Rama me Fate Velajn te varri i Ushtarit të Panjohur në Londër

Lauri

Anunnak
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, vuri një kurorë te varri i Ushtarit të Panjohur në Abacinë Westminster (Westminster Abbey) në Londër. Varri i Ushtarit të Panjohur në Westminster Abbey është memoriali zyrtar britanik ku nderohen ushtarët e këtij vendi të vrarë apo të vdekur për shkaqe të tjera në luftra. Kryetarët e shteteve dhe qeverive që vizitojnë zyrtarisht Britaninë e Madhe vendosin një kurorë me lule në këtë varr, në një ceremoni zyrtare ku paraprakisht flet dekani i Abacisë së Westminsterit, që është kryetari i Chapitre (capitulum) të Abacisë. Pastaj kryetarët e shteteve dhe qeverive e marrin kurorën nga duart e dy ushtarakëve, të vendit të tyre, ose, sipas parapëlqimit, një ushtarak i vendit të tij dhe një ushtarak britanik.

ra.jpg

Për të parë një video me një ceremoni të tillë mjafton të shkruani në Youtube: US President Barack Obama lays memorial wreath at Westminster Abbey in rememberance of war dead”.
Në video do te shikoni se në ceremoni flet dekani (Dean) i Westminster Reverend John Hall, i cili hap ceremoninë. Obamës këtu ia jep kurorën një marins amerikan me shërbim në Ambasadën e SHBA në Londër dhe një ushtarak tjetër.
Kryeministri Edi Rama bëri gafën që të shkonte të vendoste një kurorë te ky memorial ndonëse nuk gjendej në Londër në një vizite zyrtare, kështu që nuk mund të kishte ceremoni zyrtare me fjalimin e dekanit dhe ushtarakë. Prandaj Kryeministri Rama bëri parodinë e një ceremonie zyrtare, duke marrë këshilltarin e tij për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane Fate Velaj, për t’ ia dhënë kurorën. Kështu Edi Rama dhe këshilltari i tij u sollën si dy kllounë në Westminster Abbey.
Fate Velaj ka postuar madje me mburrje edhe një status për këtë ceremony në 25 shkurt: “...nje vizite qe nuk do iki kurre nga mendja...mbas dialogut ne house of lords te british parliament vajtem ne te famshmen katedrale te westminster abbey ku prej 1066 kurorezohen mbreterit e anglise. pata fatin qe ne ceremonine zyrtare ti jap kryeministrit edi rama kuroren shteterore per ta vendosur te varri i ushtarit te panjohur”.
Fate Velaj duhet të pyesë veten se përse Edi Rama, ndonëse ka postuar shumë foto nga kjo vizitë, nuk ka postuar atë ku tregohet duke vënë kurorën te ky memorial. Arsyeja është se dikush i ka thënë Edi Ramës se ka bërë gabim, duke shkelur rregullat e ceremonisë.Edi Rama e vuri në vështirësi të madhe dekanin e Westminsterit, Reverend John Hall, se ai nuk mund të mos asistonte kur një kryetar qeverie i një vendi të huaj, do të vendoste një kurorë në memorial, por gjithashtu Reverend Hall nuk mund të vepronte si në ceremonitë zyrtare.
Nëse krahasoni ceremoninë ku vendos kurorën Presidenti Obama me surrogate-ceremoninë ku vendos kurorën Rama, do të shikoni se praktikisht Edi Rama dhe Fate Velaj janë vendosur në pozcionin e dy ushtarëve që mbajnë kurorën, dhe dekani Hall është në pozicionin që duhet të kishte Edi Rama në një ceremoni zyrtare në një rast të tillë, kur do të merrte kurorën nga duart e ushtarëve. Nga kjo anomali vjen dhe hutimi i madh që shfaqet në fytyrën e Reverend Hall. Kështu është krijuar skena e çuditshme ku ngjan sikur Reverend Hall është duke vendosur një kurorë në memorialin e Abacisë së tij, ndërsa Edi Rama dhe Fate Velaj i shërbejnë atij si shërbyes (meqënëse janë të veshur civilë nuk mund të merren si ushtarakë). Kjo fotografi megjithatë duhet të vendoset në albumin e kureshtive të Westminister Abbey.
Praktikisht Edi Rama vendosi një kurorë në memorialin e Westminster Abbey ashtu sic bëjnë qytetarët privatë që vizitojnë këtë vend. Por Edi Rama nuk është një qytetar privat, ai është Kryeministri i Shqipërisë dhe këtë gjë duhej ta bënte kur të ishte i ftuar në Londër për një vizitë zyrtare nga homologu i tij britanik.
Edi Rama dhe Fate Velaj kanë të drejtë të bëjnë kllounin si të duan dhe ku të duan. Por kur këtë e bëjnë nga pozita zyrtare, kjo prek dinjitetin e shtetit shqiptar, dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Unë mund ta imagjinoj se si kanë mbuluar sytë të turpëruar disa diplomat në PS, kur e kanë parë këtë skenë. Nëse pranë Edi Ramës do të ishte ndonjëri prej tyre, ai nuk do ta kishte bërë këtë marrëzi. Por ai ka zgjedhur të mbajë pranë Fate Velajn dhe të tjerë “Fate”. Turp më të madh se ai që bënë Edi Rama dhe Fate Velaj në Westminster Abbbey mund të kishte qenë vetëm që të kishin marrë gomarin që mbante dikur ndihmëselektricisti Fate në fshatrat e Vlorës, për t’ ia ngarkuar atij kurorën që do të vendosnin në Varrin e Ushtarit të Panjohur.
/Kastriot Myftaraj
 
Back
Top