pjesërisht jeni pêrgjegjës për qendrimin e ndonjë opozitari!
Duke e mbyllur, më lejoni t'ju them zoti Kryeministër, se unë ndruaj shumë se Ju do të keni frikë ta çoni deri në fund premtimin tuaj të djeshëm, unë uroj të mos ta keni frikën se do t'Ju akuzonin për prishës të Akademisë të Shkencave.
Atë po e prish kryesia e ri-ri-ricikluar e saj.
Ju duhet të ushtroni ndikimin Tuaj, t'ua shpjegoni anëtarëve të kryesisë rrugën pa krye ku janë futur, dhe të administroni si duhet paratë e shqiptarëve, dhe në rastin eksterm fatkeq t'i coni financimet te kërkuesit shkencorë që punojnë e jo atje ku për faj të drejtimit nuk ka as produkt e as shërbime!
Në të kundërt, përgjegjsia do të vazhdojë të bjerë mbi Ju,
Me dashamirësi e urime për sukses,
Artan Fuga
Anëtar i Akademisë të Shkencave
 
Luan Rama: Akademia e Shkencave viktimë e obskurantizmit politik

595dd92e2da03e64374a688238aef963_XL.jpg


Nga Luan Rama

Në nëntor të vitit 1972, një ditë pasi kishte mbyllur punimet në Tiranë Kongresi i Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, u themelua Akademia e Shkencave të Shqipërisë prej një grupi shkencëtarësh elitarë, prej atyre emrave të nderuar e gjithaq të ndritur të shkencës e kulturës tonë kombëtare.
Aleks Buda, Eqrem اabej, Androkli Kostallari, Mahir Domi, Kolë Popa, Petrit Radovicka, Dhimitër Shuteriqi, Shaban Demiraj, Hekuran Mara, Luan Omari e te tjerë, janë ata që i dhanë vendit jo thjeshtë një institucion që nuk e kishte si Akademinë e Shkencave, por i dhanë gjithë botës shqiptare e me gjerë, qendrën shkencore më të specializuar të studimeve albanologjike, e cila u bë kësisoj referenca shkencore e të gjitha studimeve albanologjike në mbarë botën.
Ndërkaq, sot kur do të duhej të diskutonim e vlerësonim se çfarë ka qenë e çfarë ka mbetur Akademia jonë e shkencave në vigjiljen e 45 vjetorit të krijimit, e për më shumë, kur duhej që më së pari të projektohej se çfarë e si do të jetë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, sëpaku në 45 vitet që do të vijnë, Kryeministri shpalli përmes një statusi apo thënë më shqip, përmes një publikimi në facebook, se ka vendosur t'i ndërpresë financimin Akademisë, pa denjuar të mësojë më parë se cila është e vërteta e gjendjes së krijuar në këtë Akademi, edhe pse Akademia i është drejtuar Kryeministrit me një shkresë zyrtare gati një muaj e gjysmë më parë, pikërisht për të evituar situatën e krijuar edhe, më e pakta që mund të them, prej mungesës së vullnetit të vetë Kryeministrit!
Me shqetësimin e zgjidhjes së problemeve që krijoi vetë ligji "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në universitete" për Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike, në seancën e diskutimit për miratimin e atij ligji në Kuvendin e Shqipërisë në korrik të vitit 2015, pra mbi dy vjet më parë kam thënë se, citoj: "Praktikisht, me miratimin e këtij projekt-ligji dhe me abrogimin e ligjit të vjetër nuk ka më mbulesë ligjore për kërkimin shkencor në institucione që funksionojnë për të, si Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike. Kjo e fundit, deri sot, e zhvillonte veprimtarinë e saj brenda ligjit ekzistues të arsimit të lartë. Por, me miratimin e ligjit të ri, në të cilin nuk ka asnjë referencë për të, ky institucion formalisht do të rezultojë i paligjshëm, deri sa të ketë një zgjidhje tjetër juridike, për të cilën është thënë gjatë debatit se do të vijë, por që praktikisht nuk ka ende asnjë hap konkret për të. Kjo e rrezikon shumë statusin e Studimeve Albanologjike, ashtu siç rrezikon dhe statusin e Akademisë së Shkencave, e cila, megjithatë, një statut të brendshëm gjithsesi e ka. ثshtë arbitrare kjo sjellje nga hartuesit e ligjit. ثshtë thënë se po përgatitet një ligj për shkencën, dhe do të ishte mirë të kishim një ligj të tillë, por ai ligj duhej të ishte tashmë në procedurë për miratim, pjesë përbërëse e së njëjtës paketë, paralelisht me ligjin për arsimin e lartë. Nuk mund t’ia lëmë rastësisë fatin e institucioneve që kanë të bëjnë me shkencat e identitetit, siç janë shkencat albanologjike. Le të kujtojmë këtu se konkurrenca në mendimin shkencor albanologjik është shtuar jashtëzakonisht, jo vetëm në qendrat tradicionale të albanologjisë, si Gjermania, Austria, Italia, Franca; por dhe në shtete të tjera si Rusia, Polonia, Kroacia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia, deri dhe Kina e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i katedrave të albanologjisë po shtohet dhe i albanologëve gjithashtu. Dy vjet më parë katedra e albanologjisë në Universitetin e Beogradit festoi 50-vjetorin e saj me një konferencë shkencore ndërkombëtare albanologjike me pjesëmarrje nga të gjitha këto qendra, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo katedër ka gati trefishin e numrit të punonjësve shkencorë më shumë krahasuar me qendrën e studimeve albanologjike në Tiranë. Në kushtet kur për fatin e mirë të albanologjisë rrethi i studiuesve të saj në botë po zgjerohet; në kushtet kur botimet dhe konferencat shkencore për çështje themelore të saj janë shtuar dukshëm; po dhe në kushtet kur paradigma tradicionale e albanologjisë është tronditur, lënia e institucioneve të kërkimit elitar të saj në Shqipëri, qoftë dhe, siç thashë, për një farë kohe, pa mbulesë dhe mbrojtje ligjore është një pabesi e madhe ndaj shkencës kombëtare".
Kështu jam shprehur në korrik të vitit 2015 në Kuvendin e Shqipërisë, pa menduar se asgjë nuk do të ndryshonte për mirë, por pa dyshuar në fakt se gjithçka do të shkonte keq e më keq!
Për fat të keq, kaluan plot dy vjet dhe qeveria nuk bëri asgjë që të zgjidhte problemet që vetë i krijoi në Akademinë e Shkencave dhe në Qendrën e Studimeve Albanologjike, e për më keq akoma, shpalli sot përmes Kryeministrin në papërgjegjshmëri të plotë de facto mbylljen e Akademisë!
Në vitin 1992, dy dekada pas themelimit, Akademia e Shkencave kishte 13 institute dhe 620 punonjës shkencorë e ndihmës.
Në atë vit, me një vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, të gjithë kandidatët e shkencave u bënë doktorë pa doktorata, një pjese të madhe të profesorëve iu hoq titulli dhe një pjese edhe më të madhe ky titull iu dhurua (duke përfshirë edhe Berishën vetë, në atë kohë President i Republikës).
Ndodhi pak a shumë ajo që kishte ndodhur me drejtësinë, që u mor në duar nga "Akademia e Plepave", së cilës ia dedikojmë pjesën më të madhe të mundimit sizifian të sotëm të vetting-ut.
Pas 15 vjetësh, me ligjin e ri për arsimin e lartë, më 2007, mbi Akademinë e Shkencave ra për herë të dytë "hanxhari" politik: në gjithë organigramën e saj mbetën vetëm 35 vetë, kurse në institutet që iu ndanë e u shkëputën prej saj vetëm 120 vetë.
Se sa herë ka ndërhyrë politika qeverisëse në fatin e Akademisë në këto 27 vjet mjafton të kujtojmë se historikisht ajo ka pasur ose ka:
1. Akademikë për merita politike, që, ose janë ndarë nga jeta, ose janë shkëputur në heshtje prej saj (F. اami, B. Bekteshi).
2. Akademikë me merita shkencore, që, për shkak të angazhimit të tyre në jetën politike, nuk kanë të drejtë vote (janë "të ngrirë": S. Gjinushi, R. Mejdani);
3. Akademikë që nuk kanë të drejtë vote, për shkak të kufirit të moshës, janë mbi 75 vjeç: I. Kadare, L. Omari, F. Hoxha);
4. Akademikë të përjetshëm: B. Elezi, M. Korkuti;
5. Akademikë me të drejtë vote, por që nuk jetojnë në Shqipëri (së paku gjashtë);
6. Akademikë të rregullt;
7. Akademikë të asociuar;
8. Akademikë të jashtëm;
9. Akademikë nderi;
10. Akademikë korrespondentë;
11. Akademikë të "Listës 2007", pranuar prej një komisioni reforme, pa konkurs (janë jo pak, por 14 prej tyre);
12. Akademikë të pranuar me konkurs.
Këtë mozaik skandaloz nuk e kanë krijuar akademikët, por ndërhyrjet e politikës qeverisëse brenda saj. Këto ndërhyrje, që u bënë në emër të çrrënjosjes së të fundmes "refugium pecatorum" të komunizmit; në emër të modelit perëndimor dhe me shumëfarë emrash të tjerë, e degraduan Akademinë e Shkencave në gjendjen ku është sot.
Në vitin 2013 qeveria e re e Kryeministrit Edi Rama premtoi rilindje dhe gjuhë të njësuar shqipe, dhe kjo i inkurajoi akademikët. U krijua komisioni i kryesuar nga zoti Paskal Milo, për të përgatitur rilindjen e premtuar të Akademisë. Askush nuk e di pse dështoi koncepti i përgatitur: nuk u bë mirë nga ky komision apo nuk i erdhi mbarë qeverisë Rama.
Më pas çështja iu bashkua komisionit hartues të ligjit për arsimin e lartë, i cili, në dy variantet e para, kishte shtojcën "dhe shkencën". Në versionin përfundimtar, kjo shtojcë u hoq dhe u zëvendësua me "dhe kërkimin shkencor në universitete", duke lënë jashtë fushës së veprimit Akademinë e Shkencave dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike. Askush nuk dha shpjegim ndonjëherë pse dhe si ndodhi kjo. Por menjëherë u krijua një komision i dytë, i kryesuar nga një zëvendësministër arsimi që do të hartonte një ligj të ri "për kërkimin shkencor jashtë universiteteve". Kështu, Shqipëria u bë vendi i parë në botë me dy ligje për kërkimin shkencor!
Në periudhën prej përfundimit të legjislaturës së fundme e këndej thuhet se një tjetër komision po punon për "ligjin tjetër" të shkencës. A është i njëjti me atë që kryesonte ai zëvendësministri apo jo, një Zot e di. Ama dihet mirë se në "intermezzo", ministri teknik Karabina i dha Qendrës së Studimeve Albanologjike statusin e një institucioni universitar, duke urdhëruar zgjedhjet, duke pranuar ndryshimin e emrit (në Akademia e Studimeve Albanologjike) dhe duke miratuar statutin e ri.
Pikërisht më 4 shtator, kryesisë së Akademisë së Shkencave i mbaroi mandati. Zgjatja e kohës së qendrimit në krye të institucionit nga kryetari e nënkryetari me të drejtë do të konsiderohej uzurpim. Formalisht kryesia e vjetër prej datës 5 shtator do të ishte e paligjshme. اudia mbi çuditë êshtë se thirrja për të shtyrë zgjedhjet drejtuar Kryeministrit ka ardhur prej një akademiku që ka qenë pjesë e komisioneve ligjhartuese dhe që me të drejtë ka këmbëngulur për të mos lejuar ndërhyrjen e qeverisë në autonominë akademike! Së paku në njërin rast nuk ka qenë i sinqertë, por demagog: ose kur betohej për autonomi akademike, ose kur padit publikisht Kryeministrin pse qeveria e tij nuk ndërhyn.
Paradokset shkojnë edhe më tej: ish-kryetari i Akademisë zoti Muzafer Korkuti i ka bërë të ditur shtypit prej shumë ditësh se kryesia e Akademisë i ka drejtuar një letër zyrtare Kryeministrit, ku i shpreh mirëkuptimin e saj për një zgjidhje administrative prej datës 5 shtator e pas, në pritje që "kryesia e re të dalë prej një situate të re", që do të krijohej me "ligjin e reformës", ligjin e ri për shkencën. Por Kryeministri as denjon t'i kthejë përgjigje institucionit. Në të kundërtën dialogon nga karakolli i fb me të vetmin akademik që kundërshton zgjedhjet, jo me ndonjë letër, por përmes shtypit, dhe kërcënon: Do t'ju nxjerr nga godina, asnjë qindarkë për ju!
Si është gjendja në Akademi sot? Krizë ligjore, sepse ligji i vjetër është vjetëruar edhe më, pas ndryshimeve në ligjin për kërkimin shkencor në universitete. Krizë statutore, sepse ligji i vjetër është kornizë shumë e ngushtë për të lejuar ndryshime. Po të mos zgjidhej një kryesi e re, qoftë dhe me probleme jetike, siç është, atëherë Akademia do të kalonte dhe në krizë përfaqësimi. Kjo do të thotë terminologjikisht të vetëshuhej. Këtë zgjidhje akademikët e refuzuan. Nuk u bë më e mira e mundshme, por e keqja më e madhe u ndalua. Por, e keqja më e madhe u tha nga vetë Kryeministri Edi Ramës: ju bëtë zgjedhje, unë ju zhbëj. Kjo sjellje totalitare nuk është parë e dëgjuar as nga S. Berisha, që është shquar për vendime revolucionare, disa prej të cilave i përmenda më herët në këtë shkrim.
Mirë, zoti Rama do ta çrrënjosë Akademinë nga buxheti. Por me kë do ta zëvendësojë anëtarësinë e saj në ALLEA (All European Academies); në UAI (Union Academique Internatinal) dhe në shumë organizata e nisma europiane e botërore, ku Shqipëria ushtron të drejtën e votës?
Kërcënimet prej cowboy-si të Edi Ramës do të lemerisnin në varre E. اabejn, A. Budën, P. Radovickën, M. Domin, po të kishin veshë të dëgjonin, sepse Akademia nuk është vetëm e 33 anëtarëve të Asamblesë së saj, por e 45 vjetëve akademizëm shqiptar. Dhe e bën këtë kërcënim Kryeministri ynë vetëm një muaj e ca larg 45-vjetorit të themelimit. Po të përdornim gjuhën e tij duhej të thoshim: ky është atentat i një demagogu ndaj shkencave të identitetit kombëtar. Po në emër të kujt e bën? Në emër të shkencave albanologjike apo në emër të integritetit e rolit të Akademisë së Shkencave?! Me keqardhje, por nuk mund ta them këtë!
Reformimi i Akdemisë së Shkencave duhej bërë, por qeveria nuk e bëri dhe as krijoi kushtet e mundësitë që akademikët e shkencëtarët ta vinin veten përballë kësaj sfide! Përkundrazi i pengoi.
Pra, asnjë krizë nuk e ka burimin brenda Akademisë. Të gjitha krizat kanë ardhur nga ndërhyrjet politike! Këtu duhet të nisë edhe zgjidhja e problemit! Mbyllja e Akademisë është më shumë se obskurantizëm!/360grad.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top